Turpi i radhës

Opinione

Turpi i radhës

Nga: Driton Gashi Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:31

Vetëm të kujtojmë dhe vështrojmë se kjo retorikë e njejtë e ripërsëritur për liberalizimin e vizave nga ana minstrit Bekim Çollaku është sinqerisht tashmë një turp i radhës. Po ashtu një fyerje e radhës për popullin, sidomos në këtë kohë të vështirë dhe trishtuese për vendin. Fakti që më habit më shumë me këtë deklaratë të tij është se ne nuk jemi në ndonjë fushatë zgjedhore. Zakonisht këto janë premtime elektorale dhe vargje të shefit të tij Hashim Thaçi që i bënte gjatë fushatave. Kjo deklaratë e tij është vetëm për të “zbutur zemrat”, dhe influencën e qytetarëve për të mos migruar drejt kampeve të Hungarisë dhe perëndimit. Mirëpo “zemrat nuk zbuten” me kësi lloj deklaratash e premtimesh boshe. Kësisoj me këtë retorikë në kontiunitet “zemrat” vetëm sa “nxihen” më shumë dhe dikur pëlasin.

Vetëm të kthehemi prapa në kohë, jo më larg se në vitin 2010, ish-kryeminstri Hashim Thaçi deklaronte se shumë shpejtë do të ndodh liberalizimi i vizave që besa thoshte se brenda një viti. Pastaj, jo më larg ky premtim i turpit u bë në vitin 2011 diku ka fundi, po i atij viti. Por, ç’ndodhi në vitin 2012, ku ishim? Edhe po në këtë vit thoshte se gjatë vitit 2013, mund të ndodh liberalizimi? Pra, ne ishim kinse në rrugë të mirë për liberalizim të vizave, pra ishim në proces. Por ne jem në vitin 2015 dhe nuk ndodhi gjë prej gjëje. Por, çfarë u tha dhe u bë gjatë vitit 2014? Të gjithë e dinë tashmë që ishte viti më i keq dhe mjerues pas shpalljes së pavarësisë. Viti i skenave dhe nërçeve, viti i kapjeve dhe luftës për pushtet. Për pak kohë liberalizimi i vizave u harrua.

Këtu njeriu më nuk ka besim në arsim e edukim, nuk ka besim në shëndetësi e siguri, këtu njeriu nuk është i sigurt për asgjë e lëre më për liberalizim të vizave. Këtë tashmë të gjithë e kanë kuptuar që janë të pavërteta dhe të parealizueshme për momentin.

Por, ekziston edhe një paradoks këtu në mes. Çfarë mund të ndodh nëse mrekullusht mund të liberalizohen vizat në këto momente të varfërisë së skajshme? Do të ishte tmerruese dhe drithëruese. Sigurisht do të iknin të gjithë dhe nuk do të ngelej askush këtu. Atdheu ynë do të zbrazët. Pra, të bëhet apo të mos bëhet liberalizimi në këtë kohë të mjerimit? Këtu qëndron dilema dhe fatkeqësia.

Liberalizimi vizave mund dhe do të bëhej vetëm atëherë kur hapen vende të reja të punës, kur të ketë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Pra, kur të plotësohen kërkesat mesatare të secilit nga shteti. Atëherë njeriu nuk ka arsye të largohet dhe migrojë nga atdheu i tij. Kaq e thjeshtë është. Këto premtime minstrat i bënë kohë pas kohe vit pas viti. Dikur premtonte Hashim Thaçi, të njejtën kohë këtë bënte dhe Vlora Çitaku, tash po vazhdojmë me Bekim Çollakun e Skender Hysenin. I njejti stil i retorikës dhe absurdit, pra i njejti skenar dhe turp i radhës. E njejta lojë politike pa fije vizioni e pa fije turpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat