Në trekëndëshin kufitar do të duhej të mbahen takime të përbashkëta të dy Parlamenteve dhe Qeverive

Opinione

Në trekëndëshin kufitar do të duhej të mbahen takime të përbashkëta të dy Parlamenteve dhe Qeverive

Nga: Shkruan : Refik HASANI Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:37

Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa veqori dhe karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera , në radhë të parë përmesë Gjilanit lidhet Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kumanova e Likova më afër është me Tiranën dhe Prishtinën dhe detin Adriatik Shqiptarë.

Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj e përshëndesim z.IIir Meta,Kryetar i Parlamentitë të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i LSI-së vizitën që i bën Gjilanit si qendër e këtij Rajoni , por nuk është e mjaftueshme. Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të
mbahen takime të dy Parlamenteve në Rajonin ton , por që nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të bështetjes morale për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin por mbi të gjitha të ndahen mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për tri Komanat. Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare , të harmonozojn që të përafrohen Tirana e Prishtina zyrtare dhe ti kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar.

Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan. Takimet të dy Qeverive Shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta.

Domosdoshmëri e kohës është që Parlamenti i Shqipërisë së bashku me atë të Kosovës të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të këtyre dy shteteve.

Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e ksaj Krahine shqiptare që pa të drejtë kan mbetur nënë administrimin e Serbisë por edhe një mbështetje të Rajonit ton të Anamoravës që është një trekëndësh kufitar. Në të gjitha bashkëpunimet ndërkufitare të
nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi vetëm ne Shqiptarët . Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahet në Gjilan një takim i kabinetin të Qeveritarë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat