Përgjegjësia

Opinione

Përgjegjësia

Nga: Dibran Demaku Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:56

Përgjegjësia si kategori sociale e shoqërisë njerëzore është një nga shtyllat kryesore të jetës së njeriut,qoftë ai si individ i veçantë apo si individ që i takon një grupi me më shumë pjesëtarë.Individi që në vetën e tij ruan Përgjegjësinë si një nga vlerat e rëndësishme të shoqërisë njerëzore,dallon nga individi apo personi që në vetën e tij e ruan dhe e kultivon Papërgjegjësinë!Individi i përgjegjshëm ruan në vete sinqeritet,gjakftohtësi si dhe arsye të shëndoshë! Në të kundërtën e kësaj individi që në vetën e tij ruan e kultivon Papërgjegjësinë,ai në vetën e tij ruan e kultivon josinqeritetin,gjaknxehtësinë,arrogancën dhe jo arsyeshmërinë?!
Për ata që kanë kujtesë më të theksuar u kujtohet viti 1992,kur soldateska serbe bënte kërdi mbi popullatën e pafajshme boshnjake të Bosnjes dhe Hercegovoinës.Komuniteti ndërkombëtar i dënonte veprimet e soldateskës serbe vetëm në mënyrë verbale dhe kaq! Meqë viti 1992 ishte vit elektoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,një kandidat që synonte të mirrte drejtimin e shtetit më të fuqishëm të botës do të deklaronte:-„Po të isha unë në këtë moment në pozitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,do të urdhëroja bombardimin e soldateskës serbe në Bosnjë e Hercegovinë?! Nuk do të kalonin veç pak muaj nga deklarata e dhënë,dhe kandidati në fjalë do të zgjedhej në Postin e Kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pak muaj më pas kur ai do të ulej në Karrigen e Kryetarit,gazetarë të shumtë do ta pyesnin:-„Përse nuk jepni urdhër për bombardimin e soldateskës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë,ashtu siç patët premtuar gjatë gushatës elektorale?!“ Ndërkaq Kryetari i ri i shtetit më të fuqishëm të botës do të përgjigjej:-„Lehtë është të deklarosh se do të veprosh diçka,kur je anash dhe nuk ke përgjegjësi të drejtëpërdrejtë! Ndërkaq kur je në pozitën me plotë përgjegjësi është disi më vështirë të vendosësh që të veprosh,pa e analizuar mirë e mirë atë se çfarë do të sjell veprimi yt! Tash kur ndodhem në pozitën e të Parit të shtetit e shoh dhe e kuptoj se sa përgjegjësi duhet të ketë dhe të bartë në vete një person që e ushtron një pozitë të tillë“! Dhe bambardimi i soldateskës serbe do të ndodhte vite më vonë.pas një pune të koordinuar mirë edhe me shtetet e tjera demokratike dhe të fuqishme të botës!I njejti President vite më vonë do të udhëronte edhe bombardimin e soldateskës serbe në Kosovë dhe Serbi,dhe do ta shpëtonte Kosovën dhe popullin e saj shqiptar nga shfarosja që i kishte përgatitur sildateska serbe nën urdhërat e pushtetit tëSerbisë!Besoj se çdo lexues shqiptar e ka kuptuar nga rreshtat e më sipërm të këtij shkrimi se për cilin Kryetar të Shteteve të Bashkuara bëhet fjalë.Për ata që ende kanë ilema po e përmend emrin e tij:Ai quhej atëherë e quhet edhe sot Bill Clinton!...
Liderët e partive opozitare shqiptare të Kuvendit të Kosovës së bashku me deputetët e tyre votuan kundër ndryshimeve të një Amandamenti të Kushtetutës së Kosovës,Amandament që do t`i hapte rrugë Themelimit të Gjakatës Speciale,Gjykatë kjo e kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare dhe e cila do të merrej me Gjykimin e disa krimeve të supozuara të bëra gjatë luftës në Kosovë! Pas fitores (së supozuar) të tyre ata Liderët e partive opozitare dhe deputetët e tyre u panë të gëzuar dhe të ekzaltuar për suksesin e tyre?!...
Të supozojmë se sikur Liderët e sotëm opozitarë të ishin në Pozita udhëheqëse(ashu siç i patën përcaktuar për vetën e tyre,vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar,a do të ishin kështu të gëzuar dhe të ekzaltuar pas një votimi Kundër?!Vetëm një vit më parë(kur ata patën themeluar „Bllokun e famshëm“,së bashku edhe me Isa Mustafën,kryeministrin e sotëm,ata pra Liderët e sotëm opozitarë patën zgjedhur për vete edhe poste të rëndësishme shtetërore?! Lideri i AAK-pat zgjedhur për vete postin e Kryeministrit të Vendit,Lideri i VV-ë pat zgjedhur pozitën e Ministritt ë bisedimeve me Serbinë,ndërkaq Lideri i Nismës pozitën e zëvendëskryeministrit?! Po të ishinsot ata në ato pozita do të votonin Kundër apo Për Gjykatën Speciale?! Na e merr mendja se po të ishin në pozitat e ëndërruara ata që të tre e së bashku me ta edhe deputetët e partive të tyre do të votonin Për!Sepse nuk do të kishin zgjidhje tjetër! Ashtu siç po del se nuk kanë zgjidhje tjetër as Partitë e sotme që ndodhen në Pushtetin e sotëm të Kosovës?!...
Siç po sillen ngjarjet rreth dhe për Gjykatën Speciale,po del se ajo në një mënyrë ose në një tjetër do të themelohet se ndrysh s`bën!Së paku kështu po thonë pushtetarët e sotëm të Kosovës si dhe ata të Bashkësisë ndërkombëtare,me ndikim të madh në politikbërjen e sotme Europiane,por edhe në atë Globale siç janë.Kancelarja gjermane Angela Merkel,Kongresisti e ligjëvënsi amerikan Eliot Engel etj!...
Dhe meqë Gjykata Speciale,në një mënyrë apo një tjetër, do të themelohet,atëherë lind pyetja se si do ta ndijnë vetën e tyre,pas kësaj,Liderët e partive opozitare shqiptare të Kuvendit të Kosovës?! Apo edhe mëtutje në politikëbërjen e tyre do të gjejë vend ajo shprehja e tyre e famshme: „Se ja sërish pushti aktual në Kosovë e bëri këtë apo atë punë në mënyrë jodemokratike „?! Apo se:“Ne nuk pajtohemi me këtë veprim jodemokratik të Qeverisë“?!Dhe me kaq t`i ikën Përgjegjësisë?!...Sepse çdo Opozitë e Përgjegjëshme,kur është fjala për ndonjë interes nacional,vepron në mënyrë proporcionale dhe të arsyeshme me Pozitën!...Opozita e sotme kosovare,sot bën politikë inatçore vizavi Pozitës?! Dhe atë për interesa individuale dhe për ca ëndrra të parealizuar të Liderëve të tyre?! KJo është një Papërgjegjësi totale ndaj interesave të shtetit,në këtë rast të Kosovës?!...
Andaj Liderë opozitar thirrni vetës suaj dhe kultivoni në vetën tuaj sa më shumë Përgjegjësinë sa nuk është bërë tepër vonë?! Përndryshe?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat