Tentativa për grushtshtet në Kuvendin e Kosovës

Opinione

Tentativa për grushtshtet në Kuvendin e Kosovës

Nga: Shkruan: Nehat Hyseni Më: 1 tetor 2015 Në ora: 16:36

Tentativa për grushtshtet e opozitës në Parlamentin e Kosovës, nuk është ide origjinale e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe pasuesve ideologjikë të saj: AAK-së e Nismës.
Sepse, një skenar i tillë i bllokimit të organit më të lartë Ligjvënës, tanimë është parë dy dekada më parë në Serbi dhe para 4-5 vitesh në Parlamentin e Maqedoninsë.
Në të dy rastet opozita kishte uzurpuar foltoren dhe kishte bllokuar punën e parlamentit, por me intervenimin e Sigurimit të Parlamentit, opozita ishte rrahur dhe ishte detyruar ta zhbllokoj punën e Parliamentit, duke përfunduar pjesa më e madhe me lëndime të lehta e të rënda, në spital.

Pastaj, Parlamenti kishte vazhduar punës, sikurse nuk kishte ndodhur asgjë!

Edhe në Parlamentin e Shqipërisë kishte ndodhur, madje disa herë bllokimi i punës nga opozita, mirëpo Sigurimi i Kuvendit kishte kryer punën e vet, duke vendosur rregullin dhe qetësinë.

Ndërkaq, në Kuvendin e Kosovës aktualisht është duke ndodhur një non sens, me sjelljen e pashembulltë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tani është vënë në pozitën e krye komandantit dhe në vend që të krijoj kushte për vazhdimin e punës, ai çirret e bërtet sa mundet: "Sigurimi jashtë"!!!
Madje, duke e përsëritur disa herë dhe duke ia mundësuar kështu opozitës që ta gjuajnë sa të munden kryeministrin Mustafa me vezë, dhe rrjedhimisht, ta bllokojnë punën e Kuvendit.
Kështu, Kadri Veseli e ka promovuar vehten, në kushtet e heshtjes poshtruese të Presidentes Jahjaga, si shef i shtetit të Kosovës, në stilin e Luigjit të XIV : "L'état c'est moi"! (Shteti jam unë!).

Pra, aktualisht Kosova paraqet një mishmash dhe pshtjellim të turbulltë institucionesh, ku askush askend nuk e dëgjon poqese ndeshet me interesat personale apo grupore të pushtetmbajtësve aktualë.

Këtu Garda e shtetit dikur nuk e nderoi Komandantin Suprem të vetin dhe nuk i dha nderin Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës, meqë ashtu kishte vendosur një komandant, i cili tani nuk përton që atë ta përdorë për ceremoni dasmash!

Pra, Kosova është shtet privat, i kapur fuqishëm she tmerrësisht nga "çlirimtarët", të cilët nuk përtojnë ta shndërrojnë në një shtet afrikan, banditesk dhe kriminal, ku rregulli dhe Ligji nuk vlejnë.

Prandaj, Kosova aktualisht është duke shkuar kah shtetrrënimi dhe shtetshkatërrimi sikur ai i vitit 1997 në Shqipëri!

E gjithë kjo po ndodhë para syve tanë në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur"! Apetitet për pushtet dojnë ta rrëzojnë nga themeli këtë shtet të shkretë, në të cilin, sikur të hapeshin kufijtë, brenda një dite do të shpërnguleshin 90% e popullatës, të cilët kanë humbur çdo shpresë në shtetin që po e udhëhiqet nga "çlirimtarët" e "patriotët".
Kadri Veselit duhet përkujtuar se ai nuk është komandant, por është kryetar i Kuvendit.

Prandaj, ai duhet të sillet konform funksionit të kryetarit të Kuvendit dhe të drejtave, obligimeve dhe kompetencave që ka, që ta hedhë në votim për angazhimin e Sigurimit të Kuvendit dhe të veproj konform vendimit të shumicës. E kurrësesi të "komandoj" e të çirret si është më keq e për faqe të zezë në Kuvend!

Pra, puna e Kuvendit të Kosovës duhet zhbllokuar me mjetet dhe veprimet e domosdoshme ligjore, të parapara me Rregulloren për punën e Kuvendit dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Ky është obligim i Z. Veseli, si kryetar (e jo komandant) i Kuvendit të Kosovës.

Mos të harrojmë se Kosova nuk është shtet privat dhe pronë e askujt, por është e popullit të Kosovës dhe u çlirua nga Serbia falë luftës së popullit të saj dhe ndihmës së miqëve tanë mdërkomnëtarë, në krye me SHBA-në.
Prandaj, Kosova është një projekt edhe mdërkomnëtar, për një shtet modern, demokratik e të përparuar, i aftë që t'i luftoj me vendosmëri apetitet personale e grupore që e kompeometojnë dhe e kthejnë prapa.

Nuk mund të lejojmë që të fitojnë forcat dëshpruese të vijnë në pushtet me anë të Revolucionit të Vonuar Demokratik, pra nëpërmes dhunës, gjakderdhjes e shkatërrimit "në emër të popullit", duke rrënuar formën dhe rrugën demokratike të votës së lirë dhe vullnetit të lirë të popullit.

Duhet ta dijnë të gjithë se koha e revolucioneve e grushtshteteve ka kaluar.

E vetmja rrugë e drejtë është ajo e demokracisë parlamentare, e lirisë dhe përparimit dhe bashkëngjitjes familjes së demokracive të përparuara europiane e botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat