Rinjohje e serishme pas 30 vjete e me shume, e ish-te burgosurve (a)politik te Idrizoves

Opinione

Rinjohje e serishme pas 30 vjete e me shume, e ish-te burgosurve (a)politik te Idrizoves

Nga: Shkruan : HALIT NAXHAKU, OHER/WALENSTADT, më 29.08.2015 Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:08

Kishin kaluar 30 vjetë e më shumë derisa njërit nga shokët që kishim kaluar, nga 1,2, 3 -5 e me shumë se një dekadë burgë së bashku, në ferrin e Idrizovës Naser Krasniqi jurist i dipl., nga Bardhi i Vogel, vendbanim ky vetëm dy km. nga Aeroporti « Adem Jashari » i Prishtinës, që të merr një iniciativë të rrallë UNIKAT që askujt deri më tani si ka rënë ndër mend. TAKIM ( A)POLITIK! me ish-të burgosurit politik që kanë kaluar nëpër burgun e Idrizovës.
Naseri cdo herë është dalluar për iniciativa të ndryshme e të shumëllojshme, por kjo e 5 gushtit mund të thuhet se ua kalon të gjithave dhe lirisht mundë të quhet historike, si për nga përmbajtja poashtu edhe nga pjesëmarrja e një rëndësie të vecantë.
Naser Krasniqi ishte munduar me përkushtim dhe përkujdesje maksimale, të gjenë të gjitha adresat dhe ti fton mbi 90% të ish-burgosurit politik të IDRIZOVES. Po prej këtyre 90% po aq i ishin përgjigjur thirrjes si nga Kosova, Maqedonia, Shqiperia, Mali i Zi,. madje dikushi edhe nga shtetet e Perëndimit, Zvicër, Gjermani e nga Amerika e largët, enkas për këtë takim. Mirëpritja dhe radhitja e uljes nëpër vende u bë sipas traditave. Aty ishin edhe mysafirët e nderuar, veprimtaret e dalluar si : Daut Demaku, Mejdi Asllani, Mixha i Naserit Ademi, familjari Doc. Dr.Sci. Dr Med. Imer Hajdari, imami i fshatit, rinia dhe të moshuarit, grupi muzikor, etj. etj.
Ashtu edhe si arrishin grupet nga vende të ndryshme. Priteshin dhe përcilleshin deri te vendi ku duhej e uleshin. Aty filluan emocionet. Disa nuk ishin takuar e sishin parë me shumë se 25, 30, 35 vjetë e më shumë. Dikushi kishte ndejtur 1, 2, 5 apo më shumë vjetë bashkë. Kishin ndarë ato pak të mira dhe ato shumë të këqia bashkë, por kur qëndroshim njëri përballë tjetrit nuk njiheshim mëse gjysma. Kur citoshim emrin mbiemrin kapeshim fortë për qafe përqafoheshim e shtrëngonim njëri tjetrin , dhe lotët sikur nuk ishin dilshin dhe pikoshin vetë rrëke në tokë. Kishim pësuar ndryshime të mëdha. Të gjithë ishim plakur dhe emruesin e përbashkët e kishim «Floket e rëna » ose të gjithë të zbardhura, ishim deformuar, trashur, rrudhur… Edhe ata shumë të rinjë asokohe, që rriten nëpër burgje ishin vjetëruar. Kjo i gjasonte një tragji-komedie të vërtetë në shekullin e XXI-një… !!! Pothuaj se burgu i hapet kishte vazhduar deri në ditët e sodit!
Ne që ishim më pranë u konsultuam me të zotin e shtëpisë dhe erdhëm në përfundim se sërish kemi nevojë të rinjihemi nga e para. Pasi u dëshiroi mirëseardhje Naser Krasniqi, u morëm veshtë që të gjithë të prezentohemi shkurtimisht. Në mënyrë kronologjike, telegrafike 5,7 deri më 10 minuta foli cdokushi. Ate mbremje të gjithë falëndruan Naserin dhe familjen e tij, folen në vetën e parë. Cdo njëri më mirë se tjetri. Ajo që binte në sy ishte se të gjithë gati ishin bërë kuadro, dy tri persona politikaj, sdi se si e ndieshin vehtën në mesin tonë! e shumica e të tjerëve e kishin mbrojtur pastërtinë e fytyrës, që fundi tua zbukuronë veprën. Uroj që deri në fundë pacin faqen e bardh si deri më tash !
Fjala iu dha gjithsecilit. Të gjithë treguan për kontributin kombëtarë. Në mes kishte edhe veteran si: Mejdi Asllani-Plaku I Mshirit, Halit Naxhaku, nga Ohri etj.
Bindja e përgjithshme edhe pse marrëveshja ishte që atë mbrëmje të gjithë të jemi APOLITIK, mbretëronte bindja se akoma e tërë puna madhore kombëtare nuk është zgjedhur. Apo sic deklaroi plaku i Mshirit baci Mejdi Asllani se unë nuk kam qënë në burgun e Idrizovës por kamë qënë atje ku e ka kërkuar nevoja në male-pjesëmarrës i tre luftrave, atje ku më mirë një pushkë në mal se njëqind zeëra në parlament. Mixha i Naserit potencoi se: Kulmin ne shqiptarët akoma nuk ia kemi qitur-vënduar shtëpisë. Halit Naxhaku tha : Nese dikur thonim se fea e shqiptarit është shqiptaria sotë duhet ta shëndrrojmë në atë se Partit politike të shqiptarëve është duhet të jetë vetëm shqiptaria. Të gjithë falenderuan Naserin, të gjithë ishin për Bashkimin Kombëtarë, ashtu për cka kishim qënë para tre DEKADASH.
Shpëtim Pollozhani, njëherit edhe kryetar i të burgosurve politik në Maqedoni, vu në dukje se të gjithëve ish-të burgosurve politik nëpër shtete të ndryshme në ish-sistemet komuniste u është kompenzuar burgu, nderkaq vetëm ish-të burgosuve politik shqiptar në IRJM-së, JO! E vetë maqedonasve PO!... Kjo falë politikanëve shqiptarë që participojnë në pushtet si dhe ato në opozitë!...
Fjalën e mori edhe imami, i cili me fjalë të zgjedhura lidhi fetaren me kombetaren si mishi me thuan duke i dhenë përparesi kombëtares, me thënjen e njohur se pa fe ska atdhe!
Më në fund fjalën e mori shkrimtari dhe njëri ndër njerëzit të mendimit pozitv në Kosovë e më gjërë zot. Daut Demaku, i cili ndër shumë shembuj, vecojmë njërin: Nëse i ke të gjithë materialet për të bërë shtëpi apo ndërtes, gur, tulla, gërqele, rënë, hekur,… a bëhet shtëpia apo ndërtesa, JO u përgjegj, nëse i ke të gjitha dhe mungon vetëm cëmentoja shtëpia nuk bëhet . Unë tha ai edhe pse i moshuar, jam në disponimin tuaj për 24 orë.Vetëm ma bëni një zë. Përshtypje më e madhe i la Dr. Ymer Hajdari, i cili për ckak të moshës, studimeve dhe profesionit nuk i ishte dhënë mundësia dhe rasti më parë të rrie me kësi burrash. Ai ndërhyri disa herë dhe nga kureshtja gjenë burgun famëkeq të Idrizovës në internet, ku edhe sot e kësaj dite është i stërbushur me të burgosur politik, për vepra të montuara pa fakte dhe argumente.
Filloi mikëpritja sikur me u bë dasëm e madhe apo një gëzim familjarë. Kjo ishte për ne të gjithë dasma më e madhe. Naseri me familjen ishin kujdesur që në cdo tavolinë të ket nga një kokë vici, qinxhi, pije nga më të dryshmet. Bile edhe verë të prodhuar nga vetë ish- i burgosuri Sh. Pollozhani, si prodhues i vetëm shqiptarë në IRJM-së.
Mbremja vazhdoi me këngë nga grupi i rapsodëve, ku u kërkuan kenget: O moj Shqipëri mos thuaj mbarova, se djemt e tu akoma janë gjall, Z. Selmani e të tjera.
U shpërndam me përqafime të forta, sepse ish-të burgosurit e Idrizovës kanë qënë më së miri të organizuar nga cdo burg tjetër në ish- Jugosllavi. Sa për ilustrim edhe pse ishte e ndaluar te rrimë më shumë se tre persona, ne rrishim edhe nga 86 dhe bëheshim një rreth para oborrit të burgut. Faleminderojmë edhe një herë Naserin dhe familjen e tij dhe dëshirojmë që kjo të bëhet tradicionale e të mbahet për cdo vjete, e ta vazhdojnë edhe shokët dhe shoqet e burgjeve tjera, sa jemi gjallë, e pse jo të caktohet një datë dhe të shënohet e të tubohen të gjithë ish të dënuarit politik në ish-Jugosllavi. Në mesin tonë mungoshin për një apo një arsye tjetër, për shkak se janë largë dhe nuk ua mundësonte koha dhe puna. Definitivisht nuk mirrshin pjese; Gafurr Loku nga Tetova-Kacaniku, Xhemil Islami nga Gostivari, Gezim Kaleci nga Veleshta e Struges, Petrit Bomova nga Dibra, Zaim Beqiri nga Shipkovica e Tetoves, Dr. Fadil Sulejmani nga Tetova etj etj. Që nuk janë më në mesin tonë. U qoftë e lehtë dheu i Kosovës nënë dhe i trojeve shqiptare.
Në fund u apelua që të gjithë shqiptarët të bashkohen e ti lënë inatet, partit, interesat e ngushta dhe mbi te gjitha ta vëndojnë interesin kombëtar dhe vetem kombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat