Të mendojmë për shtetin

Opinione

Të mendojmë për shtetin

Nga: Arsim Haziri Më: 23 prill 2015 Në ora: 09:17

Në këtë kohë të nevojës më e domosdosshmja prej të gjithave do të ishte ikja me ҫdo kusht nga mentaliteti i robëruar, nga mentaliteti superegoist i shprehur pa masë që fatkeqësisht përbën element mjaftë degjenerues që ka rezultuar me ndrrimin e ҫështjeve më nacionale ndaj atyre të ngushta familjare e nepotiste.

Fatkeqësia më e madhe për ne është shfaqja e një dukurie të pazakontë që me vite të tëra e ka kapluar Kosovën nga e cila edhe po e vuajmë rëndë realitetin e brishtë dhe degradues e që patjetër se mund të përkufizohet si shumësi e papenguar e pushtetit dhe pakësi me cdo kusht e shtetit, e këtë më së rëndi po e përjeton gjithësecili nga ne i orientuar drejtë ekzistencializmit qenësor.

Kjo më së shumti i kontribuon moszhvillimit ekonomik të shtetit tone dhe përderisa mendojmë të ecim me këtë ritëm, ne të garantuar plotësisht e kemi përfundimin shtetëror që domosdo do të jetë i pakrahasuar me shtetet që kanë marrë rrugën e shpejtë të zhvillimit.

Shteti si kuptimësi dhe përceptim në vete, duhet dhe është arsye pozitive për jetën e përgjithshme qytetare, njëkohësisht kjo duhet të shpërfaqet nga ndonjë klasë politike më e përgjegjshme për të cilën subjektivizmin e konsideron si më dytësore e publikën apo qytetarinë si më parësore, e kjo momentalisht nuk po e përfaqëson qytetarizmin në Kosovë.

Ne shumë qartë e dime se brenda familjes ndërvepron altruizmi familjar, e në shoqëri ai egoiste e ndërsa për ҫështje nacionale shtetërore vepron altruizmi universal, në rastin tonë kjo e fundit do të ishte më se e mirëseardhur, mirëpo kjo në cdo aspekt po minohet dhunshëm nga të gjitha qeveritë e pasluftës.

Dobësit dhe shkeljet si karakteristika negative të të gjitha qeverive ndaj të cilave në asnjë moment nuk ndahen është se ndryshimin si element e konsiderojn dhe veҫojnë si pjesë të pandashme të punës së tyre, mirëpo siҫ dihet kjo është vetëm ҫështje mediale dhe aspak praktike që nuk lidhet me momentumin politiko-ekonomik, që padrejtësisht po e shprehin në masë të madhe dhe aspak të penguar.

Në Kosovë duhet një qeveri më e përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj kërkesave urgjente të të gjithë qytetarëve mbi të cilët të mos rëndohet jeta e tyre sociale siҫ po ndodh ne cdo përditësi, dhe të mos humbet vetëdija dhe shpresa për një mundësi dhe përkthim të saj në mirëqenie të përgjithshme qytetare. Ne duhet ta shohim konceptin qytetari si koncept më përbashkues dhe të mjaftueshëm për tërë vetën e saj dhe në ҫdo mënyrë ta zhvillojmë solidaritetin shoqëror e të mos e rrugëtojmë dhe theksojmë individualitetin si element negativ të shoqërisë.

Brenda vetës tonë tjetrin e shohim me mjaftë keqësi dhe brishtësi dhe në ҫdo situat pretendojmë të ecim në llogari të shkatërrimit të tij, kështu dhe ashtu ky përshkrim është dhe ndodhë vetëm aty ku qytetarët vihen para aktit të kryer e jo ata të zgjedhin aktin e tyre siҫ është parimi i vullnetit të shumicës.

S’ka shoqëri pa tjetrin, prore të mendojmë edhe jashtë vetës sonë siҫ është dikushi, e kjo avanson jetën e të të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë mendjen tonë të vullnetshme ndaj vullnetit për zhvillim, progresim e kështu më radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat