Mesazhe OKB-së

Opinione

Mesazhe OKB-së

Nga: Shkruan: Prof Hyzri Salihu Më: 28 shtator 2015 Në ora: 23:47


Fakti që e përbënë strukturën politike vendimarrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York , diskutimet në nivele shtetërore dhe problematika që ekziston sot në botë me problemet e Migrimit , Varfërisë së skajshme, tensionet ushtarake , terrorizmi e shumë të tjera , kanë vënë në diskursin e tyre çështje për të cilat populli shqiptar domosdo është pjesë e këtij procesi global e njerëzor. Andaj duke e shikuar edhe vetë qasjen e saj ndaj problemeve të tilla , deri më sot përpjekja për ta ndryshuar apo fuqizuar me tema të tjera që e pasurojne dhe e ngrisin në nivel mbarëbotëror këtë mekanizëm , shpeshherë kanë munguar .

Në këtë cope letëre ndoshta të vjetër me mesazh të rid he vazhdimisht të përsëritshëm , i bëjmë thirrje OKB-së ,që të zbatojë të drejtat universale të Njeriut të garantuara dhe të nënshkruara nga shumica e shteteve demokratike të botës . Sepse pika qëndrore e gjithë lëvizjes dhe ndërveprimit social është vetë Njeriu si rregullues dhe trashëgues . Besojme fuqishëm se bota do të ketë paqë dhe siguri , kur këto të drejta të zbatohen në të gjithë botën pa marrë parasysh dallimet që na dallojnë, por një që na bashkon është arsyeja –ligji i përgjithshëm që do vlejë për të gjithë njerëzit , do të ishte ai që nuk i shuan ato që na dallojnë por do gjejë një emërues që na bashkon si gjini njerëzore . Atëherë paqja do të mbisundojë kur secili komb, t’i ketë të Drejtat e veta të garantuara, edhe kombi shqiptar duhet t’i ketë të drejtat e veta . Bëjmë thirrje që të zbatohet Neni 7 , i të drejtave të Njeriut .

Në trojet e shiperisë etnike të vendoset Simboli i paqës botërore sepse është Kombi që i ka dhënë shumë njerëzimit sidomos me ; ndërgjegjie , vuajtje , solidaritet njerëzore , sacrifice dhe me contribute për sigurinë botërore .

OKB- ja duhet të publikojë vizionin e paqës botërore, parimet universale njerëzore të njeriut vertikal universal , të drejtat e njeriut që dalin prej dinjitetit të personalitetit të Njeriut , janë të përputhura me ligjet e natyrës së krijuar nga Zoti . Njeriu është njeri vetëm atëherë nëse i realizon mundësitë e veta njerëzore në mënyrën njerëzore ,kreative që historikisht i krijoi .

Ndërgjegjia botnore edhe në ditët e sotme është peng i vlerave universale të të drejtave të Njeriut , ku kuptimi i tyre e sqarimi dhe jetësimi do të jetë një ralitet i pranuar nga të gjitha shtresat dhe mekanizmat njerëzore.

Ferizaj- Shqiperi Etnike 26 09 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat