Dorëzohem: Sistem shkërdhatë, spitale shkërdhatë, shkolla shkërdhatë, shtet shkërdhatë!

Opinione

Dorëzohem: Sistem shkërdhatë, spitale shkërdhatë, shkolla shkërdhatë, shtet shkërdhatë!

Nga: Thelleza Muhameti Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:16

Sistem shkerdhate, spitale shkerdhate, shkolla shkerdhate, shtet shkerdhate!
Me ndjeni per fjalet…por kush mendon se eshte fjalor i ashper me detyroheni…se jam e sinqerte, se per 90% te shqiptareve kjo fjale nuk eshte e re, se e dine qe pas kesaj fjale fshihet nje zoteri apo nje zonje e veshur me kostumin e kamufluar nga detyra, qe po ju merr shpirtin “çdo dite te qelbur”!
E per cfare ta duam kete vend kur nuk na jep as deshiren me te vogel per te jetuar ketu.
Ta duam per bukurine natyrore? Kush po e shijon ne fund te fundit?Ata qe fjalen”pushim” e njohin vetem per pushimet verore ne plazhet e degdisur si mos me keq te ndonje qyteti te ashtequajtur “perle bregdetare”, apo ata qe kerkojne pune pa pushim qe te sigurojne strehim dhe ushqim, apo apo ata qe nuk kane strehim dhe shteti yne i fuqishem as ja ka idene qe ky numer minimal ekziston (per te mos thene shumice)!
Po e shijojne barkderrat e pushtetit, vilat e te cileve nuk numerohen, per te cilet eshte e patolerueshme te kalosh nje mbremje ne shtepi, e per ironi te fatit aq shume jane ata qe i kalojne netet e tyre duke enderruar te kene nje çati mbi kokat e tyre!Vend qe pretendon te forcohet por dita dites po ja merr shpirtin dhe po e ben kete vend te dergjet ne dhimbje nga skamja .
Sa papergjegjshmeri masive ka ne dyert e perfaqsuesve tane, pushtetareve tane, te drejtuesve tane te dashur qe per 20 e kusur vjet nuk i bene nje ndryshim ketij vendi, te pakten te justifikonin vitet qe na kane vjedhur ate qe kemi me te çmueshme.. “JETEN”!!!
Jeten na kane vjedhur!
Gjithmone ku te te godasin o popull derzi, te te vrasin e te ta pijne gjakun deri ne pikat e fundit pa ndroje e keqardhje e ne ndjejme keqardhje dhe ndroje se i quajme shkerdhata dhe ndyresira!
Por nuk enderroj me te ngre jehone per gjendjen e mjere ku jetojme, por enderroj te iki sa me pare prej ketu, te shkoj diku larg, atje ku jeta eshte e imja, puna nuk eshte tabu, shkolla eshte edukim, dhe “shteti” eshte sherbetor i te mires sime dhe asaj te pergjithshme. (

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat