Paraqet RTK-ja përrallën e partisë për Kosovën?

Opinione

Paraqet RTK-ja përrallën e partisë për Kosovën?

Nga: Gëzim MEKULI Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:25

Përmes dëbimit nga puna, përmes presioneve, santazhave dhe kërcnimeve ndaj gazetarëve të "padëgjuar, politikat kontrolluese "të mendimit dhe debatit të lirë" kanë instaluar frikën në Kosovë.
Është për "tu habitur" se si RTK, si mekanizmëm kontrollues i mendimit dhe opinionit, ka arritur që të instalojnë një frikë, një mendim e një bindje se, "ata" të cilët nuk pajtohen me mendimin dominues të Hashimit, Ises, ambasadave, UNMIK-u...t dhe EULEX-it, janë më të "rrezikshëm", se sa vet politikat agresive të Serbisë.
Përsëri për "tu habitur": Edhe sot ata të cilët nuk pajtohen me mendimin, debatin dhe opinionin e kontrolluar nga RTK-ja, konsiderohen e trajtohen si "të papërshtatshëm" dhe si armiq të demokracisë "kosovare".
Partisë dhe ndërkombëtarëve, me çdo cmim, iu duhet ruajtur privilegji për të paraqitur të parët "realitetin". E, nëse kjo nuk arrihet, atherë pasojnë metodat jodemokratike; mosavancimi profesional dhe derit tek dëbimi nga puna si gazetarë. E kjo ndodhi dje: u shkarkua nga puna në mënyrë joligjore kryetarit i sindikatës Fadil Hoxha dhe nënkryetarit Arsim Halili.
Në RTK dominon censura dhe të kontrrollon "pornografia partiake".
A nuk ekzistojnë sot histori të sajuara sipas kornizave politike të këtyre ambasadave-shteteve, a nuk kemi histori partiake e frikësuese që gati çdo mbrëmje i ofrohen nga televizioni publik, RTK, popullit të Kosovës?
Edhe Millsheviqi uzurpoi aso kohe Televizionin e Prishtinës (TVP); edhe Millosheviqi frikësohej nga gazetaria dhe lajmi profesional. Edhe TVP e Tanjugut dëshironte të shiste "realitetin" e parë nga sytë e Serbisë cetnike. Edhe atherë u dëbuan, u larguan e u burgosë gazetarë të fjalës së lirë.
Secila diktaturë ka një veçori të përbashkët; largimin, dëbimin dhe censurimin e gazetarisë së pavarur dhe pushtetkritikues; frikën dhe panikën nga gazetaria gërmuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat