Koalicioni PDK-LDK i panatyrshëm, rezultat - shqiptaret ikin nga atdheu i tyre!

Opinione

Koalicioni PDK-LDK i panatyrshëm, rezultat - shqiptaret ikin nga atdheu i tyre!

Nga: Nga Bekim Rexhepi Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:45

Gjërat që janë të panatyrshme ne vetvete prodhojnë reagime të pa pritshme, kështu i pa pritshëm ishte edhe bashkimi në qeverisjen e ardhshme të Kosovës në mes PDK-së e LDK-së, pra aq i pa pritshëm ishte ky bashkim pasi për shumë vite ne pushtet të PDK-së ndodhen pak gjëra të mira për vendin dhe qytetaret e saj. Kjo gjë i solli shqiptaret para një vendimi qe ne zgjedhjet e fundit të mos e votojnë në masë të konsiderueshme PDK-në, si fituese të serishme në vend.

Populli nuk i dha votën as LDK-së në masë të duhur ngase edhe ajo ishte bashkë qeverisur me herët me PDK-në, ndaj në mënyrë shumë të duhur e dha votën, duke e shpërndarë gjithandej, nuk i dha askujt, madje aq sa duhet për të qenë i mjaftueshëm me vetën e për ta vetëqeverisur vendin.

Vota nuk ju dha as LDK-së për të qenë e vetëmjaftueshme ne formimin e qeverisjes me vendin, sepse e dinte më mirë kapacitetin e saj ndaj votën e kishte shpërndarë edhe tek të tjerët si në VV-ja, AAK-ja dhe NISMA . Bashkimi i VLAN-it më herët dhe për pesë muaj pa mundësi demokratike të formimit të qeverisë nga regjimi formal dhe mekanik i Hashim Thaçit, nuk prodhoj ndonjë mirëkuptim për demokracinë dhe për mekanizmat e saj.

Ngërçi politik u krijua nga PDK-ja e cila nuk dëshironte të prodhoj ndonjë mirëkuptim për vlerat demokratike dhe për ti dhënë shansin e duhur mekanizmit të saj të zgjedh ngërçin politik duke i dhënë pushtetin një Blloku të përbashkuar rreth një qeverisje me ndryshe, sepse në këtë mënyrë natyrshëm do të mund të lexohej vota e qytetarëve.

Blloku i VLAN-it ishte një shpresë më shumë për qytetaret, dhe ishte mënyra me e mundshme e krijimit të një gjendje ndryshe ne vend. Kjo nuk ndodhi për shkaqe më të pakuptimta qe i dalin para politikës shqiptare në Kosovë. PDK-ja përfundimisht nuk dëshironte të le fare pushtetin vetëqeverisës, ndaj e futi zgjidhjen normale e demokratike në ngërç politik duke i dhënë pak shanse për ta zgjedhur me mekanizma demokratik, e futi në formalitet kushtetues dhe i krijoj alibi për t’u mos u zgjidhur jashtë diktatit të saj. Blloku i VLAN-it e provoj mekanizmin demokratik të zgjidhjes por u sprovua, ngase PDK-ja përfundimisht ishte distancuar nga çfarëdo zgjedhje jashtë saj dhe pa të.

Pamundësia e një zgjidhjeje të ndryshimit të qeverisjes krijoj do e mos plasaritje, madje plasaritja deri diku qe e pritshme të ndodhi!. Blloku i VLAN-it u nda, rreth postit të kryeministrit, mbase këtu do të plaste sherri dhe ja qe plasi pikërisht rreth këti posti të përgjegjshëm, e qe për shumë lider në Kosovë akoma nuk kuptohet si një përgjegjësi e jashtëzakontë, po si një privilegj për të kenë i pari i vendit dhe jo më shumë. Plasaritja e Bllokut VLAN, dhe pritja për intervenua dikush nga “miqtë”, dha rezultatin më të keq, të mundshëm për Kosovën dhe qytetaret e saj.

Shkatërrimi i një blloku të shpresës do të krijonte një bllok të ri të panatyrshëm, e ky bllok tashmë i quajtur “Blloku i PLDK-së do të prodhonte kundër reagimin më të papritshëm të qytetarëve të saj. Qytetaret duke e ndjerë vetën të pasigurt dhe pa të ardhme në vendin tyre, marrin një vendim të tmerrshëm të braktisin atë, një shenjë shumë e keqe për politikën dhe liderët e saj. Mos përgjegjësia e tyre dhe marifeti politik sjellin këtë imazh të ri për Kosovën e 2014, e 15 viteve të çlirimit dhe të shtetit më të ri në Botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat