Premtimi Rama, bluzë me numrin 23!?

Opinione

Premtimi Rama, bluzë me numrin 23!?

Nga: Nga Ilir Vata Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:02

Si gjithmonë kryeministri Rama dinë të bëjë humor, madje i shkon edhe në moment solemne apo çaste shumë të veçanta siç ishte festa e “Aleancës për Shqipërin Europianë” pas fitores së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku mes të ftuarëve të shumtë ishin dhe 37 kryetarët e partive aleate.

Në të vërtet, Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga lideria i Partisë Socialiste Rama ishte aleanca më e gjerë, gjatë gjithë përiudhës së pos-tdiktaturës dhe jo vetëm kaq, por më gjithpërfshirësja, ku kishte një numër të madh të partive të djathta, madje dhe parti të të përndjekurve politik duke shënuar kështu shenjën e parë të pajtimit kombëtar.

Dita e festës post-zgjedhje në oborrin e Teatrit Kombëtarë ishte një takim kortezie pasi fitoria ishte e thellë, madje përtej pritëshmërisë ku Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk vë në diskutim rezultatet por ishin me disnivel të madh votash në favor të kandidatit të ASHE-së Velia dhe një hartë që tregonte një fitore të dytë historike për mazhorancën.

Festa e ftores së ASHE-së në oborrin e Teatrit Kombëtar nuk ishte rastësi si zgjedhje, madje shumë nga të ftuarit dhe kryesisht kryetarët e partive vënin në dyshim këtë skenë që kishte zgjedhur kryeministri, ku ishte kujdesur për çdo detaj.

Në fillim një pritje tradicionale e të ftuarëve, ku një grup deputetësh të njohur bënin rolin e njerëzve të zgjedhur për të pritur miq dhe ballafaqimi doradorazi ishte miqësor dhe i ngrohtë. Përtej traditës, skena ndizej me shampanjë në fillim për të ftuarit, takime e kontakte mes të ftuarëve, miq dhe armiq të gjithë bashkë, ku diku një përshëndetje e diku një kokëulje por që vazhdonte rutina e përshëndetjeve mes të ftuarëve.

Sekena ishte e plotësuar, përrethe tapetit prej barit natyral dhe mbi të, të ftuarit, përreth, e dekori mbyllej nga fazadat e ndërtesave ku restaurimi binte në sy dhe plotësonin bukur konturet e skenës. Në skajnë verior një karrel i gjatë kamre që filmonte çaste madje dhe detajet, në ballë një pod i thjeshtë ku do të fliste lideri i maxhorancës Rama, e si për ta plotësuar skenën ishte zgjedhur buzëmbrëmja që ngjyra florishente e muzgut të ishte dhe muza e vetë këtij takimi..!

E në të gjithë këtë tablo festive ata më skeptikët ishin kryetarët e partive politike, që kishin qënë aleatë në zgjedhjet e qershorit 2013 dhe ndonse të pa kënaqur ishin rrjeshtuar brenda aleancës edhe për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, shtuar dhe disa parti të djathta që vinin nga opozita, e me padurim e skepticizëm, prisnin fjalën e Ramës.

Më në fund mes njerëzish një kolloz i gjatë që përpiqej të takonte sa më shumë duar të të ftuarëve, kryetarë partish dhe kontribues real në zgjedhjet e 21 qershotit, i kënaqur i vetëpërmbajtur dhe gjithë humor u ngjit në foltore. Heshtje.., deria sa Rama nisi me humorin duke shënjestruar disa deputet dhe lider të partive politike dhe pastaj falenderoi kryetarët e partive për kontributin dhe premtuar si një bluzë më numrin 23 të partisë Socialiste dhe si për ta mbyllu u shtonë edhe shprehjen “qingji i butë pi dy nana”..!

Pas mabrimit të fajalës së shkurtër, nisi kontaktet mes të ftuarëve kur befas afrohet edhe të kryetarët e partive të djathta që kishin braktisur opozitën dhe pas si i përshendeti e u dha dorën të gjithëve, por duke përjashtuar një mikun e tij, që ishte në radhë..!?

Miku i ti u shpreh, do ta mbajë fjalën Rama kësaj radhe megjithse mua s’ma dha dorën, madje na premtojë bluzën me numrin 23, por fundja po se mbajti fjalën si dy vite më parë me aleatët e tij, bluzën do ta marim.

Ditët kalojnë dhe asnjë nga kryetarët e partive nuk ka marrë bluzën e premtuar nga lideri i mazhorancës Rama e ndërsa vonon bluza, tensioni të krerët e partive aleatë rrite, disa presin poste, ndërsa Rama ende nuk ka mbajtur premtimin për bluzën me numrin 23!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat