“Neger Albana”

Opinione

“Neger Albana”

Nga: Nga Bekim Rexhepi Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:08

Ndoshta do të tingëllonte si arkaizëm, madje diku edhe do të perceptohet si fyerje? Por, në realitet ky titull me një intencë më rrinte në kokë gjatë gjithë kësaj jave dhe jo pa ndonjë shkas të veçantë, ndër të tjera thash me vete, po pse ta shpërfillë këtë fenomen që nuk shprehet në tërësi, por që në sekuenca të tij, ai vazhdon të shfaqet gati i tëri. Në kaosin e problemeve shqiptare, dhe në manin e ligjërimeve tona politike e ditore, e gjejmë kudo fajtorin, ashtu siç e kemi zakon, atë fajtorin e gjejmë vazhdimisht tek të tjerët dhe me pak të vetvetja jonë, ndërkaq precize dhe mjaftë e vërtetë është se ne vet kemi më shumë faje. Vazhdojmë ta dëgjojmë ritualin politik të maniakëve që prodhojë dhimbje, dhe veç dhimbje kombëtare.

“Neger Albana”, nuk ka të bëjë fare me racizëm sepse ngjyra e shqiptarëve nuk është zi, e zi është këndi tjetër i shikimit nga jashtë, i një realiteti që s’po përmbyset dot nga vet shqiptaret!... Kanë mbet pak dhe më pak vende në Ballkan që Evropa, do ti shoh më inspirim për ti futur në gjirin e saj, ndofta dua të gabohem me kuptimin dhe shikimin e fotografisë nga sytë e një evropiani në drejtim të shqiptarëve dhe vendit të tyre, e gjitha pak rëndësi ka a do ta pranojmë këtë sepse hapur tashmë dihet që nuk ka një histori të mirë, të shkëlqimit në vete dhe për këtë “histori”, mbase jemi të vetëdijshëm. Plotësisht ka të drejtë konkluza e thekshme e Konicës, që vendi ynë nuk bëhet dot jo më nga shqiptarët, por nga politikanët.

Politikanët e paditur kanë minuar të drejtën nacionale të shumicës shqiptare (këtu e kam aludimin për Kosovën), e kanë shndërruar vendin në një lëvozhgë të parëndësishme, të klisheve padëshiruara dhe të shprehive në shkretinë e fjalëve. Gjithnjë ata duke menduar dhe vepruar naivisht, kanë shfaqur parregullsi në veprime, madje kanë menduar se edhe formimi i shtetit krijon vetvetiu freskinë e re të gjendjes në përgjithësi. Është dëshmuar kudo se puna është fryti i suksesit të gjithçkaje dhe jo kujtesa për të punuar gjithçka, siç lexojmë në mendimet dhe shohim veprimet e për çdoditshëm të zyrtarëve vendor.

Agrafia e vogël e tyre dhe mbase historike, Kosovës i dha një imazh që diku-diku, e ndofta në Evropë shqiptaret të perceptohen edhe përkundër ngjyrës si “neger”, izolimi i tyre mund të ketë edhe premisa të tjera, ndofta edhe religjioni japë krah negativitetit kombëtar edhe pse shqiptaret deri në këto ditë, mbase shquheshin për jo fetar të mëdhenj që i rendisnin ne klasifikime më të larta të vlerësimeve ndërkombëtare. Por, dikush do të thoshte se ç’pate ti me “neger albanë”, që s’u kuptuam dhe aq, le të mendojmë dhe le të punojmë më shumë para se ta kuptojmë dhe para se të themi ja pse kemi të bëjmë me të.

Jo për çudi këtë javë isha në Munich dhe gjatë një kohë të lira sa po qëndroja në McDonald’s, rastësisht në tavolinën prapa meje dëgjoja një “neger albana” tek fliste shqip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat