Burra e gra të institucioneve të Kosovës, mos harroni se keni punë

Opinione

Burra e gra të institucioneve të Kosovës, mos harroni se keni punë

Nga: Mr.Shkodran Imeraj asistent, Instituti i Historisë-Prishtinë Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:31

Qeveria dhe Kuvendin i ri i Kosovës, duhet që urgjentisht ti miratojnë këto tri ligje :

1. Ligji për distancime (Ligj Special apo Ligj i Veçantë) – ligj ky që duhet të shfuqizoj të gjitha ligjet, vendimet dhe aktete e tjera ligjore që nga marsi i vitit 1989 kur Kosovës ju hoq Autonomia me Kushtetutën e vitit 1974 e deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u vendos nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është ligji i cili me nuk do të lejonte që gjykatat tona të mos sfidohen nga ligjet, vendimet dhe aktet e tjera ligjore të kohës së masave të dhunshme.

2. Ligjin e Pastërtisë apo Lustracionit – ligj i cili do të lejonte hapjen e dosjeve. Me këtë ligji do mundësohej që të merrej vesh për të gjitha figurat publike, për të kaluarën e tyre. Me ketë ligj duhet të sanksionohej që ata persona që dalin të pa pastër në të kaluarën tyre, të mos vihen në krye të institucioneve publike.

3. Ligji për Pronat – ligji i cili do të mundësonte kthimin e pronës tek pronari i saj, prona kjo e marrë gjatë kohës së Reformës Agrare në Kosovës e deri me 1999.

Mos harroni se keni punë lider të Kosovës. Populli po pret që ju të veproni./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat