Heu Dul,eu!

Opinione

Heu Dul,eu!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 22:09

Bani vaki edhe kjo ikje

Heu Dul! Heu!

E paske pre vallën në mes..

Nuk e patëm kështu,

As një grusht dhe nuk ta hudha,

Borxhi im..

Një pjesë të rinisë e kaluem me këngë e valle.

Për skamje nuk ia dijshim.

Ngopeshim me bukë kallamoqe e tavë pasuli.

Jetën e kishi përpara që na kripte me gëzim.

Tash,kush,edhe ndoj ditë, më shoqëron

Në vallën e tapallëve të krisur?!

Ndjehem i lis i vetmuar,që vështirë të përballem me erërat.

Një rrojtje bujare për një amshim parajsor

Pusho i qetë aty

Ne e bartim gurin e varrit.

(01.09.015,hb.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat