Kohë verbërie

Opinione

Kohë verbërie

Nga: Fitore Berisha Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:44

Emri i tij i plotë është José de Sousa Saramago, është lindur në vitin 1922 dhe është me prejardhje portugeze. Ai njihet si shkrimtar i shquar në mbarë botën dhe veprat e tij janë përkthyer në më se 25 gjuhë të huaja, librat e tij janë shitur në miliona kopje. Ka vdekur në vitin 2010.

Në të gjallë të tij ka botuar mbi tridhjetë vepra prej të cilave edhe romanin me titull “Verbëri” , për të cilin u shpërblye me çmimin Nobel në vitin 1998.

Verbëri sjell para lexuesit historinë e një epidemie e cila shfaqet pashpjegueshëm dhe në mënyrë absurde saqë do të bëhet e keqja e një qyteti të tërë i cili qytet në vepër nuk ka emër. Por verbëria e tyre ishte ndryshe sepse ajo nuk ishte e zezë siç jemi mësuar të degjojmë për verbërinë, ajo ishte e bardhë, një verbëri ndryshe që do të thotë një verbëri që nuk ka të bëjë me të verbëruarit e zakonshëm por më të verbëruarit specifik, të tillë që thjesht ne mbyllim sytë dhe nuk shohim.

Romani përcjellë tek lexuesi fatkeqësitë e disa karaktereve të cilët preken të parët nga kjo epidemi. Fillimi i kësaj epidemie mbetet i pashpjegueshëm, fakti se ajo mund të përhapet shkakton panik në qytet dhe si pasojë e kësaj qeveria kujdeset për izolimin e tyre.

Në roman vijnë të dhëna në mënyrë të qartë përvojat e personazheve në karantinë (kështu quhet vendi ku qeveria i izolon të verbërit), higjenën që duhet të mbajnë të verbërit sipas udhëzimit të qeverisë dhe kjo është vertetë një absurd i madh sepse asnjë i verbër nuk është në gjendje të mbajë higjenën në një të tillë gjendje, kushtet e vështira të jetesës, morali i tyre që thyhet dita e ditës në një periudhë të shkurtër si dhe pasqyrimi i sjelljeve të shoqërisë nga jashtë karshi të verbërve.

Të izoluar dhe duke jetuar në kushte jashtëzakonisht të pabanuara, duke pasur parasysh që tashmë janë bërë një komunitet të verbërish, atëherë shoqëria njerëzore fillon dhe aplikon metodat e mbijetesës të imponuara nga gjendja e tyre.

Romani mbahet nga dy sy të vetëm, këta sy janë dritarja që autori ka lënë hapur për të parë çdo gjë që ndodh aty, që nuk u verbëruan për asnjë moment, janë këta sytë e gruas së mjekut që ndihmuan sado pak për ta bërë jetën më të lehtë edhe pse siç pohon sa e sa herë karakteri i saj, në mes atyre të verbërve ajo ndihej më e verbëra.
Libri të krijon përshtypjen se po përjeton një ankth deri sa e lexon dhe në çdo çast lexuesi do ta ndiej veten se së shpejti edhe vetë do të jetë pjesë e asaj verbërie.

Mirëpo sfidat, vështirësitë si dhe mbijetesa e tyre në kushte minimale sikur tenton të tregojë edhe një pjesë të jetës sonë, sepse jo rrallëherë ne bëhemi sikur jemi të verbër i mbyllim sytë para situatave që nuk janë në favorin tonë dhe ne me vetëdije bëhemi të verbër që shohim, duke mos dashur të pranojmë realitetin e hidhur që është çdo ditë para nesh dhe ky roman është një pasqyrë e jetës reale dhe asaj politike për të mos harruar që romani jep aq shumë mundësi për ta parë atë në këndë të ndryshme, varësisht prej këndit që lëxuesi dëshiron ta marr dhe shpjegojë.
Në atë karantinë gjithçka po përmbysej, njerëzit pothuajse po e humbnin ndjenjën e kohës, për ta nuk kishte mirëmbrëma ose mirëmëngjes, këto fjalë tani duken qesharake, tani të jetosh kishte të bënte tërësisht me mbijetesën dhe jo jetën e zakonshme, madje as jetën e një të verbëri të zakonshëm.
Por të jesh i mbyllur aty ishte veç fillimi, askush nuk e di se çfarë do të vinte më pas, do të mund të shihnin një ditë apo do ta kalonin si të verbër pjesën e mbetur të jetës dhe kjo po i frikësonte më së shumti sepse kishin frikë se nuk do të mësohen asnjëherë të jetojnë si të verbër.

Dhe kjo frikë e të qenit i verbër, nënkupton edhe frikën tonë që të mund të pranojmë ndonjëherë realitetin dhe të ngremë zërin për situatat që ndodhin para syve tanë.

Në këtë verbëri që sa vinte e shtohej si duket pavarësisht masave mbrojtëse të shtetit, dalëngadalë secili do të ishte i verbër, në këtë mes ishte vetëm gruaja e mjekut ( kështu quhej sepse personazhet në roman nuk kanë emra), e cila nuk po verbërohej dot, ndoshta ajo ishte e vetmja që nuk pati frikë edhe nësë do të bëhej e tillë, ajo kishte gënjyer që ishte e verbër vetëm për të qenë afër bashkëshortit të saj, i cili në një vend të izoluar ku çdo gjë po përmbysej dita ditës të vetmen gjë që mundi t’i dhuroj gruas së tij ishte tradhëtia.
Sikur nuk po u mjaftonin problemet që tashmë i kishin, qeveria pothuajse i kishte harruar, asaj nuk do t’i bëhej vonë edhe nëse do të vdisnin apo nëse do ta vrisnin njëri tjetrin, brenda kasollës së të verbërve, le ta quajmë kështu, u formua një grup të verbërish kobtar kështu i quan autori, të cilët ngritën kokën ndaj të tjerëve edhe pse të verbër por ajo që u jepte përparësi ishte arma. Pra edhe në një situatë të tillë dëshira për pushtet mbi të tjerët nuk zhduket.

Derisa po humbnin ndjenjën e kohës, ishin gati të zëvëndësonin pothuaj tërësisht ditën dhe natën, atyre po fillonte t’iu mungoj edhe ushqimi, duke llogaritur edhe kushtet e jetesës që përveç se të verbër edhe do ta çmendnin njeriun dhe nëse uria e bënë njeriun të egër ky është njëri nga këto raste, sepse të shtyer nga të verbërit kobtar ata u detyruan që në këmbim të ushqimit të jepnin çdo gjë me vlerë që kishin. Dhe kur nuk kishin më asgjë tjetër pos shpirtit, të verbërit kobtar filluan të kërkonin në këmbim femra për të kënaqur nevojat e tyre seksuale.
Të gjithë u detyran të pajtoheshin, madje edhe burrat e martuar, ata pranuan të këmbenin gratë e tyre për ushqim dhe me këtë autori dëshiron të shfaqë këtë prirje të njeriut për t’u nënshtruar, duke mos u lodhur të gjejë zgjidhje të tjera.
Ndër femrat që këmbeu meskëmbën e vet për ushqim është edhe gruaja e mjekut, madje ajo u pajtua e para, që në rrethana të tjera ajo më parë do të vdiste sesa të bënte një gjë të tillë, ndërsa ajo që refuzon ta bëjë një gjë të tillë është prostituta, e cila në një situatë tjetër apo në jetën reale ndoshta, do të ishte e para që do ta pranonte një gjë të tillë, por autori luan me këto veçori të tyre sepse dëshiron të shfaqë dëshirën e njerëzve për të paragjykuar dhe kjo nënkupton mosparagjykimin e paarsyeshëm dhe të paargumentueshëm.
Në këmbimin e tyre gratë e dhunuara përjetojnë tmerr, sepse ato u morën me dhunë dhe s’kanë si të quhen ndryshe veçse të dhunuara, por aftësia e burrave për të bërë një gjë të tillë, pra për të dhunar një grua shfaq egërsinë që gjendet brenda nesh, të themi kushtimisht kur kafsha zgjohet brenda njeriut, sepse vetëm atëherë dikush mund të kryej një veprim të tillë. Kjo bënë që gruaja e mjekut ta vras udheheqësin e të verbërve kobtarë dhe t’i vë më pas zjarrin karantinës.
Të verbërit ishin të lirë tashmë, por me t’u liruar kuptuan që ata më nuk ishin të verbërit e vetëm, tanimë të gjithë ishin verbëruar, tani mund të quhej Qyteti i Verbërisë.

Ishte prap grupi i të verbërve, fatin dhe përvojat e të cilëve autori i përcjellë deri në fund dhe derisa ishin të pazotë të kujdeseshin për veten autori ka menduar t’i lë së bashku deri në fund, ata vendosen në banesën e mjekut dhe gruaja e mjekut kujdeset për ta çdo ditë, kërkon ushqim nëpër qytetin i cili ishte bërë pothuajse i pabanuar, në rrugë ishte e vështirë të mos shkelje në mbeturina ose në nevojat e njerzve dhe ajri ishte aq i ndotur sa ishte më mirë të mos merrje frymë fare.

Dhe përsëri dalim te mbijetesa, meqë një jetë e tillë në realitet do ta vriste çdo njeri, por në rastin tonë ka të bëjë me dëshirën e njeriut për të mbetur gjallë pavarësisht rrethanave, prandaj të mbijetosh nënkupton të jetosh më çdo gjë dhe në çdo mënyrë.
Në momentin kur ata menduan se do të ishin të verbër gjithë jetën, kur ky mendim nuk i frikësonte më aspak, kur mësuan të mësoheshin me verbërinë, atëherë atyre me po aq lehtësi sa u humbi shikimi dhe u bënë të verbër, po me aq lehtësi shikimi i’u kthye përsëri, vetëm gruaja e mjekut kishte frikë të shikonte sepse mendoi se kishte ardhur radha e saj të verbërohej, por nuk ndodhi ashtu, ajo hapi sytë në fund dhe qyteti ende shihej para saj.
Sa i përket strukturës së veprës nuk është së sjell ndonjë formë që tashmë nuk e kemi parë, nuk sjell një strukturë të re të romanit, është po ajo formë në të cilën janë shkruar shumë romane, ngjarjet rrëfehen në mënyrë kronologjike që do të thotë që edhe rrefimi nuk sjell ndonjë formë të paapliukuar më herët, ngjarja rrëfehet nga autori, ndonëse e koklavitur sado pak sepse përshkrimi dhe mendimi janë shpeshherë të përziera me njëra tjetrën dhe po ashtu duhet cekur që përshkrimi është i shkurtër dhë në favor të ngjarjes por nuk përshkruhet asnjëherë deri në detaje. Nuk jepet ndonjë emër qyteti apo ndonjë vit se ku ka ndodhur ngjarja, kjo bëhet ndoshta për t’u bërë sa më universale, një vend që nuk ekziston askund por tenton të bëhet gjithkund dhe një papërkufizim i kohës duke synaur gjithëkohësinë(përhershmërinë), Tomas Mor do ta quante utopi të pastër letrare, mendoj unë.
Personazhet nuk kanë emra konkret, emrat e tyre lidhen me ngjarjen: I verbëri i parë, mjeku, gruaja e mjekut, hajduti i makinës ( i cili fatkeqësisht vdes), vajza e re me syze të errëta, djali i vogël vëngërosh, gruaja e të verbërit të parë, plaku me fashon e zezë në sy, keta pra janë karakteret, fatin dhe përvojën e të cilëve autori e sjell plot ankth duke krijuar kështu ankth edhe te lexuesi.
Karakteret e tyre janë aq të ndryshëm sa edhe autori e ka të vështirë t’i vendosë afër, por afërsinë mes tyre e krijojnë rrethanat dhe lufta për mbijetesë.
Po t’i krahasojmë ato karaktere para se të verbëroheshin ose edhe në jetën reale dhe pas kësaj askush s’do ta besonte se personazhet do të bënin diçka të tillë, mjeku nuk do ta tradhëtonte të shoqën, gruaja e tij nuk do ta falte asnjëherë prostitutën me të cilën e tradhëtoi i shoqi, prostituta (në këtë rast duhet të hamendësojmë, sepse kjo nuk e di në mund të ndodhë me siguri) do të pranonte të kishte marrëdhënie seksuale dhe nuk do të refuzonte si na rastin më lart, burrat nuk do të këmbenin gratë e tyre për ushqim ose do ta bënin s’mund të themi me siguri, pra çdo gjë ka të bëjë me mënyrën se si ne vendosim të veprojmë.

Verbëri, është prova më e mirë e indiferencës ndaj tjetrit, e mundësisë së ndryshimit të njerëzve dhe faktit se sa larg mund të shkojnë ata kur duhet të jetojnë dhe të mbijetojnë duke mos pasur asgjë tjetër, ligësinë që ngjallet në shpirtin njerëzor kur çdo gjë rreth tij bëhet e padurueshme, kur fillon të shkatërrohet, prandaj në qytetin ku gjithçka po bëhej e verbër edhe dritarja e vetme për të cilën mbaheshin, sytë e gruas së mjekut, fillojnë të duken më të verbërit nga të gjithë.

Secili lexues do ta gjente veten aty, mjafton të fillojë të pranojë të metën që ka, kjo nuk do të thotë të metën fizike, por veset, frikën dhe çdo gjë tjetër që shpërthen tek ne, në momentin kur nuk gjejmë rrugëdalje tjetër.
Verbëri nuk duhet lexuar vetëm si historia e një epidemie që shfaqet pashpjegueshëm dhe po aq pashpjegueshëm largohet, por duhet lexuar si kronikë e jetës njerëzore, sepse edhe në këtë rast ata që u prekën të parët nuk ishin as qeveritarët, as njerëzit elitar, por verbëria filloi me njerëzit e thjeshtë, sepse vetëm njerëzit e thjeshtë si ne mbyllin sytë përpara të bëmave të të mëdhenjve.

Teksti është metaforik, i shkruar mirë e rrjedhshëm që ne të mund të kuptojmë qartë atë që tenton të arrijë tek ne mes rreshtave, për të mos e lexuar thjeshtë si ngjarje, por për të mundur ta vëmë atë edhe në jetën reale, për të pasur mundësi t’ia adaptojmë mjedisit në të cilin jetojmë, sepse në fund të fundit romani është shkruar për një arsye, për t’i dëftuar diçka lexuesit.
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër” , pohon autori Saramango.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat