Dr.Rugova dhe rrefuzimi estetik

Opinione

Dr.Rugova dhe rrefuzimi estetik

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 tetor 2015 Në ora: 07:25

Rrespektin që kisha,kam dhe do të kem ndaj Dr.I Rugovës,nuk ma ka imponuar askush,prandaj edhe nuk mund të ma heç askush,ndonëse ka zëra korbash të sëmurë që më krrokasin.

Nuk ua vej veshin(nuk pjerdh për ta).

Dr.I.Rugova më ka mahnitur me qënrimin intelektual human,me rrefuzimin estetik si dhe me vizionin për të ardhmën.

Ai luftën nuk e trajtonte mjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kishte kaluar dyzet vite mbi libra,ku kishte thithur „nektarin“ e diturisë,të cilin do ta përdorë në praktikë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës.

Dr.Ibrahim Rugova çmonte shumë fjalën dhe bindjen.

Kur i kishte të dyja në homogjenitet,nuk mërzitej për aneksimet që ia bënin kundërshtarët.

Fjala dhe bindja i shërbenin si substrat për ta ndërtuar suverenitetin personal dhe në të lirinë e brendshme,të cilën do ta selisë edhe në shpirtin e masës,ku do të gjejë forcë e mbështetje për ta kurorëzuar fitorën.

Edhe kur gjendja nacionale ishte e acaruar,ai vendoste kodin e besimit në vlerat e përbashkëta dhe në qëllimin e lëvizjes.

„Ne po punojmë,me mjete të padhunshme,që bashkësia ndërkombëtare të bëhet e vetëdijshme për gjendjen tonë“.Vehbi Miftari,“Rugova“f.102.

Dr.I.Rugova ishte gjeniu i shekullit që çështjen e Kosovës e trajtonte si problem nacional,si pjesë të aspiratave të shqiptarëve dhe jo vetëm të qytetarëve të saj.-f.203,po aty.

Pavarësinë e Kosovës,me protektorat kalimtar,e kërkoi si zgjidhje kompromisi,por jo si zgjidhje fatlume.

Mos pranimi i strukturave të rezhimit okupues sërb dhe krijimi I organeve paralele është rrefuzimi estetik që i bëhet atij rezhimi okupues barabar.

Kjo është sfidë politike e një lufte me mjete paqësore që do të konkretizohet me rezultate.

Sukseset e Dr.Rugovës në mposhtjen e armikut me mjete paqësore duhet kërkuar në intelektualin politik,të cilin e patën vështirë që ta kuptojnë të tjerët.

E përmendëm se të Dr.Rugova luajnë rrol vendimtar bindja dhe fjala.

Çdoherë kërkonte:

-Kosova e pavarur,me një protektorat kalimtar ndërkombëtar dhe në miqësi të përhershme me miqët tanë:SHBA-të,NATO-n dhe BE-në.

Që këte e bëri si formulë të monitoruar dhe kurrë nuk e ndërroi e që këtu gjejnë zbatim fjala dhe bindja e tij,me çka bindi ndërkombëtarët që ta çlirojnë Kosovën nga okupimi barbar sërb.

Kur është fjala të lufta me mjete paqësore,që nga kundërshtarët kritikohej;

Rugova kishte edhe qëllimin human që të ruhet substrati kombëtar dhe që të ruhet subjekti njeri.

Nuk e parapëlqente fitorën e Pirros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat