Për pak momente në botën e amshuar

Opinione

Për pak momente në botën e amshuar

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 23 korrik 2015 Në ora: 08:13

Më 27 gusht 2010,në Unispital ZH,ma operuan aortën e barkut,ku benë një prerje të thellë në krejt gjoksin e barkun deri në vehte.Pas anastezionit nuk kam ndie asgjë më.

Pas gjashë orësh më kanë vendos në sallën e zgjimit,ku më ka ardh gruaja,por që nuk e njihja,a është gruaja,apo dikush prej vajzave.

Dikur më çuen në stacionin intenziv,mësova shumë më vonë.

Më bëhej se më kanë vu tulla në gjoks,kjo më vinte nga ngurtësia e zorrës plastike.

Motrat medicinale shumë shpesh më jenin injekcione në shishën e infuzionit.

Humbesha.Nuk e dija saktësisht se kush po më vizito,nuk e njihja as mjekun që aq shpesh më vizitonte,se për motrat mos të flasim.

Pacientët dhe vizitorët bashkë me personelin sherbyes medicinal,më bëhej se po flisnin shqip.

Në një qoshe një i sëmurë nga St.Gallen,që priste operacionin,i kishin ardh dy femra në vizitë.Mua bë bëhej se po flasin shqip.N`ata erdh vajza ime-Zejnepi dhe i thash:Ata n`at qoshë po folkanë shqip.-Po babë,po! Dhe nuk u dha.

Më vie një motër medicinale dhe më pyet:Haben Sie es Schmerzen?( A ke dhimbëje)

Unë i përgjigjem shqip(sepse kisha kaluar në spitalin e Gjilanit)

Jo shumë.

Më tha ty nuk po të kuptoj.

Ia ktheva:-As une ty!

Ma trusi një morfium dhe shkova në botën e përtejme:

Një shtëpi përdhese me roje,në formë të furrës që fshatarët do kohë ndërtonin për të pjekur tullat.

Dyert e hurjes të hekurit,të vjetra,por që hapeshin lehtë.

Hyra në një korridor të ngushtë,i thurrur me tulla të papjekura dhe në të ngjiteshin shumë korridore të ngushta dhe as kund derë,askund dritë.Ajri i shte i pakët dhe i rëndë.Tullat binin erë dheu dhe më bëhej se e bënin ajrin e trashë,pasi më mundonte dhe ma vështirësonte frymëmarrien.Në gjithë ato ndarje të tuneleve(korridoreve),askund dritë,askund dalje,por duhet kaluar nëpër të gjitha ato labirinthe të ngushta dhe të errta që më në fund I rraskapitur për ta gjetur daljen.

Nëse ajo qe pjesë e ferrit,zjarrin më kot e ndezin,se njeriu po vdiste edhe pa të.

S`dij se si e gjeta daljen,ku s`pati kontrollë fare.

-Mjeku më preku leht në fytyrë,por nga lodhja në“botën tjetër“,nuk fola me të.U zgjova si nga vdekja e gjatë dhe shumë vonë e kam kuptuar që kjo qe vetëm një storje e një ëndrrte të llahtarshme.

Tash më vie infermierja me ilaq kundra dhimbjes.E pyes :Po ti si erdhe kha?!!

Po gjuhën gjermane qysh e mësove në Gjilan?

-Berujge dich,herr Bunjaku!

U gëzova fort që nuk kishna vdekur,por se diskutoja.

Më humbi rruga edhe papixhiki.U ba dyz dynjaja!

Tash vajza më thotë:-A e di që je kanë i hupt krejt?

-Jo mori,mos mi ngjitni të kanmet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat