Protesta si (para)gjykim sociologjik!

Opinione

Protesta si (para)gjykim sociologjik!

Nga: Fadil Maloku Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:56

1.Frika ime mbi mundësinë e dështimit të protestës së paralajmëruar për sot, doli të ishte deridiku e arsyeshme!Pjesëmarrja e vogël, slloganet pa imagjinatë, dekori, fryma e pompozitetit, mungesa e sensit social, fuqia e argumentit medial, ishin vetëm disa indikatorë sociologjik që mund të japin një kornizë bazë për një analizë më të thellë.
2.Kam pritur një defrustrim që do prodhonte një demonstrim shumë më fascinues, dhejo vetëm për konsumin e brendshëm, por edhe ate të jashtëm. S'ndodhën as njëra pritje e as tjetra!
3.Shkaqet e mungesës së një demonstrimi masovik, midis tjerash kujtojë duhet kërkuar te Këshilli Organizativ, i cili për për mendimin tim, fare s'ja ka arritur ta "prek" damarin apo até indin kryesor të paknaqësisë tek qytetarë kosovar, pastaj t'i identifikojë dhe artikulojë më prerazi si kërkesat, ashtu edhe nevojat e tyre.
4.Nga kjo protestë doli një konstatim social për lidershipin opozitar(AAK-n dhe NIsmen), i cili gjykojë qyetarëve u dërgojë mesazhin kryesor së më ta, ndryshimi i paralajmëruar është i zbehtë, e për të mos thënë edhe i pamundur!
5.Tjetër, është dashur më të organizohet kjo protestë. Arsyet janë të shumta, por, më kryesorët (gjykojë unë) janë; argumenti i paknaqësisë sociale, pra thellimit të varfërisë ekstreme, ngase kjo shtresë i ka arsyet më të fuqishme për të dalur në rrugë!
6.Duket që kjo protestë ishte më tepër një lloj satisfaksioni moral për pamundësinë e marrjes së pushtetit gjatë "ngërçit" nga ana e lidershipit opozitar!
7.Një arsye tjetër që opozitarë gabimisht e kanë kalkuluar, kur ështe në pyetje niveli i masovizimit të protestës, është "loja" që ua bëri qeveria me hapjen e kanalit për arratisje nga Kosova e kontigjenteve më të frustruara dhe më të paknaqura me qeverisjen aktuale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat