Shqiptarët, populli që më shumë jeton jashtë se në trojet e veta

Opinione

Shqiptarët, populli që më shumë jeton jashtë se në trojet e veta

Nga: Nga Edon SELMANI Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:00

Duhet pas parasysh se ky rezultat është gjetur në një faqe elektronike dhe nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa te dhëna të cilat janë të besueshme, atëherë, duhet të merret edhe në konsideratë se vërtet janë 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar qe i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata qe ne sot i njohim, si të asimiluar. Megjithatë, le ti referohemi këtyre fakteve dhe të nxjerrim një numër më të saktë ndoshta. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milion banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milion shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptareve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të filloj me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë se sa Shqipëria dhe Kosova bashke. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata sipas statistikave janë diku aty afër të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk rreth 5 milion qytetarë shqiptaro-turq me origjine shqiptare. Një tjetër vend nga ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershimit janë dhe shqiptaret e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë Arvanitasit.
Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët që gjenden ne jug te Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri. ata llogaritën në mbi 100 mije.Ndërsa, në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes se largët ose Misiri i njohur tek shqiptarët është edhe Siria, pas largimit nga Egjipti shumë shqiptarë u vendosen nl Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptar qe janë te vendosur ne Bullgari. Shqiptarët janë të përqendruar kryesisht ne Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mije vetëve. Ne Rumani numërohen rreth 20 mije. Ne Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth12 mije shqiptarë ne Slloveni Numërohen 12 mije shqiptare edhe ne Ukraine Janë evidentuar gjithsejte 7 fshatra te banuara nga shqiptarët. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre Ne Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata te përzier me emigrantët italianë qe erdhën këtu nga jugu i Italisë pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar.dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mije.. Australia megjithëse një vend i madh për emigrantët , por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë . Aty numërohen rreth 26 mije shqiptarë, te vendosur ne rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta qe ka me pake shqiptare aty janë vendosur thuhet ne Kejp Taun rreth 15 familje .Vendi me i preferuar dhe nga me te populluarit kohet e fundit kryesisht janë SHBA-se. Një kuriozitet shtesë "shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën", kjo duket behet për te treguar se sa janë te dhëne shqiptaret pas emigrimit për ne Amerike. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mije shqiptare, shifër kjo qe kurrë nuk ka mundur te behet zyrtare pasi qe ka munguar një iniciativë zyrtare qe ta bëjë një gjë te tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga me te banuarat me shqiptarëve. Ata janë te instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio, dhe Kanada( konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesorë ne largimin e shqiptarëve të kohëve te fundit ku janë te vendosur shqiptarët konsiderohet Greqia me rreth 500 mije shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mije shqiptarë përfshirë këtu edhe ata te trojeve etnike. Ne Itali rreth 300 mije dhe ne Zvicër rreth 180 mije kryesisht shqiptare te trojeve etnike. Ne Angli 40 mije, Belgjikë rreth 40 mije, Një numër me te vogël shqiptarësh gjeni pothuajse ne çdo vend evropianë, por tani me nuk ka cep te botës qe nuk gjenë shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat