Pa zgjidhjen e drejtë të Çështjes Shqiptare,Ballkani mbetet vatër e shpërthimit të luftës me përmasa mbarë evropiane

Opinione

Pa zgjidhjen e drejtë të Çështjes Shqiptare,Ballkani mbetet vatër e shpërthimit të luftës me përmasa mbarë evropiane

Nga: Nga: Miftar Zagragja Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:59

Ku po e lini Kosovën pas tërë asaj lufte dhe pas përpjekjeve shumëvjeçare për t’u çliruar nga okupatori serb?Kombet e Bashkuara,Bashkësia Evropiane dhe shtetet me ndikim deri tash nuk kanë pasur qëndrim të drejtë ndaj çështjes shqiptare përgjithësisht, e ndaj asaj të Kosovës veçanërisht.
Ka kohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon prej shqiptarëve që të falin për tmerret që kanë përjetuar nga barbaria serbe,pa kërkuar llogari prej serbëve.
Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë u sakrifikuan për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale..!?
Më së paku që mund kërkohet prej nesh që të falim për ato tmerre të përjetuara nga lufta e fundit në Kosovë.
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegieve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik , zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo la pasoja shumë të rënda dhe tejet shkatërrimtare në ekonominë e Kosovës.
Pse deri më sot, bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare së Toplicës, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës , Leskocit,... etj. !?
Rreth 150 mijë shqiptarë nga disa treva të Maqedonisë dhe Kosovës u shpërngulën në Turqi nga viti 1953 deri në vitin 1959, ndërsa qendra transitore ishte Shkupi. Plani për depërtimin e tyre u hartua në Beograd nga pushteti i atëhershëm komunist.
me helmimet që ndodhen, nacionalizmi serb në Kosovë tregoi anën e tij më të errët. Janë rreth 20 mijë fëmijë shqiptarë që u helmuan gjatë viteve 1988-1990 nga shërbimet sekrete të Serbisë,
në kohën kur ata ende hapin varre. Nga ana tjetër Mitrovica ende po mbahet e ndarë,përkundër premtimeve të bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës. Integrimi i menjëhershëm i Kosovës në Evropën e bashkuar paraqet zgjidhjen e vetme të drejtë,qoftë për popullin shumicë shqiptar të Kosovës,qoftë për stabilitetin në rajon. Bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare përgjithësisht do të duhej të ndërgjegjësohej për këtë si domosdoshmëri e kohës.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Ju zotni Isa Mustaf dhe ju zotni Thaçi, po bëni të gjitha pazaret për të ardhmen e Kosovës. Siç e dini, si popull na ka kushtuar shumë deri tash e do të na kushtojë edhe më shumë në të ardhmen,do t’i kushtojë këtij populli shumë më shtrenjtë, pasi mbi varret e të parëve tanë ju nuk mund të bëni pazare në emër të kombi. Po ju them që ju mund të aprovoni marrëveshje të ashtuquajtura historike,por s’duhet ta’ harroni kurrë që ju nuk ë keni asnjë të drejtë të veproni në këtë drejtim në emër të krejt kosovarëve, që të fliasni në emër të popullit as në Bruksel e askund tjetër, pasi ju dhe grupi e juaj nuk jeni legjitim, prandaj nuk duhet dhe nuk mund të veproni pa një referendum popullor paraprak për negociata me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.
Gjenocidin, shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e Serbisë, për habinë më të madhe, ngulfaten nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?...

Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë,apo thënë më mirë, „ Diktatit të Nënshtrimit“, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi për shekuj ndaj popullit shqiptar dhe në anën tjetër po kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë.

Të gjitha këto i duron populli paqedashës shqiptar jo që frikësohet,por me shpresë se Evropa dhe bota demokratike kanë kuptuar çka mund të bëjë agresioni serb. Me shpresë se Evropa do të përmirësojë gabimet historike ndaj shqiptarëve sepse padrejtësisht ka ndarë popullin në dysh. Duhet ditur se Serbia është okupatore e trojeve Dardane, sepse në fakt kjo është pjesë reale e shqiptarëve, e jo ajo do të mbetet prap vetëm truall për varreza shqiptare.

Një gjë e tillë na ka ndodhur disa herë, por nuk duhet të na përsëritet. Në qoftë së do të na përsëritet, mallkimi i Zotit , i të parëve tanë, i dëshmorëve, martirëve dhe i të gjithë atyre që dhanë shumë për këtë atdhe dhe i brezave që do të vijnë pas nesh, do të bie mbi ne. U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të fillojnë të merren seriozisht me këtë çështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën dhe ardhmërinë e Kombit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat