Për z. Ali Ahmeti

Opinione

Për z. Ali Ahmeti

Nga: Tim Shkupi Më: 22 prill 2015 Në ora: 14:31

Nëse ke ardhur në pushtet me kallashë, normal që në fund do të shkosh nga pushteti me krismat e kallashit.
Moti i kam shkruar Ali Ahmetit, numri 13, është numër baksuz. Ky incident nuk është as lojë e Ali Ahmetit, as lojë e Gruevskit, as lojë e Zaevit, por një wake up call për politikanët shqiptarë!
Një vërejtje e madhe për z. Ali Ahmetin, e jo për Gruevskin, sepse federalizimin e pengojnë unitaristët shqipfolës të DUI-t dhe sehirbazët e tyre mediatik, që duan të na sjellin Zoran Zaevin në pushtet për ta vazhduar agonin e unitarizmit dhe zhvillimin e jonjëkohësisë në Maqedoni për interesat e tyre personale dhe grupore, që nuk jane aspak interesa kombëtare të shqiptarëve.
Kurse disa parti të vogla, që kanë dalur si kërpurdha pas shiut, mundohen ta legjitimojnë unitarizmin, do ta kenë fatin e njëjtë sikur partia e Kastriot Haxhirexhës në vitin 2001.
Nisur nga kjo, DSHM-ja e di se çfarë kërkon, prandaj edhe nuk heziton që të kërkon në rend të parë:
1) Maqedonisë t'i ndërrohet emri dhe
2) Maqedonisë t'i ndërrohet edhe flamuri, himni dhe stema.
3) Të filloi procesi për regjistrimin e popullsisë sipas standardeve perëndimore dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të OSBE-së.
Me këto tre kërkesa, do të debllokohet procesi integrues i shtetit. Nëse ndokujt prej politikanëve shqiptarë me mentalitet skllavi i duken te parealizueshme kërkesat tona, atëherë nuk ka kurrfarë zori askush prej tyre të sillet si zombi, as të na kualifikojë sipas dioptrisë unitariste me unë të thyer vetëm pse DSHM-ja e tregon qëndrimin e vet, si dhe askush prej partive nuk ka zorrë prej askujt të na i refuzon kërkesat tona ose të na ndërsejnë banditët e tyre, sepse nuk e kemi ndërmend t’i frikësohemi askujt.
DSHM-ja, si LIDHJE E DIASPORËS PËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË nuk është parti politike, është Lëvizje qytetare, politike dhe kulturore e qytetarëve shqiptarë në diasporë: në Amerikë, Kanada, Australi, Europë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqi dhe në Republikën e Maqedonisë; pra, është organizata kupolë (varianti është lidhja unitare) e të gjitha shoqatave shqiptare në diasporë dhe personave fizik që aderojnë në Statutin e DSHM-së në vendet e përmendura.
Nisur nga kjo, Kryeministrit dhe qeverisë së Maqedonisë, partive politike, bashkësive fetare, organizatave dhe shoqatave të pavarura, sot ua paraqesim kërkesat e Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë: “Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit të gjithë qytetarëve: reflektim në rastin e Maqedonisë”. Pasi modeli belg nuk mund të kopjohet germë për germe, ne si DSHM kemi këto kërkesa, që mendojmë se janë të realizueshme, në qoftë se duam të ecim përpara, drejt ardhmërisë, drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të ndalim dominimet e një grupi etnik mbi tjetrin, sikur ka qenë rasti i dominimit sllav dhe ideologjisë pansllaviste 102 vjeçar mbi tokat shqiptare në Maqedoni.
Kërkesat e DSHM-së janë:
1. Parlament dydhomësh. Dhoma e Kombeve dhe Dhoma e Qytetarëve. Maqedonia të ndahet në tre Njësi zgjedhore dhe me lista të hapura.
2. President me rotacion. Republika e Re duhet të ketë Presidentin dhe zëvendësPresidentin, me mandat 6 vjeçar dhe të ndërrohen në rotacion çdo tri vjet.
3. Prokuroria, sistemi i drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Komisioni Zgjedhore, të jenë plotësisht të pavarura nga partitë politike dhe në ingerenca të plotë të Presidencës me rrotacion 3+3. Emërimi i tyre bëhet nga presidenca, kurse i voton Dhoma e Qytetarëve dhe Dhoma e Kombeve.
4. Të gjitha rastet e montuara, përgjimet, të ashtuquajtura “bomba” ku janë dëmtuar shqiptarët, por edhe qytetarët joshqiptarë, të marrin epilog drejtësie të drejtë në bazë të provave dhe fakteve. Të ndërtohet një fond për dëmshpërblimin e tyre dhe të inkriminuarit gjithashtu të marrin konsekuencat e tyre. Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë dëmtuar perspektivën e kombit shqiptarë për interesa personale.
5. Të formohet policia Federale dhe Shërbimi Inteligjent Federal, që do të jetë nën kontroll të Presidencës. Drejtorët e këtyre dy shërbimeve të emërohen nga Dhoma e Kombeve dhe të zgjidhen nga Dhoma e Qytetarëve.
6. Kryetari i partisë shqiptare fituese patjetër të jetë pjesë e ekzekutivit dhe jo të rri në katund duke ruajtur kopenë e dhenve. Nuk jemi fise beduinësh, por jemi popull evropian, i civilizuar, që nga gjiri jonë kanë dalur dy nobelist, Nënë Tereza dhe Ferid Muradi. Prandaj nuk guxojmë të pranojmë këtë nënçmim që na është imponuar nga bajraktar me mentalitet feudal përtej Shkupit.
7. Çështja e Buxhetit, sikurse edhe çështje tjera me karakter kombëtar, vendimmarrja të jetë me konsensus në Dhomën e Kombeve, kurse vendimet ekzekutive patjetër të nënshkruhen nga përfaqësuesi më i lartë në ekzekutivin e qeverisë Kryeministër apo zëvendëskryeministër, që do të thotë mund të kemi edhe shqiptar Kryeministër.
8. Gjuha shqipe të rregullohet si gjuhë zyrtare në tërë Maqedoninë dhe të përdoret në të gjitha institucionet qeveritare, komunale, publike dhe private.
9. Të miratohet një plan marshall për investime kapitale në komunat shqiptare. Të barazohen shqiptarët me maqedonasit në të gjitha aspektet. Të zëvendësohet zhvillimi i jonjëkohësisë me njëkohësinë, jo më në kurriz të shqiptarëve.
10. Të ndërtohet komplet një komunë e re shqiptare në Shkup me standarde ekologjike me 30 mijë banorë. Të ndalen menjëherë të gjitha ndërtimet e egra në rrugët nacionale të Çairit. Të ndalen, gjithashtu, menjëherë punimet e murit të gjallë perfid në Çarshinë e Vjetër, që getoizon edhe më shumë pjesën e banuar me shqiptarë të Shkupit. Ndryshimi i planit tek sheshi “Skënderbeu” nuk është arsyetim me fjalën evoluim për të mirë, por për të keq, pasi muri që po ndërtohet prej armaturës dhe betonit është statik, nuk zhvillohet, as nuk mund të jetë funksional si shesh, por në mënyrë perfide ndahet qyteti dhe përcaktohen kufijtë e Shkupit pa i pyetur qytetarët shkupjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat