Kryearkitekti i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar Sali Çekaj

Opinione

Kryearkitekti i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar Sali Çekaj

Nga: Mr.Shkodran IMERAJ Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:23

Të flasësh për jetën edhe veprën e atyre që kanë lenë gjurmë në kujtesën tonë historike, natyrshëm që është një obligim i madh, por mbi të gjitha është nder, kur vlerësohen figura të mëdha kombëtare, figura të cilat, në momentet me të rëndësishme të historisë sonë, kanë lenë gjurmë. I një rëndësie të madhe, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë, është edhe Komandanti Sali Çekaj, Hero i Kosovës.
Në këtë përvjetor, të rënies së Sali Çekajt, është përulje para jetës dhe veprës së këtij burri të madh, atdhetari të palodhshëm, i cili me punën dhe angazhimin e tije, e argumentoj se Kosova, liria e saj, është mbi të gjitha vizioni i jetës së tije.
Sali Çekaj, është i lindur me 22 qershor të vitit 1956 në fshatin Brolqi. Ai ishte fëmija i babë Beqirit dhe nënës Nushës. Familja Çekaj, ishte vendosur në Broliq nga fshati Belle i Deçanit, i cili shtrihet disa kilometra mbi Manastirin e Deçanit, dhe sipas burimeve historike, ky fshat ishte djegur tri herë, dy herë nga trupa osmane dhe herën e tretë me 1913 nga forcat serbo-malazeze.
Shkollimin fillor, Salihu e përfundon në Isniq me 1971, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, e përfundon me 26 gusht të vitit 1975.
Pasionin e madhe që kishte për jetën ushtarake, Salihun e shtyri që ai të regjistron Akademinë Ushtarake në Beograd, për çka ai një vjet me pas, do të përjashtohej nga kjo akademi, me motivacionin së nuk e një gjuhen serbo-kroate.
Pas përjashtimit nga Akademia ushtarake, Saliu ne vitin akademik 1977/78, regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilin e përfundon me 11 maj të viti 1981.
Pas përfundimit të studimeve, Saliu me 15 qershor 1981, punësohet si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Deçan, dhe me 1 nëntor 1983, Saliu zgjidhet Kryetar i Gjykatës Komunale të Deçanit.
Fillimi i viteve ’90, për gjithë shqiptarët do të jetë vite të kthesë së madhe, kthesës historike. Në maj të vitit 1990, në Deçan do të themelohet dega e Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës. Në Kuvendin e parë të saj, i cili i zhvilloi punimet në mes të muajit maj 1990 në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Sali Çekaj, do të zgjidhet kryetar i kësaj shoqate.
Pas fillimit të aplikimit të masave të dhunshme në Deçan, në fund të majit 1990, Sali Çekaj, u largua nga puna dhe detyra e Kryetarit të Gjykatës Komunale të Deçanit.
Me 2 Korrik të vitit 1990, u miratua Deklarata Kushtetues nga ana e delegatëve të Kuvendit të Kosovës. Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, në Kaçanik me 7 shtator 1990, po delegatët e Kuvendit të Kosovës, do të miratonin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, apo siç e njohim ndryshe Kushtetutën e Kaçanikut.
Me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, Sali Çekaj, duke e kuptuar si obligim profesional dhe kushtetues, vihen në veprim, për të jetësuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kështu, pas shumë përgatitjeve intensive, me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të tije, Rrustem Bruqi e Isat Mushkolaj, me 10 tetor 1990, thërret Mbledhjen e Isniqit, e cila i zhvillon punimet në lokalët e Shkollës fillore “Isa Boletini”. Në këtë mbledhje marrin pjesë rrethe 45 juristë nga Komuna e Deçanit. Pas shumë diskutimeve, formohet grupi i juristëve të cilët do të harmonizonin Statutin e Komunës së Deçanit sipas dispozitave ligjore të Kushtetutës së Kaçanikut. Në këtë grup bënin pjesë: Isat Mushkolaj koordinator i grupit, Rrustem Bruçi; Pashë Kuçi; Xhevdet Lataj; Zeqir Ramosaj; Isa Demukaj dhe Njazi Hylaj, anëtar të grupit. Natyrshëm, së guri kryesor në gjithë punën e grupit të juristëve do të jetë Sali Çekaj.
Grupi i juristëve, nga 10 tetori e deri me 5 nëntor të vitit 1990, arriti që të harmonizoj Statutin e Komunës së Deçani sipas Kushtetutës së Kaçanikut. Pas përfundimit të punës rreth Statutit të Komunës së Deçanit, grupi i juristëve në përbërje të Rrustem Bruqit, Isat Mushkolaj, Pashë Kuçi, Xhevdet Lataj, Zeqir Ramosaj, Isa Demukaj dhe Njazi Hylaj, nga data 6 deri 8 nëntor 1990, do të arrestohen nga ana e organeve serbe. Edhe për kundër përpjekjeve për arrestimin e Sali Çekajt, ky i fundit do të arrin që të arratisët në Pejë, dhe kjo falë ndihmës së Sherif Ramosajt.
Pikërisht, me 11 nëntor 1990, nga shtëpia e Isa Gashit në Peje, Sali Çekaj, merr rrugën për në Gjermani, dhe pas disa ditëve ai arrin atje dhe vendoset në qytetin e Shtutgartit.
Edhe pse Sali u largua nga Kosova, ai për asnjë momente nuk e ndali veprimtarinë e tije ne shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Ai kishte vetme një qëllimi, çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Kështu, në fund të vitit 1991, ai do të vizitoj Tiranën ku edhe do të takohet me Presidentin në largim të Shqipërisë, Ramiz Alia. Po ashtu edhe në mesin e vitit 1992, ai prapë do të vizitoj Tiranën, ku vazhdon kontaktet me autoritetet me të lartë shtetërore dhe kështu ai takohet me Presidentin e Shqipërisë Dr.Sali Berishën dhe deputetin Azem Hajdari. Kështu, pas shumë konsultimesh me autoritetet më të larta shtetërorë, Sali Çekaj, arrin që të marr pëlqimin për hapjen e një kampi stërvitor në Malin e Dajtit. Në këtë kamp stërvitore, nga Kosova do të stërviteshin edhe grupet e para, të cilat do të stërviteshin për luftë. Në kuadër të këtyre grupeve bënin pjesë edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, si dhe shumë e shumë djem, të cilët kishin vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës.
Sali Çekaj, edhe pse ishte larguar nga Kosova, ai disa herë në mënyrë ilegale hyri në Kosovë. Kështu, gjatë periudhës 1994-1997, bashkë me grupet e tija guerile, ai do të kryente shumë sulme guerile, ndaj forcave serbe në territorin e Komunës së Deçanit.
Fillimi i luftës frontale midis forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe në mars të vitit 1998, Sali Çekajn do të gjej të përgatitur dhe të vendosur për të vazhduar luftë deri në çlirimin e Kosovës. Pikërisht, gjatë luftës së UÇK-së, ai mori pjesë në shumë beteja si : Bejten për mbrojtjen e Llukës dhe atë të Logjës.
Sali Çekajt, personifikim i luftës sonë, do të jetësohet përjetësisht në analet e historisë sonë, me Betejën e Koshares. Me binomin e pandashëm, Agim Ramadanin, do të mbesin përjetësisht arkitektet e thyerjes së kufirit të ndarjes midis shqiptarëve.
Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas shumë koordinimesh të njëpasnjëshme me 9 prill 1999, do të arrinin që të thyenin forcat serbe dhe kështu të bie muri i ndarjes në mes të shqiptarëve.
Rënia heroike e Agim Ramadanit, me 11 prill 1999 ishte një goditje e rendë për Sali Çekajn dhe gjithë bashkëluftëtarët në Betejën e Koshares.
Pas shumë luftimesh të njëpasnjëshme, me 19 prill 1999, pikërisht tek vendi i quajtur Rasa e Koshares, do të bie heroikisht në altarin e lirisë, Sali Çekaj, tashme Hero i Kosovës.
Sali Çekaj, me punën dhe veprimtarinë e vet, gjithmonë ishte unifikues dhe largpamës. Puna, veprimtaria dhe gjithë aktiviteti i tije, mund të ndahet në dy rrafshe, në atë institucional dhe ushtarak.
Në rrafshin institucional ai respektoj institucionet e Republikës së Kosovës, punoj sipas këtyre institucioneve, dhe pikërisht u vu në krye të jetësimit të saj në Deçan.
Në rrafshin ushtarak, ai qysh në fillim të viteve ’90 e deri në rënien e tij me 1999, ishte vënë në krye të shumë aksioneve ushtarake, e që qëllim kishin çlirimin e Kosovës.
Sali Çekaj, është një figurë e madhe e historisë sonë e fund viteve ’90. Ai është nderi dhe krenari e luftës sonë për çlirim.
Respektimi i vlerave historike dhe i të kaluarës sonë të përbashkët, është dëshmia ma e mirë, për të nderuar të gjithë ata që dhanë kontribut në ndërtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, me këtë dua të them, së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lëvizja paqësore e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, demonstratat e të gjitha periudhave, rezistenca dhe të rënët gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, të rënët gjatë Aksionit të Mbledhjeve të Armëve, Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare, anëtarët e grupeve kaçake, lëvizjet e tjera ilegale, e shumë e shumë lëvizje të tjera të popullit tonë, janë vlerë e jona e një rrugëtimi të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat