Emin Sylë Zabica-ndezësi i kandilit

Opinione

Emin Sylë Zabica-ndezësi i kandilit

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 26 shtator 2015 Në ora: 22:29

U lind në Zarbicë më 1937,tetë vjet para se t`i vritej i ati,komandant Sylë Zarbica,i cili u vra në pabesi në Gjergjevc.
Për komandant,Sylë Zarbicën nuk u bë asgjë.Nuk iu ngrit përmendore,nuk u shenua as në rrugë dhe asnjë shesh me emrin e tij,ndërsa në lagjën time në Gjilan,Daedania II,disa rrugë janë emruar me emrin“Liman Staneci“,një kryeplak katuni,ndërsa luftëtari,Syl Zarbica është anashkaluar,çka deomos duhet të kthehet në kujtesën historike.
Syla la dy djem e një vajzë.Prej tyre jeton vetëm Emini që është në prag të 80-ve.
Shkollën e nisi në Zarbicë bashkë me moshatarët,por për nga zelli për mësim dallohej prej tyre.
Në Hogosht kreu gjimnazin e ulët,por që të vazhdojë më tutuje hasi në pengesa të shumëta,si nga baza materiale,e më tepër nga përndjekjet,sepse shikohej me sy kritik që djali i komandantit të PNDSH-së të ngjitet në shkallët e arsimit.
U kthye në Zarbicën e tij dhe vazhdoi jetën me bujqësi e blegtori,si bashkëfshatarët tjerë.
Shkollimin e ndërpreu,por leximin kurrë.
Lexonte çka i binte në dorë,por edhe të tjera tinëzisht.
Lajmet i ndëgjonte rregullisht deri vonë natën dhe nëpër shumë radiostacione.e më së shumti ato të“përtej gardhi“.
Për nga inteligjenca ecte shumë para tjerëve.
Si djalë i ri,frekuentoi shumë nëpër konaçe,oda ku në tubime
Ia shkrepte këngës,duke ia ndezur të gjithë fitilat kandilit.
Këndonte vetëm këngë të“buta“,të sevdasë dhe ndër më tëpreferuarat i kishte:“O kandil,kandil garipi“dhe „ Oj Xhemile zylyf me rrema“.,por nuk ishte ky krejt repertuari.
Një mbremje vonë kah po ktheheshin nga pazari i Vrajës,duke u lëshuar shpatinës kundruell shtëpive; t`ia thekë:“Oj XHemile….!
Shoqëruesi e paska pasë gruen Xhemile,prandaj i thotë:-
Mo baci Emin se po nien Xhemilja.
Këndonin aq bukur me të vëllanë-Feratin,sa që kush nuk mundte ta përziente zërin aty.
Sidomos kur befas ngritnin zërin për tri amplituda që kjo,jo vetëm ua ngjallte kurreshtjen gjithë të pranishmëve,por edhe i lëkundte të vdekurit ndër varre.
Po t`ishte inçizuar këngëtimi i tyre;Feriz e Sali Krasniqi do mbeteshin nën hije.
Në dimër të vitit 1971,pasi vizitova dy motrat,u ktheva për një kafe te Emini dhe kushërira ime Fahrija.
Një orë e gjysmë para mbramjes po due me ec për shtëpi,për shkak se të nesërmën kisha mësim me nxënësit.
Emini ngul këmbë që të rrij.Po puna në shkollë,o Emin.
-Hajt leje atë gajle e rahatou,se po më të gjetë noj bela;krejt paret t`i ha sudi,e ty të jetë vetëm munimi.
-Ku është Ferati?
-Asht kah pret dru për kaftor.
Thirre këha.
Erdh me një krah tru dhe e bubulloi kaftorin.
E të jemi ulë të tre sanxhak dhe t`ia kemi thekë këngës.Zëri im ngat tyre nuk bënte as sa një përrockë që bashkohet në lum.
Kur u dalldisëm mirë,ta hapi dritarën dhe ta shkrepi një karrikator.
Tash krisma e revolës dhe valët e zërit që shpërndaheshin përmes dritarës e derdheshin në muzgun e heshtur,kishin dhenë ultimatum te kojshit dhe vetëm kur t`ia behën.
Kur na panë vetëm tre vetë u habitën.Thanë:-Na kujtuem që u ba beti e mbush oda,kurse ju vetëm tre vetë.
-Emini:-O luma tre vetë po sa tridhjetë.
Ferati ka pesëmbëdhjetë vite që ka kaluar në amshim.
Emini përplitet me pleqërinë dhe shpesh e shikon pushkën e mbështetur në mur,por edhe e merr në dorë.Dhe i flet si fëmijës:
-Hë moj,një shoqen tënde e mbajti babai im në dorë gjatë gjithë jetës,por ai ia skuqte grykën,duke derdhur fyshekë e mëllef mbi armikun.
Që ditën që dual në mal për t`u pri luftëtarëve e deri në vdekje nuk u nda nga pushka,që shpesh i ngrihej në krah.
Kur bënte jetë kaçaku.
Komandant,Sylë Shaban Zarbicai rrinte mirë këngës dhe mbasi nuk kishte kohë për odë,ia thekte në natyrë,kur e përzinte armikun.
QËNDRIMI I DINJITETSHËM I EMIN SYLË ZARBICËS

Edhe në rrebeshet e sundimit t`egër komunist,gjet rrugën e mesit për t`ecur,pasiqë ishte në vrojtim të hyqmetit.
Djali I madh i tij,Syla “nuk rrinte rehat”,prandaj qysh nxënës i klasëve të para të gjimnazit,hyqmeti e “lënuri mire”dhe e paaftësoi për punë fizike.
Në kodrën e Kamenicës ku shkruante:-Rrnoft SHoku Tito,e prishte dhe shkruante:Rrnoftë Enver Hoxha! Dhe merrej edhe me aksione tjera të kësaj natyre.
Tash sa kohë jeton në Gjermani si rrefugjat,nën përkujdesjen sociale.
Në kohën e demokracisë,nuk u turr mbas “kulaçit“,por as nuk e thirri kush si pinjoll i komandantit të PNDSH-së,që luftoi deri në vdekje për bashkimin kombëtar.
As mediet elektronike nuk muerën mundin që t`ia falin disa minuta në formë interviste dhe që do t`ishte me interes shoqëror.Koha nuk pret,njerëzit poi kin e rrallohen dhe historinë po e marrin me vete.
Udhëheqësit dhe kryepartiakët e kanë borxh moral që ta vizitojnë këte pinjoll të luftëtarit të paepur,komandan Sylë Shaban Zarbicës,për bashkimin e trojeve shqiptare.
Në kohën e demokracisë nuk u ngul në asnjë parti,por të gjitha i trajtonte shqiptare dhe kërkonte që të bëjnë ujdi mes vete,kur janë në pyetje interesat kombëtare.
Pra nuk ishte me asnjë parti,por ishte me të gjitha.
Ditën që më arrestuan mua,e premte 24 mars 1974 edhe Eminit ia benë shtëpinë rrapitoll.
Emini ia dinte kajden musafirit që më shumë bënte me ta pjek ai një kafe ai,se dikush me ta pre një dash.
Tash jeton në një shtëpi të vogël dy dhomëshe në Gjilan,por është e udhës që shteti të kujdeset për t`ia siguruar një banesë shoqërore ,së pakut tri dhomëshe e gjysmë.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat