Një gjysmë kombi i harruar

Opinione

Një gjysmë kombi i harruar

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:41

Afro shtatë milion shqiptarë e shqiptare jetojnë në Turqi,që tash po shkelin në shekullin e tretë,të harruar krejtësisht nga organet e shtetit të tyre.

Këta njerëz nuk e zgjodhën Turqin si vend shpëtimi për të jetuar,por u dëbuan me dhunë nga vendlindja,nga miqësia dhe akraballëku,që në shumë raste u ndanë edhe anëtarë të familjes.Segment tragjik me dhimbje të gjatë.

Në Turqi kanë pësuar të zitë e ullirit,janë dërguar detyrimisht në vendet malarike dhe i kanë detyruar të rrijnë aty ku i kosiste vdekja.

Kishin vështirësi me gjuhën dhe për bukën e gojës.

Hajde miqësi e zezë,hajde.

Erdogan a i di këto,apo nuk të intereso?!!

Regjimi turk ka bërë trysni të madhe që ata miliona shqiptarë t`i asimilojë.Fillimisht ua ndërruan emrat shqiptarë edhe në dokumente,si gündyz,shenzoz e hamam e përtej tij.Ua ndaluan shkollën dhe klubet e shoqërit kulturore shqiptare.

Në vitin 1991 dhe 1994 bëra vizitë te disa familje shqiptare në Bursë,të cilat ishin shpërngul nga Malësi e Kamenicës.

Çka me pa-mjerim e degjenerim?!

Varfëri e shtypje.Mosnjohje e gjuhës shqipe.

Shqipën e flisin ata që kishin kaluar fëmijrërinë në vendlindje,ndërsa fëmijtë e tyre,asnjë fjalë.

-Ishte interesan,por edhe emocionuese,kur fëmijtë e moshës gjashtë-dhjetë vjeçare kishin mësuar gjunën shqipe nga gjyshërit.

Recitonin bukur vjersha të shurta me përmbajtje kombëtare,çka më impresionuan,sa edhe lotët më rrodhën.I përçafova të gjithë dhe i nderova me nga 10 DM.

Nipi,Selim Maroca-Shensoz,më çoi ditën me një kafe ku po frekuentonin shqiptarët.Pa pastërti,bisedë me zë të lartë dhe patjetër çaji.

Sa po bisedonim me Selimin dhe një tjetër nga Vriqeci.Dikush mi hjek këpucët hiç pa më pyet.

E tash Selim „turki“?

-Rri se ti ka marrë me i fshi pa pare,vetëm që jemi klientë këtu.

Shqiptarët ishin të shpërndarë nëpër periferi të qytetit.

Nuk kishte të shkolluar dhe as të punësuar në institucione publike.

Të nëpërkëmbur e përbuzunur.

Jetonin mizorisht me mallin përvlues për vendlindje,për token,farefin,gjuhën,folklorin dhe varret.

Institucionet shtetërore janë të zënë në punë me hajni dhe me shtypjen e popullit të vet.

Vritën e pritën për të uzurpuar vendet kulmore,në shtetin që po e shkatërrojnë.

Vier Erdogani në Kosovë,ku e presin me “lepe peqe” dhe me një fjali ia çet gardhin Kosovës:

Kosova është Turqi dhe byrazerat prapë;lepe peqe.Turp,nënshtrim,turp.

Leta rropatin kokën e mbushur me intriga dhe t`i thonë Kosova nuk është Turqi dhe as Turqia Kosovë,e ju zotëri jeni në cilësinë e musafirit,por mos hyni lakrave se e humbni këte cilësi,të cilën ne e rrespektojmë shumë.

Le të kërkojnë në nivel shteti për të drejtat elementare për shqiptarët që jetojnë në Turqi që t`u kthehen emrat e lindjes,të bëhet regjistrimi i populates shqiptare atje.Të hapen shkolla në gjuhën shqipe,të hapen klube dhe të lejohen shoqëritë kulturo-artistike.

Këto të drejta të garantuara me Konventën Ndërkombëtare,vetëm duhet kërkuar juridikisht nga Udhëheqja qorre e Kosovës.

Për të mos u zgjatur.Shkurt,ne kemi një udhëqje të dështuar,pa ndiesi kombëtare,që dita ditës po thellohet në humbje e në mosbesim të qytetarëve,të cilët i ka shndërruar në lypsarë.

Që të ruhet shteti,duhet të ndërrohet krejt udhëhja e kriminalizuar.

Edhe Thaçi edhe Mustafa kanë ardh dhunshëm në ato pozita,dhe,si duket me dhunë do t`i lënë ato.

Përrallat e tyre në dyzginin me breshka do të digjet nga rrezet e para të diellit në lirinë që po na mungon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat