Këmbët të kanë lozur mirë futboll-po mendja të ka ikur

Opinione

Këmbët të kanë lozur mirë futboll-po mendja të ka ikur

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 25 tetor 2014 Në ora: 14:17

Nuk di nga do t'ia filloi për shqetësimin tim dhe gjithë kombit tim,me këto gjestet e juaja si i pari dhe me një ndikim shumë të madh i UEFA-së,me një racizem që mbani në vete ndaj shqiptarëve,dhe këtu kemi fakte bile mbi fakte?!Ende pa dalur nga veshtorja kombëtarja e SHqipërisë,ju dolët me deklarata marramendëse,dhe këte e realizuat pas pak.Duke hequr tri pikë kombetarës SHqiptare që këte e pa edhe e gjithë bota se çka ndodhi këtu?!

Por ne nuk do te rrimë duarkryq...

U pa mirë se ;UEFA kishte vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Ja vendimi i UEFA-s në ndikim të juaj dhe të argatëve të juaj....

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s ka njoftuar se Shqipëria e ka humbur me rezultat zyrtarë 3-0 ndeshjen në Beograd, ndërsa Serbisë i zbriten tri pikë. Komisioni në fjalë u takua dje dhe njoftoi vendimin e mëposhtëm pas incidenteve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese të Grupit I mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u luajt në Beograd, më 14 tetor. “CEDB” ka vendosur të shpallë ndeshjen e lartpërmendur si të humbur. Si rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0. Përveç kësaj, FSHF është gjobitur 100.000 €. “CEDB” ka vendosur gjithashtu t’i zbresë Federatës Serbe të Futbollit (FSS) tri pikë në konkurrencën aktuale, fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian. Përveç kësaj, FSS është urdhëruar të luajë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese si ekip pritës me dyer të mbyllura. Së fundi, FSS është gjobitur me 100.000 €. Këto vendime janë të hapura për t’u apeluar.”

Me këtë Kombëtares SHqiptare ia futet thikën pas shpine

Marrja qe se mbulon turpin? Skandal pertej skandali?! Si qe e mundur ta merrni kete vendim kur tere bota e pa kete.UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi – Shqipëri, e, cila u ndërpre para kohe pasi huliganët serbë u futen në fushë UEFA ka vendosur t’i japë fitoren 3:0 Serbisë. Kurse, Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Kurse, Serbisë i janë hequr tre pikë dhe dy ndeshjet e radhës si vendas do ti luaj pa pranin e publikut.A eshte kjo e mjaftueshme me Serbine kur ceket se ;Ndeshja u nderpre para kohe pasi huliganet serbe u futen ne fushe ndersa UEFA ka vendosur t;i jape fitore 3;0 Serbise,az nuk eshte kjo qesharake?!!!

Tani e keni detyryar.Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit (FSHF), Armand Duka per te lajmëruar ankesë ndaj vendimit në komisionin apelit të UEFA-së, ndërsa ka pretenduar se çështjen do ta dërgojë edhe në Gjyqin ndërkombëtar arbitrar të sportit (CASLlogaritë për t’u kualifikuar në “Francë 2016

Franqezët armik tinxarë për Kosvë-dosta për Serbinë?!

Kush na ndau Mitrovicën?!

Bota Sot | 04.11.2012 18:09 • Ragip GURAZIU

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani siç po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Slobodan Milosheviqi, atëherë pat cekur se Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe jo rastësisht KFOR-i francez u stacionua (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova, 1999) në Veri të Mitrovicës.

Ende pa u kthyer të gjithë shqiptarët në Kosovë, që ishin dëbuar nga regjimi i Milosheviqit në vitin 1998-99, KFOR-i i Francës veçse ishte stacionuar në veri të Mitrovicës, që lë të kuptoj se kjo marrëveshje ishte ''kurdisur'' me marrëveshjen e Kumanovës, e tani që na doli në ''shesh'' thënia e diktatorit Milosheviq se ''Serbia ka fituar me këtë marrëveshje diç në Kosovë''.

Për shqetësimin tim,që kisha para kësaj kremte,fillimisht do të mundohem që perms këtij shkrimi-pa mendim –etikimi-por e ndjej për obligim të reagoj në disa shkrime,analiza,të publikuara apo botuara në disa të përditshme tona,pra gazetat ditore,ku në disa debate të më hershme nga disa analist të ndryshëm,pjesëmarrës në mediat elektronike dhe të shkruara,sa i përket franqezve disa here me deklarata kontradiktore ja qe autori i ketij reragim paska qene ne dijeni per te gjitha keto marrezira qe franqezet jane sjellur ndaj shqiptareve.

Ja kush e ndau Mitrovicen,para pak ditesh deklaroi vet personi ne fjale,lexo pa nderhyrje

Komandanti i forcave speciale franceze Zhak Hogar ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptareve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai.

Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën, ka publikuar një libër në Beograd me titull „Evropa vdiq në Prishtinë“.

Në një intervistë për gazetën serbe Novosti ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze.

Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës deri në hyrjen e trupave të NATO-s. Qëllimi i tij ishte të publikonte librin në 15 vjetorin e „agresionit“ të NATO’s në Serbi.

“Në fund të vitit 1988 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. Në mediat franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqij po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin prandaj pritja ime ishte t’i takoj këta serb të ligj që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e „vërteta zyrtare“. E zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta”, deklaron Hogar për gazetën Novosti, raporton Politiko.net.

Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?

Faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët.

Çfarë zbuluat në terren?

Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesional dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thyejnë marrëveshjet.

Si sillej UÇK?

Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve jolojal me vulë të UÇK-së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat por kurrë s’kemi dëgjuar më për to. Se UÇK ka qenë bashkëbisedues i privilegjuar i BE-së paraqet shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.

Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?

Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.

A ua sugjeroi kush këtë ide?

Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon.

Keni shkruar raporte të cilat nuk u kanë pëlqyer eprorëve tuaj?

Kam shkruar vetëm të vërtetën. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem për këtë, por kam kuptuar se ajo çfarë po thoja ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze. Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaj jetët njerëzore. Ushtria franceze është profesionale, me vlera të larta morale. Kur ata që e quajnë veten ushtarë, sulmojnë murgjët e pambrojtur, siç ka bërë UÇK, çfarë ju mbetet tjetër veçse të mbroni të pafuqishmit dhe të përlesheni me sulmuesit? Këtë edhe e kemi bërë, prej fillimit.

Çfarë do të ndodhë me Kosovën?

E vetme nuk do të mund të mbijetojë. Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i bashkangjitet „Shqipërisë së madhe“, asaj që e pamë në hartë gjatë ndeshjes së fundit në Beograd. Por një Shqipëri e tillë do të ishte jetëshkurtër. Pavarësisht politikës ditore serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ajo është territor i juaj.

Zhak Hogar e ka braktisur ushtrinë qysh në vitin 2000- për shkak të Kosovës.

Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar – thotë Ogar. Sot ai është në krye të dy ndërmarrjeve që merren me konsalting dhe investime të jashtme si dhe me siguri. /Politiko.net/

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat