Myslimanët duhet të luftojnë kancerin ekstremist

Opinione

Myslimanët duhet të luftojnë kancerin ekstremist

Nga: Fethullah Gulen Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:06

Ndërsa grupi që e quan veten si “Shteti Islamik”, i njohur si ISIS, vazhdon të shkaktojë masakra në Lindje të Mesme, myslimanët duhet të konfrontojnë ideologjinë totalitare që e nxitë atë dhe grupet tjera terroriste. Secili akt terrorist që kryhet në emër të Islamit, thellësisht prek të gjithë myslimanët, duke armiqësuar ata me qytetarët tjerë dhe duke thelluar keqinterpretimet rreth karakterit të besimit të tyre.

Nuk është e drejtë për të fajësuar Islamin për mizoritë e radikalëve të dhunshëm. Por, kur terroristët pretendojnë veshjen myslimane, atëherë ata e mbajnë këtë identitet, nëse edhe vetëm formalisht. Kështu anëtarët e këtij besimi duhet të bëjnë çdo gjë që të jetë e mundur për të parandaluar këtë kancer nga përhapja në komunitetet tona. Nëse ne nuk bëjmë, ne do të jemi pjesërisht përgjegjës për imazhin e njollosur të besimit tonë. Së pari ne duhet të denoncojmë dhunën dhe të mos biem pre e viktimizimit. Duke përjetuar shtypjen, nuk është justifikim për të shkaktuar atë apo për dështim për të dënuar terrorizmin. Se terroristët po bëjnë mëkate të rënda në emër të Islamit nuk është thjesht mendimi im; është përfundim i pashmangshëm i leximit të ndershëm të burimeve kryesore: Kurani dhe shpjegimet e jetës së Profetit Muhamed. Parimet bazë të këtyre burimeve – që janë pasuar gjatë shekujve nga dijetarët që e kanë përkushtuar veten për të studiuar thëniet dhe praktikat e Profetit , dhe me "qëllimin e autorit " në Librin e Shenjtë, largon cilindo pretendim që terroristët e bëjnë përmes justifikimeve fetare. Së dyti , është e rëndësishme për të promovuar një kuptim tërësor të Islamit, pasi fleksibiliteti për të akomoduar prejardhjet e ndryshme të pasuesve të tij, nganjëherë mund të abuzohet. Megjithatë, etikat kryesore të Islamit, nuk janë lënë për t’u interpretuar. Një parim i tillë është se duke marrë jetën e një të pafajshmi të vetëm, është një krim kundër gjithë njerëzimin (Kur'an 05:32). Edhe në një akt të mbrojtjes në luftë, dhuna ndaj çfarëdo jo luftëtari, veçanërisht gratë, fëmijët dhe të klerikët, është veçanërisht e ndaluar nga mësimet e Profetit.

Ne duhet të demonstrojmë këto vlera duke treguar solidaritet me njerëzit që kërkojnë paqe përreth botës. Duke marrë parasysh natyrën e psikologjisë njerëzore dhe dinamikës së lajmit, është e qartë se zërat kryesor kanë më pak gjasa për të qenë kryelajm, se sa që kanë ekstremistët. Por në vend të fajësimit të medieve, ne duhet të gjejmë mënyra inovative për të siguruar që zërat tonë të dëgjohen. E treta, myslimanët publikisht duhet të promovojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin, jetën dhe lirinë. Këto janë vlerat më bazike të Islamit dhe asnjë individ, apo ndonjë lider politik apo fetar, ka autoritet për t’i larguar ato. Duke jetuar esencën e besimit tonë, nënkupton respektimin e diversitetit kulturor, social, fetar dhe politik. Perëndia identifikon të mësuarit nga njëri tek tjetri, si qëllim kryesor i diversitetit (Kurani 49:13). Duke respektuar secilën qenie njerëzore si një krijesë të Zotit (17:70), respektohet vetë Zoti. E katërta, myslimanët duhet të sigurojnë mundësi edukuese për secilin anëtar të komuniteteve të tyre, ku studimi i shkencës, humanizmit dhe artit, është ngulitur në një kulturë të respektit për secilën qenie njerëzore. Qeveritë në botën myslimane, duhet të dizajnojnë programe mësimore, të cilat ushqejnë vlerat demokratike. Shoqëria civile ka rolin e promovimit të respektit dhe pranimit. Kjo është arsyeja që pjesëmarrësit e lëvizjes ‘Hizmet’, kanë ngritur mbi 1000 shkolla, duke mbështetur qendra dhe institucione të dialogut në më shumë se 150 shtete. E pesta, duke siguruar edukim fetar për myslimanët, është jetike për t’ua mohuar ekstremistëve një mjet të cilin ata e përdorin për të përhapur ideologjitë e tyre. Kur liria fetare mohohet, siç ka ndodhur me dekada në pjesë të botës myslimane, besimi rritet në hije, duke e lënë të interpretohet nga figura të pakualifikuara dhe radikale. Dhe e fundit, është e domosdoshme që myslimanët të mbështesin të drejtat e barabarta për femra dhe meshkuj. Femrave duhet t’u jepet mundësia dhe të jenë të lira nga presionet sociale të cilat e mohojnë barazinë e tyre. Myslimanët kanë një shembull të shkëlqyeshëm tek bashkëshortja e Profetit Muhamed, Ajsha, një dijetare me edukim të lartë, mësuese dhe lidere prominente e komunitetit në atë kohë. Terrorizmi është një problem i gjerë, prandaj zgjidhja duhet të adresohet nga shtresat politike, ekonomike, sociale dhe fetare. Qasjet që reduktojnë problemin në vetëm fetar, bëjnë kundër shërbim, duke shtuar rrezikun në mbarë botën. Komuniteti ndërkombëtarë do të bënte mirë të kuptojë se myslimanët në rend të parë janë viktima të terrorizmit, me kuptim të plotë të fjalës dhe simbolikisht dhe ata mund të ndihmojnë për të margjinalizuar terroristët dhe për të penguar rekrutimet. Kjo është arsyeja pse qeveritë duhet të shmangin deklaratat dhe aksionet të cilat rezultojnë në armiqësimin e myslimanëve. Ekstremizmi i dhunshëm, nuk ka religjion; gjithmonë do të ketë njerëz të cilët manipulojnë tekstet fetare. Sikurse që të krishterët nuk e mbështesin djegien e Kuranit apo aksionet e klanit ‘Ku Klux Klan’, dhe budistët nuk i mbështesin krimet kundër myslimanëve Rohingya, Muslims, edhe myslimanët në përgjithësi nuk e mbështesin dhunën. Myslimanët historikisht kanë kontribuar shumë në lulëzimin e civilizimit njerëzor. Kontributet tona më të mëdha janë bërë në periudhat kur besimi ka ushqyer respektin e ndërsjellë, lirinë dhe drejtësinë. Mund të jetë jashtëzakonisht vështirë për të rivendosur imazhin e përlyer të Islamit, por myslimanët mund të jenë fener i paqes dhe qetësisë në shoqëritë e tyre.

Z. Gulen është një dijetar islam dhe themelues i lëvizjes civilo-shoqërore “Hizmet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat