Një terrorist i shovenizmit grek për Himarën

Opinione

Një terrorist i shovenizmit grek për Himarën

Nga: Nga Kolec TRABOINI Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:20

O Zot na ka mbarue shteti, të rrosh vetë, o krahëthati popull. Po si more të kandidojë Fredi Beleri, një njeri që ka bërë vrasje në një akt terrorist të mirëfilltë në repartin ushtarak në fshatin Peshkëpi më 10 prill 1994 për llogari të qarqeve shovinistëve fqinjë. Për atë ngjarje kemi shkruar gjerësisht në faqet e gazetës shqiptare “Egnatia” që nxirrnim aso kohe në Athinë si emigrantë. Për atë ngjarje kanë qenë indinjuar edhe vetë shtypi e opinioni përparimtar grek të cilin nuk duhet ta ngatërrojmë me krahun ekstremist e ultra shovinist, me plehrat e Greqisë. Dy të vrarë pra në krye të detyrës në mbrojtje të Atdheut, ushtari Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena. Një akt terrorist i një grupi të ndihmuar nga nacionalistët grekë dhe të organizuar nga terroristët e organizatës MAVI, me frymëzues gazetën “Stohos” të banditit Kapsali, ku ndër kryesorët ka qënë edhe Fredi Beleri dhe ky na qenka kandidat për Himaren.
Ju plaçin sytë, o shtetarët tanë që nuk e ndaloni, që nuk ja hiqni nënshtetësinë e ta përzini prej Shqipërisë si qen i lagur. Si nuk keni turp more? I bini popullit tonë të varfër e të urtë (doni t’u merrni edhe shtëpitë kur nuk kanë para të paguajnë energjinë- apo jo more ministri ynë mendjengushtë Gjiknuri), e u përkdhelni bishtin zagarëve të ekstremistëve të Greqisë. O qorra! O guakë ! Bëhuri more të gjallë se na mori shovinizmi grek Atdheun. Po ku është truri i Inteligjent Servicit tonë Visho Ajazi, mese merret. Po Spartaku i Sigurisë Kombëtare në parlament, ku e ka çantën me sekretet e zezonat? Po pse e doni ta krijoni FBI-shqiptare, me mbledh kanaçe në bregdet kur lejoni një vrasës e kriminel antishqiptar të kandidojë për kryebashkiak në Himarë. A mundet për analogji, që një nacionalist shqiptar që ka vrarë dy grekë të shkojnë në Greqi dhe të shpallë kandidaturën për kryebashkiak i Janinës apo i Selanikut?
Kaq soj plehu qenkemi ne që e pranojmë terroristin të garojë në zgjedhje ku në garë duhet të shkojnë ajka e kombit e jo mutsihanet e fqinjëve. Ku je, o Komision i Zgjedhjeve ( KQZ) me çfarë përralliseni, si ja keni pranuar kandidaturën këtij krimineli. A ka ndonjë shqetësim Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. A e kanë menduar si do ta përballojnë një terrorist në pushtet nëse e fiton-blen elektoratin me pensionet e Greqisë, kur ai të kërkojë bashkimin e Himarës me Greqinë? Faqja e zezë, nuk jemi shqiptarë ju more, jo, por me sa po duket, të gjithë të shitur tek greku. Mbase jam gabim po dilni bëhuni të gjallë e na e vërtetoni të kundërtën. Ne ashtu duam, të jeni atdhetarë. Po hë, ne cfare vrime miu jeni futur?!
Mjer populli çfarë bij plangprishës paska rritur. Kjo nuk është Shqipëria që duam ne. Kjo është poshtërim dhe një qëlbësirllëk i pa parë në historinë tonë kombëtare. Çohu, o Faik Konica nga varri e tregoju këtyre memurëve e matrahulëve që na drejtojnë se çfarë janë grekët.
Çohu, o Fan Noli! Çohu edhe ti, o Papa Kristo Negovani, o Martir i Ortodoksisë, që duhej të ishe shenjtor e jo i harruar nga Janullat e partullat e Kishës së pushtuar Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Poshtë armiqtë e Shqipërisë - akoma më poshtë legenat shqiptarë që u shërbejnë atyre të huajve që kërkojnë copëtimin e shkatërrimin e trojeve shqiptare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat