A kemi qenë të përgatitur sa duhet në negociatat me Serbinë?

Opinione

A kemi qenë të përgatitur sa duhet në negociatat me Serbinë?

Nga: Hilmi Saraçi Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:20

Për luftën tonë çlirimtare kundër armikut serb është folur dhe është shkruar shumë . Janë botuar ditarë të shumtë , libra të llojeve të ndryshme , ku flitet dhe tregohet me krenari dhe respekt të lartë lufta, trimëria dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës . Shumë bij e bija dhanë jetën për liri. Shumë u vranë dhe u masakruan .Shumë prej tyre u kidnapuan dhe u zhduken dhe ende për fatin e tyre nuk dihet asgjë.

Në Serbi u zbuluan varresa masive me trupa të pajetë të shqiptarëve të cilët pas intërvenimeve të shumta nga familjarët instucionet shtetrore të Kosovë dhe bashkësia ndërkombëtare u këthyen për riatdhesim në vendlindjen e tyre, por kanë mbetur shumë prej tyre ende të paidentifikuar, të pa zbuluar dhe të pariatdhesuar, sepse Serbia nuk është e angazhuar dhe e interesuar për zbulimin e tyre.

Instucionet tona shtetrore ( Ekipi për Negpciata dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë angazhuar sa duhet në këto bisedime me Serbinë për zbulimin dhe gjetjen e trupave të pa jetë të shqiptarëve të dëportuar nëpër varresa masive në Serbi. Serbia nuk është e vetdijshme as nuk pëndohet për veprat kriminale që ka bërë ndaj shqiptarëve të pafajshëm të cilët shumë prej tyre i doxhi të gjallë. Ajo nuk është angazhuar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra.

Përkundër të gjitha këtyre akteve kriminale , ajo më tutje përpiqet të pushtojë, të kolonizojë dhe të sundojë përseri me pushtetin diskriminues mbi Kosovën dhe shqiptarët, sidomos në veriu të vendit dhe në disa enklava tjera të banuar me serbë. Ne shqiptarët sikur nuk jemi sa duhet të vetëdijshëm dhe të bashkuar për të reaguar me kohë, me ngritjen e zërit, kudo me forma të ndryshme (paqësore), para bashkësisë ndërkombëtare dhe të tregohet për krimet e bëra nga pushteti serb. Sikur nuk jemi sa duhet të vetdijshëm dhe të përgatitur për ruajtjen e fryteve të luftës për liri dhe për pavarësi kombëtare . Mëndoj se në këtë drejtim, nuk kemi punuar sa duhet, jemi vonuar dhe nuk kemi qenë sa duhet të përgatitur në negociatat me Serbinë.

Prandaj egziston friga e arsyeshme se këto negociata po shkojnë më tepër në dëm të Kosovës…
Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë, po ndërton shtetin demokratik në saj të luftës së UÇK-së, Bashkësisë Ndërkombëtare , NATO-s në krye me Amerikën, prandaj duke falëndëruar këtyre kemi arritur që të gëzojmë këtë liri , të ndërtojmë shoqërinë dhe shtetin demokratik , të punojmë për një të ardhshme më të lumtur të popullit tonë për jetësimin e pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo statusi i Kosovës , përkundër bisedimeve (negociatave) dhe analizave nga ekspertët e kësaj lamije si në nivel vëndor dhe ndërkombëtar- Pakos së Ahtisarit që është pranuar nga Bashkësia Ndërkombëtare ( përveë Rusisë dhe ndonjë shteti si Rumania , Sllovakia ) si një zgjidhje më e mirë dhe e pranueshme për statusin e Kosovës-pavarësia e Kosovës, ende po reflekton probleme gjatë takimeve (negociatave) me Serbinë, e cila kundërshton dhe nuk pranon realitetin ndaj Kosovës…

Armiku ynë shekullor ( Serbia) është e mësuar prej kohërave më të hershme që të punojë , të manipulojë , të pëngojë , të bëjë çdo gjë në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve . Serbët e kanë traditë historike të humbasin dinjëtetin , karakterin , moralin duke kaluar në ekstremitete primitive , gënjeshtra , provokime , mandje edhe kërcënime para opinionit të gjerë ndërkombëtar se do të intërvenojnë në forma të ndryshme , mandje edhe me luftë për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetin të Serbisë mbi Kosovën . Ata si bazë , përveç të tjerave kanë pjesëtarët e pakicës së tyre në Kosovë, monumentet e trashigimisë kulturore dhe historike (kishat dhe manastirët që sipas studimeve historike kanë qënë të shqiptarëve) si një bazë e veçantë, për të cilat thonë se janë të lëna pas dore dhe në rrezik për tu shkatrruar pa prezencen e Serbisë , ndërsa pjestarët e tyre (serbët ) të izoluar , të pabarabartë me shqiptarët se nuk janë të sigurtë dhe të lirë të veprojnë dhe të punojnë si të tjerët pas pavarësimit të Kosovës.

Prandaj kerkojnë që në pjesët e banuara me serbë, nëpër komunat me shumicë serbe të formohen asociacionet komunale me pushtet ekzekutiv. Mirëpo këto asociacione komunale me shumicë serbe nuk duhet të lejohet nga ekipi negociator, por të vendoset në bazë të kushtetutës së republikës së Kosovës.Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë dhe të lirë, përveç atyre që janë të involuar në vepra kriminale, të cilët një ditë duhet të përgjigjen dhe të merren masa para drejtësisë...

Fatkeqësisht shumë kriminel ser btë njohur me emer dhe mbiemer shetisin të lirë dhe nuk merren masa ndaj tyre, ndersa ndaj shqiptarëve po merren masa dhe po denohen me lehtësi. Këtu nuk ka diçka të keqe nese mirren masa ndaj shkelsëve të ligjit dhe krimit të organizuar, por si duket argumentimi për fajësinë e tyre sikur po mungon…

Tani është e njohur se Bashkësia Ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti Ahtisari ka bërë lëshime në favor të komunitetit serb, në vënd që këto lëshime të bëhen tani dhe të shërbejnë si kompromis. Ekipi i Negociator është ngutur duke përmbushur standardin e decentralizimit të tepruar, ku sipas kësaj komuniteti serb ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur në komunat me komunitetin serb dhe në disa mjedise ( enklava ) për disa lami.

Mitrovica që 16 vite është e ndarë , ku shqiptarët ndiqen nga shtëpitë e tyre dhe rrahen vazhdimisht. Serbia kështu mundohet që Kosovën dhe shqiptarët t’i mbajë nën sundimin e saj kolonizues dhe diskriminues duke u përpjekur, më në fund, që si kompromis ta realizojë ndarjen definitive të Mitrovicës siq kanë paralajmëruar disa liderë serbë , të tipit të Oliver Ivanoviqit. Mirëpo kjo nuk do të lejohet dhe nuk do të përkrahet kurrë nga shqiptarët , por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, sepse kjo ndarje do të sjellë probleme në reonin e ballkanit dhe më gjerë.. Serbia e ka humbur sovranitetin dhe ligjitiminitetin mbi Kosovën, prandaj në këtë fushë duhet të punojmë më të organizuar, më të bashkuar dhe më të vendosur për sovranitetin e Kosovës në negociatat me Sebinë në Bruksel dhe t’i ruajmë frytet e luftës për lirin dhe pavarësinë e Kosovës…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat