A mund ta shpëtojnë LDK-në nga zhbërjea e saj 355 delegatët e kuvendit zgjedhor..?!

Opinione

A mund ta shpëtojnë LDK-në nga zhbërjea e saj 355 delegatët e kuvendit zgjedhor..?!

Nga: Shkruan: Rexhep ELEZAJ Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:24

Për analistët, vrojtuesit si dhe politikanët e kujdesshëm është i qartë fakti tragjik se LDK-ja në prag të Kuvendit të saj të rregullt zgjedhor, qoftë si parti e djathtë popullore, qoftë si doktrinë politike dhe kombëtare, gjendet para aktit më të vështirë politik qëkur ajo është themeluar më 23 dhjetor 1989 e deri më sot, ngase nga ajo që u pa dhe që u regjistrua gjatë procesit zgjedhor nëpër Degë dhe Nëndegë të saj nëpër komuna, rezulton katërçipërisht se nga filozofia dhe programi i saj origjinal politik, ekonomik dhe kombëtar nuk ka ngelur më asgjë në sirtarët e historisë së saj mbi 25 vjeçare..!?

Përkundrazi, LDK-ja e cila për një dekadë e gjysmë ishte promotori kryesorë i gjithë Lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, sot ka ngelur një skelet i përçudnuar i saj, pikërisht sepse në krye të saj erdhi njeriu më i besueshëm e Hashim Thaçit dhe ai është Isa Mustafa.

E themi këtë, sepse qëkur në krye të saj përmes hileve politike erdhi ky njeri, LDK-ja përfundimisht u shndërrua në një objekt servil në duar të Hashim Thaçit dhe PDK-së. Rasti më eklatant i kësaj që themi është mashtrimi dhe tradhtia që Isa Mustafa ia bëri VLAN-it, duke i mbajtur për gjashtë muaj peng të një loje të fshehtë politike më H. Thaçin, tri partitë tjera (AAK-VV-NISMA) më të cilat gjoja kishte bërë marrëveshje për mos lejimin e formimit të qeverisë “Thaçi-3”, por e gjithë kjo lojë pas gjashtë muajve të “ngërçit politik” doli të ketë qenë skenarë i llogaritur mjaft mirë midis Isës dhe Hashimit për të ardhur, gjegjësisht për të ngelur në pushtet. Kjo u pa qartë më rastin e arritjes së marrëveshjes për koalicion midis LDK-së dhe PDK-së më ndërmjetësimin e presidentes A. Jahjaga mu në zyrën e saj..!?

Pra, ishte ky një trillim i keq politik që në realitet nuk ka pasur të bëjë asgjë më largimin e H. Th. nga pushteti, por duke bërë koalicion jo parimorë t’i zhvatin edhe për katër vite tjera gjitha pasuritë e Kosovës, ashtu siç vepruan për 15 vite rresht hajnat dhe kriminelët ordinerë nga radhët e të gjitha partive politike, të cilët në emër të do farë meritave të paqena, uzurpuan çdo pëllëmbë të tokave të Kosovës siç i plaçkitën të gjitha pasuritë e saja përmes haraçeve dhe manipulimeve më shtetin dhe pushtetin..?!

Ajo që para dy ditëve, pa dyshim, i ka ra në sy secilit njeri i cili sado pak merret më çështjet partiake dhe politike, është trillimi i radhës për gjoja mundësinë e “prishjes së koalicionit” midis LDK-së dhe PDK-së në vjeshtën e ardhshme po qese në krye të LDK-së do vijnë rugovistët e vërtetë, të cilët gjithnjë sipas propagandës së H. Thaçit, na qenkan të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës..!?

Andaj, ky i fundit po bën gjithçka që të tillët të mos vijnë në krye të LDK-së, sepse menjëherë do ta prishin koalicionin më PDK-në, dhe se kjo prishje e koalicionit do të ishte, gjithnjë sipas propagandës së Hashimjane, një grusht i fort kundër shtet ndërtimit të Kosovës..!? Kështu që në krye të saj duhet të rizgjidhet kryetari aktual ose në vend të tij të votohet ndonjë siamezi, si njerëz “moralo-politikisht” të besueshëm për partinë (diktatoriale) në pushtet, PDK-në dhe H. Thaçin, pa pëlqimin e të cilit pothuajse asnjë parti shqiptare në Kosovë nuk mund ta zgjedhë kryetarin e saj, gjegjësisht pa ia dhënë vizën SHIK-u i Kadri Veslit..!?

Prandaj, kur të kihen parasysh këto si dhe shumë fakte tjera në teren, mund të kuptohet lehtë se LDK-ja në prag të Kuvendit të saj zgjedhor gjendet para zhbërjes së saj, ndoshta përfundimtare të cilën nuk mund ta shpëtojë më askush nga kthetrat e H. Thaçit dhe PDK-së, përveç 355 delegatët e Kuvendit zgjedhor më 31 Maj, të cilët, ose do të hyjnë në historinë e Kosovës së shpëtimtarë të partisë së presidentit Ibrahim Rugova, ose si njerëz të cilët do t’i mallkojë historia dhe vetë populli shqiptar i shumë vuajtur..!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat