Isa Mustafa është kryetar I LDK-së dhe Kryeminstër i Kosovës

Opinione

Isa Mustafa është kryetar I LDK-së dhe Kryeminstër i Kosovës

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:58

Shumë mire që Isa nuk po mundohet ta kopjoi Ibrahim Rugovën, se as nuk e ka kaqikun, por as nuk duhet, përkundrazi është mire që Z. Mustafa është vetja si kryetar I LDK-së e edhe si Kryeminstër, dhe nuk po duron të paduruarën!
Sa ishte gjallë Presidenti Rugova, jo vetëm LDK ja por thuaja I gjithë populli ishte miqësuar me urtësin ndërjmet vetes, si sukses për një ruajtje të unitetit dhe vetëdijësimit për shtet e pavarësi. Presidenti Rugova vet rrezatonte mirësin, forcën intelektuale, durimin dhe mos marrjën me ata që e shanin dhe e quanin edhe tradhëtar, për gjitha këto ka mirëkuptim ngase ai vërtet ishte vet madhështia e vurjës së bazave shtetit të pavarur të Kosovës, duke afruar miqë aleatët më të forte në botë….Mjerisht edhe aso kohe , e sidomos pas luftës kundërshtarët politikë vazhdonin me linçimin e figurave dhe aktivistëve atdhetar e atdhetare të LDK-së, mjerishte pati edhe kërcnime e deri edhe vrasje të shumë figurave eminente të LDK-së, por ende të pazbuluara se kush ishin vrasësit dhe urdhërdhënësit! Tani të kaloi në te këto vitete pas Rugovës.
Skena politike edhe pas vdekjës së Rugovës mbeti ende e tensionuar, kundërshtitë dhe etiketimet me udbasha e titista vazhduan kundër LDK istëve, nga SHIK u, PDK ja, disa nga AAK ja dhe sidomos me vrazhdësi nga sateliti I LPK së organizata revolucionare me emnin VV je. Në kohën e Presidentit Sejdiu ishte njejtë, shahej Rugova, Agani, E. Maloku, A. Krasniqi, T Zemaj e plotë të tjerë edhe pse të vrarë në rrethana të pasqaruara. Aso kohe Z. Sejdiu mundohej të bëhej , ose ta kopjonte President Rugovën, kinse me urtësi e me fjalime me orë të tëra pa asnjë kuptim, e kështu disi duhej të silleshin edhe vet politikajt e tjerë të LDK-së, par mos me e kthye të sharën me të share, gurin me guri dhe patligjonin me patligjon ashtu edhe etiketimin me etiketim…
Po ja që kohëve të fundit pasi erdhi në krye të LDK së Z. Isa Mustafa, tani më kryeminstër, disi edhe fjalori ka ndryshue, apo thënë ndryshe tani më Isa po përgjigjet ashtu sip o e kërkojnë të tjerët. Në dukje të pare mund të themi se nuk është gjuhë që do duhej ta përdorte një Akademik, pra një kryeminstër, por duke ditur se si funkcionon politika në Ballkan e sidomos te ne shqiptarët, për mendimin tim nuk befasohem, ngase edhe Isa po e thotë atë që ata që po e etiketojnë dhe sulmojne kudo e meritojnë. Nëse kemi parasysh përplasjet edhe në Kuvend e kudo në media të politikajve shqiptarë në Shqipëri, e edhe në shtete të tjera sidomos në regjion, Isa Mustafa po detyrohet që të ketë në përdorim fjalorin që e meritojnë disa kundërshtar politikë. Isa e ka quajtur Hashimin para dy vitesh zagar, me zagaret e tij të Shikut, Isa e ka quajt edhe Rambon zagar të Hashimit që ishte dikur, dhe tani Isa detyrohet që edhe Albinit tia kthej me të njejtën gjuhë që Albinat I thojnë për Isen dhe familjen e Ises. Mundet të tingëlloj kjo që shkruaj si një avokati e imja për Isa Mustafen, por e them jo nuk luaj avokat, por une po e pelqei kominikim që e bënë Isa në këtë koloritë politike të Kosovës, ngase po e shajnë edhe em familje, po e quajnë Putin, udbash, Rrahman Morinë e çka jo tjetër, andaj pse most ë reagoi Isa me të njejtin vokabular. Te e fundit LDK ja nuk e ka ma në krye Ibrahim Rugovën, ajo periudhë nuk përseritet, pro as nuk duhet Isa ta kopjoi Rugovën sikur Fatmiri se nuk e ha pazari, por Isa dhe LDK ja duhet të jenë më trima, dhe most a fusin më kokën ndër kambë si tuxana e flliqana, jo nuk duhet se me marksista leninista duhet me e lujtë të njejtën lojë që ata e nisin, pra jo ma me urtësi e frikë, por shkurt me të njejtat fjalë e me të njejtat metoda , por gjithnji me argument me ua kthye. Kosova ashtë shtet keshtu si ashtë, ka institucione dhe ato janë këto që I kemi, mjerishte që LDK ashtë në loalicion me banditët e PDK së, por po del se hiq ma të mire nuk janë çegevaristat e Kurtit dhe dy partizat e tjera, të gjitha ishin dhe janë kundër LDK-së. E pra , Isa Mustaf ka gabime ende në qeverisje, sikur që ishte rasti me tender të panevojshëm, por nuk e quaj të gabuar fjalorin e tij të cilin e përdor ndaj atyne që e meritojnë….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat