Kush Kosovën e bënë ferr, e rrethuar me drita jeton në terr

Opinione

Kush Kosovën e bënë ferr, e rrethuar me drita jeton në terr

Nga: Dedë Preqi Më: 4 shtator 2015 Në ora: 09:52

Në cilin shekull jetojmë, në atë të gurit, apo të bungut, në kohën e qarrit, apo të shqiptarit, tri të parët e kan kaluar kohën e vet, ndërsa ky i fundit po e vërteton se nuk ka shkuar shumë largë. Pse Kosova dhe qytetarët e saj ballafaqohen me mungesën e energjisë elektrike, apo gjitha këto janë lojra të qeverisë dhe politikës së brishtë të saj, e cila po e zgjeron përditë e më shumë shiritin e ankesave të qytetarëve të vet, edhe atëherë kur bëhët fjalë për energjinë elektrike të vendit, pa të cilën nuk ka dritë dhe prodhim pa burimin e saj.

Pak, apo shumë nga një shpërfillje e tillë me energjinë elektrike, vuajnë qytetarët e Kosovës pa nevojë, të cilët nuk mund të kuptojnë se ç’po ndodhë në këtë vend, duke pasur parasysh të ardhmën e tyre të cunguar dhe të gjymtuar nga mungesat më elementare të jetës. Prandaj, duke u nisur në çështjen e nergjisë elektrike nuk kërkohet të bëhën shumë plane, apo të marrim shumë rrugë, por ta zgjedhim rrugën më të shkurtër, e cila do të arrijë cakun e duhur.

Qytetari, i cili i ka besuar politikës së vendit, sot mund të jetë i zhgënjyer dhe i dëshpruar, sepse ballafaqimet e tyre me situatat e ndryshme të jetës, janë herë-herë të pa tejkalueshme. Kjo pikëpamje mbështetet në shumë faktor, që e bëjnë qytetarin të pa shpresë dhe të pa përspektivë. Atëherë, pse Qeveria e Kosovës, po vonohet në realizimin e një Termocentrali të ri, i cili edhe nëse kushton shumë shtrenjtë, do t’ia vlenë më shumë në krahasim me shpenzimet e përditshme, duke i riparuar teknikat e vjetruara të Termocentraleve të mëhershme.

Dhe pikërisht në këtë kontekst duhet të dalin edhe fshehtësitë e pazarëllëqët politike, që një pjesë e distribucionit të KEK-ut, i shitët një kompanie tjetër, të quajtur KEDS, i cili fatkeqësisht e përkeqësojë gjendjen edhe më shumë. Prandaj, nga goja e qytetarit nuk dëgjojmë tjetër, vetëm sharje e mallkime, kur kohë e pa kohë ndalen dritat dhe energjia elektrike, natën, ditën dhe pa paralejmërime, duke ditur se nga frigoriferët e tyre të gjymtuar prishet edhe ajo pjesë e ushqimit të mbetur, të shqetësuar se mund edhe të helmohen nga ndërprejet e tilla.

Për ta luftuar terrin e sotëm në Kosovë, nuk nevoitet top as pushkë, vetëm pak seriozitet dhe punë e ndershme, por rrënjët e këtij fenomeni dhe shumë fenomenëve tjera negative duhet ti kërkojmë aty ku buron korrupsioni, apo te kupola e saj, që ka zënë konak që moti në ballë të qeverisë së Kosovës. Natyrisht se e kaluara ishte shumë e hidhur, por çfarë po sjellë e nesërmja, e cila fare pak dallon nga e kaluara, kur këtë ndjenjë të pakëndshme e përjeton shpirti i këtij populli.

Sot, të mos keshë dritë elektrike dhe energji të mjaftueshme në një vend dhe poezitë gjeografike sikur e ka Kosova, është diçka apsurde dhe e nxitë ndjenjën e mjerimit dhe të dëshprimit, duke pasë parasysh, se ky vend i ka resurset dhe lëndën e vet në tokat e veta, përmes së cilës mund të prodhojë energji të mjaftueshme, ndoshta edhe për rajonin.

Mungesa e energjisë së mjaftueshme në Kosovë, qindra biznese i ka humbur, përveq biznesëve tjera që janë të kyqura në këtë vend, që përballën përditë me mungesën e saj, njëherazi dhe shumë biznese tjera dëmtohen, sidomos fabrikat që prodhojnë lëndë të lëngëta, kur rryma ndërprehet pa paralajmërim.

Populli kërkon liri, kërkon bukë, kërkon ujë të pijshëm, kërkon punë, kërkon shkollim, kërkon shëndetësi, kërkon energji, kërkon ligje dhe drejtësi, kërkon siguri, të gjitha këto janë kërkesa të popullit të Kosovës, të cilat i meriton si çdo popull i lirë i botës demokratike dhe që të gjitha i ka me „grat“, e herë, herë i ka vetëm sa për të mbijetuar, atëherë ky popull ku duhet të drejtohet dhe të ankohet, apo çfarë të ndërmerr si mjet për zgjidhjen e problemeve të veta.

Edhe pse Qeveria nuk mundet ti rrafshojë të gjitha, sepse krizat janë të ndieshme pothuaj se në gjitha vendet e botës, por duket se në të shumtën e rastëve, Qeveria dhe pushtetarët e saj, gjejnë arsytime të pa arsyeshme, duke i mos pranuar kritikat dhe mospajtimet e popullit, sikur është rasti konkret i energjisë elektrike, me ç’rast problemet me KEK-un, kanë filluar disa vite më herët dhe pastaj me kompanin KEDS, është përkeqësuar edhe më shumë.

Qytetarët ballafaqohen edhe me fatura të shtrenjta edhe me mungesë të përditshme të energjisë elektrike. Prandaj, një çështje e tillë do zgjidhje të shpejtë dhe të përhershme, sepse kjo ndjejnë, në të vërtetë është e padurueshme, e pa arsyeshme dhe e pa kuptueshme, kur në fakt është diçka e arritshme dhe e mundshme, që një problem aq serioz të zgjidhet dhe të qartësohet sa më parë.

Pse ta quajmë vetëvetën „Kosova terr“, apo ferr, kur mund ta quajmë „Kosova dritë“, sepse e meriton këtë epitet, por, e tërë kjo nxjerrë në shesh shumë fenomene, të cilat ia kanë zënë frymën dhe ia kanë zënë pamjen shtetit të ri të Kosovës. Duke filluar nga mos përkushtimi dhe serioziteti i Institucioneve përkatëse në gjitha fushat dhe pa përgjegjësia e tyre në kryerjen e detyrave, korrupsioni dhe krimi i organizuar, pazarllëqët me tendera, rritja e papunësisë, administrimi jo adekuat dhe jo profesional nga njerëzit jo të pendës, si edhe shumë e shumë gjëra tjera, që shtetin e ri të Kosovës, e kanë kapluar dhe mbuluar me një vnash të patejdukshëm, duke ia zënë frymën, diellin dhe dritën e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat