Gjykata Speciale nuk bëhet kundër UÇK-së, por kundër teje dhe PDK-së!

Opinione

Gjykata Speciale nuk bëhet kundër UÇK-së, por kundër teje dhe PDK-së!

Nga: Kimete Berisha Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:30

Ku e ke Astrit Salihun, që bashkë me Shkelzen Maliqin dhe Mufail Limanin, më 1998 u tubuan si "intelektualë" të Soros-it, dhe e nënshkruan një peticion proserb kundër luftës së UÇK-së, ku thanë se "Lufta e UÇK-së ndaj Serbisë është gabim"!
Ku e ke Kadri Veselin, i cili bash Mufail Limanin, i cili prej bankave shkollore bëri luftë speciale kundër atdhetarëve dhe intelektualëve, e bëri Drejtor të RTK-ës?
Çka mendon tash ti kur e sheh Shkelzen Maliqin me kërroqe (e di që i thonë bastun), kah mërtypet si derri i egër, në rendin e dytë pranë Kryeministrit Edi Rama, në përurimin e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, ndërsa ti s'je aty.
E sheh Shkelzen Maliqin kah zgërdhihet përballë Vuçiqit në Tiranë, i cili sy më sy me Ramën ta përqesh idenë tënde për padi për gjenocid ndaj Serbisë.
E sheh Edi Ramën se si po lyp tash "bashkim me Serbinë?"! Si qytetar nderi i Skenderajt, Edi Rama nuk e tha asnjë fjalë për qytetarin e nderit të Vlorës, Sami Lushtakun!
E pave që ishte e kotë përulja jote e kalkuluar para varrit të Ibrahim Rugovës i cili në fillim të luftës e quajti UÇK-në "dorë e zgjatur e Serbisë';
A u binde se ke gabuar pse nuk e mbajte fjalën e dhënë më 2010, kur the se do ta paditësh Dick Martyn për shpifje dhe se do t'i publikosh emrat e shqiptarëve që ia hartuan raportin ish senatorit zviceran. Raporti i Dick Martyt u hartua nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe u votua nga vëllai yt turk në KE, nga deputetë shqiptarë të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Mos të harroj me t'pyet: A po të kujtohen ty fjalët e Shkelzen Maliqit kundër teje dhe UÇK-së kur tha: "Po, çfarë ushtrie çlirimtare, bre! Këta cuba me nga nje gjysëmkëpuce e gjysëmrrypi duan të na çlirojnë neve. Kurrë!".
Serbofilia është sëmundje patologjike, dhe nuk shërohet me diplomaci. Gjykata Speciale nuk bëhet kundër UÇK-së, por kundër teje dhe PDK-së, sepse UÇK-ja nuk ekziston qe 16 vite. Urrejta nuk shndërrohet në dashuri, sepse urrejtja nuk është e kundërta e dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat