Bjeshka ime...

Opinione

Bjeshka ime...

Nga: Nga dr.Xhevdet Ademaj Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:10

Rruga qe shpie për Mal të Zi të vendi i quajtur,, Kulla" është bjeshka ime-ZHLEBI.

Sa ditë të bukura të feminisë sime kalova në bjeshkën tonë, që ishte vendbanimi i dytë pas fshatit tim -Loxhës.
Në pranvere heret gjyshi im si dhe barinjët e lagjës mblidhnin kopën e deleve,lopët dhe kafshët tjera shtepiake dhe deri në vjeshtën e vonë ngjiteshin e qendronin gati gjysëm viti.

Ne si fëmijë po sa lëshoheshim për pushime nga shkolla, shkonim në bjeshkën tonë të bukur...

Ajo ishte bjeshka jone të Kulla.te Qafa,te Kurrizi,te Kroni i Qerimit,te Gropa e Madhe,Debanishta e Strellcit,Kershi i Gatë,Bashqja e Qikave,Debanishta e Llukës,Kroni I Krymbava,Kroni i Lisit,Gurrat e Bardha..etj.

Më kujtohet kur vinin rojat e pyllit dhe bjeshkës dhe kërkonin nga zoti i shtëpisë taksën për kullosa dhe për ndërtimin e stanit, dhe gjyshi nxirrte nga xhepi fletëpagesën që e kishte bërë në,,Ekonomine Pyjore"të Pejës.

Asnjëherë nuk kishim telashe më ndonjë pylltar apo pushtetarë të Malit të Zi ngase edhe kur vijshin ishin si mysafir dhe të mirëpritur siq e ka zakon shqiptari.

s'ka ndodhur kurrë që nga fshatrat kufitare të Malit të Zi të vijnë dhe të mblidhnin boronica,dredhëza ose të prenin drunjë nga së bjeshka ishte dhe është e jona..

Dëshmite janë të shumta 100 e më shumë vjeqare…

Pastaj fillova studimet,fillova punën dhe bjeshkën time së shfrytezoja si me parë,mirëpo malli,dashuria për te nuk munguan kurrë dhe shpesh herë në orët e lira e vizitoja bjeshkën me bukurite e saja. Pas luftës së fundit që gjoja u pavarësuam vizitova disa herë bjeshkën time.O sa kujtime të bukura të feminisë-kishte qaste të gëzuara kishte edhe veshtirësi që sillte jeta dhe bjeshka, sepse nuk kishte kushte të mira-rrugët e pa rregulluara,s'kishte rrymë elektrike..por më të vërtetë ishim të lumtur në bjeshkën tonë.

Njëherë i ftova shokët dhe shoqët e punës të vizitojmë bjeshkën time-ishin qaste të paharruara dhe unë si një fitimtar u flisja dhe tregoja për feminin ,të kaluaren në bjeshken time të bukur.

Kur vijshim nga bjeshka në fshat në dalloheshim sepse kishim faqet e skuqura dhe buzët e qara nga uji i ftohët dhe ajri i freskët i bjeshkës..

Sa lojëra të bukura loznim,u tregoja për mbledhjën e frytave të malit,për qethjën e deleve që ishte një festë e vërtetë,,sa këngë të bukura mësova,sa melodi të mira ndëgjova nga fyelli dhe kavalli që u binte Jakup Ademi e Vesel Ibishi etj.

Një ditë me familjen time kur vizitova bjeshkën time hasa në pengesa ngase policë të Malit të Zi me thanë:,,nuk keni drejtë të qendroni këtu pa marr leje në Rozhajë të Mali të Zi..!

Si more kështu u thash po unë kam lind në këtë bjeshkë ia leja e njoftimit në stinen e verës 10 korrik1955 dhe kërthizën ma ka pre Nana e Vogël me gërshanë të dhënve..

Unë këtu po shkeli mbi gjurmët e feminise time"

Si është e mundur të ma ndaloni bjeshkën time që për këtë kemi dëshmite,varrezat dhe tapitë shekullore,si guxoni të ma ndaloni tokën e të parëve te mi,si guxoni të ma vjedhni femininë time,si doni të ma grabitni dashurin,mallin dhe kujtimet për bjeshkën time..!?

Vallë cfare po ndodh me vendin.me atdheun tim-me Kosovën e dashur që po e gerryen nga të gjitha anet...!

Besoj që këta rreshta të sinqerta dhe kjo ndijesi i imja sado pak ta prekin ndërgjegjen dhe ta kfjellin mendjën e atyre që e duan atdheun dhe këtë tokë që shumë herë u ujit me gjakun e atdhetarëve të vërtetë dhe baballarëve të kombit tonë...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat