Bijë së akademik Mark Krasniqit

Opinione

Bijë së akademik Mark Krasniqit

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 31 gusht 2015 Në ora: 07:06

Enderuara Drita Krasniqi,në pamundësi që në këto momente pikëllimit të jem bashkë me ju e të tjerë në ceremonialin mortor

Po ua përcjell këte mesazh ngushëllimi:

Ju lutem pranoni familjarisht ngushëllimet e mia dhe të familjes sime!

Perëndia qoftë me ju dhe ju qoftë dhimbje e përballueshme!

Ju zonjë keni pasë privilegjin dhe fatin të jeni bija e njeriut të madh,dijetarit e urtakut,njeriut shumëdimezional,çka besoj se do të ju shërbejë për krenari,mburrje dhe përballim të mërzisë.

I ndjeri,akademik Mark krasniqi ishte njeri me të gjitha atributet pozitive,pa asnjë të metë.

Prandaj botën që e rrethonte e kishte shndërruar në miqësi,e që në këte aspekt është i pakrahasueshëm,ndërsa për ju ky argument ua forcon bindjen e krenarisë dhe të stoicizmit.

Babai i juaj arsimoi breza të tërë e që nga të gjithë përkujtohet me rrespekt të thellë.

Ndihmoi në lindjen e forcimin e demokracisë dhe formimin e shtetit të Kosovës.Ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Dr.Ibrahim Rugovës dhe akademik Femi Aganit.

Bilem,në saje të urtësisë që posedonte,Dr. Rugova nëpër delegacione jashtë shtetit,nuk ulej vetë,por te „përdja“ në vend të parë e ulte të shumë nderuarin,akademik Mark Krasniqin.

Edhe kjo mund të shërbejë si dëshmi për dinjiteteti e akademikut në fjalë.

Akademik Mark Krasniqi nuk u mbyll në kornizën e familjes apo të mëhallës,por u bë ndershmërisht i përgjithshëm.Prandaj u takoj të gjithëve,e donin të gjithë dhe u bë e mbeti i të gjithëve.

Prandaj tash u dhimbet të gjithëve,në nivel kombëtar.

Ishte ndihma e pakursyer e kombit,prandaj tash është zi kombëtare.

Nuk po hy në studimet e shumta në interes të shkencës demografike e gjeografike dhe as në ato letrare,çka po më dhimbëset fort ta kapërcej në heshtje“Postën e Porasitun“.

Ishte i tëri i gatuar nga brumi atdhetar dhe kishte synim të patundur Bashkimin Kombëtar,të cilin e potencoi deri në frymën e fundit,kur edhe u nda nga Vepra:Mos e harroni kurrë Bashkimin Kombëtar dhe pasi la këte(amanet)-testament,si i lehtësuar shpirtërisht,mbylli sytë dhe kaloi në amshëm.

Sonja Krasniqi,të gjitha bëmat e akademik Mark Krasni janë një shtysë e fortë që të jeni e qëndrueshme dhe krenare.

Me veprimtarinë politike,shkencore e sociopolitike,(Pajtimit të gjaqeve) të akademik Mark Krasniqit,krenohem unë,krenoheni ju dhe krenohet mbarë populli shqiptarë.

Një veprim tjetër shumë i guximshëm I tij është frustrimi I dogmave fetare,kur porasit burrërisht që të varroset pa ceremoni fetare:-Unë jam shqiptar,thotë.

Këtu bashkohem me mendimin e shkencëtarit,Mark Krasniqi.Edhe unë pranoj vetëm fenë:SHQIPTAR.

Këte e kam konfirmuar në disa shkrime të mija dhe prapë qëndroj pranë tyre.

Edhe një herë zonja Drita,ju lutem pranoni ngushëmit e mia ju dhe mbarë kombi shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat