Moshnimi i popullsisë sfidë e shekullit XXI për njerzimin

Opinione

Moshnimi i popullsisë sfidë e shekullit XXI për njerzimin

Nga: Sami Behrami Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:42

Shoqëria njerëzore prej krijimit te saj është ballafaquar me problem dhe sfida te natyrave nga ma te ndryshmet: fatkeqit te ndryshme natyrore, ndryshimet klimatike, probleme ekonomike- kriza ekonomike etj. Sfida me e madhe qe e prêt shoqërinë njerëzore gjatë shekullit XXI është moshnimi demografik i popullsisë dhe për ketë arsyeje shkencëtar e fushës se demografisë dhe sociologjisë shekullin XXI e kanë shpallur shekull i plakje së popullsisë- Plakja i popullsisë është realitet në vendet te zhvilluara edhe ato në zhvillim. Shekulli XXI është shekull i plakjes së popullsisë. (Lutz, Sanderson, Scherbov, 2004).

Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi

1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.

Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfidave.

Në aspekt demografik struktura e popullsisë sipas moshës hynë në grupin e treguesve më të rëndësishëm demografik i cili përveç në zhvillimin e popullsisë ndikon edhe në të gjitha sferat tjera socio- ekonomike, prandaj analiza e strukturës së popullsisë sipas moshës është bazë jo vetëm në kërkimet demografike por edhe për të gjitha sferat tjera socio- ekonomike.

Në literaturën demografike ekzistojnë disa definicione për moshnimin demografik të popullsisë. Definicioni më i shpeshtë nënkupton rritjen e numrit dhe pjesëmarrjes së popullsisë së moshuar mbi 60 vjet ( ose mbi 65 vjet) në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ndërsa si tregues të moshnimit demografik përdoret ndryshimi në Koeficientin e vjetërsisë ose ndryshimi (rritja) e pjesëmarrjes së grupmoshave të vjetra në popullsinë e përgjithshme dhe indeksi i moshnimit.

Faktet kryesore te cilat vërteton konstatimin se popullsia e botes gjithi e më tepër po plaket është trendët e rritjes së numrit të përgjithshëm dhe popullsisë sipas grup moshave. Në periudhën 55 vjeçare (1950-2011) popullsia e përgjithshme e botes është shtuar për 2.5 here. Ne të njëjtën kohë popullsia e grup moshës

0-14 vjet ka treguar rritje për 2 here, grup mosha 15-64 vjet për 2.5 here kurse grup mosha mbi 65 vjet për 3.9 here. Pra shikuar me përmasa globale ritmet e shtimit të popullsi së grup moshave 0-14 vjet ka qen më i ulët se ritmet e shtimi të popullsisë së përgjithshme, grup moshat 15-64 vjet kanë pasur ritme të njëjtë të shtimit kurse grup moshat e vjetra mbi 65 vjet kanë pasur ritëm shumë më të shpejt te rritjes se te gjitha grup moshat dhe numri i përgjithshëm i popullsisë.

Ne vendet ne zhvillim dhe të pa zhvilluara në përudhen e njejt popullsia e përgjithshme ka treguar rritje për 3.1 here, grup mosha 0-14 vjet ka treguar rritje për 2.3 here, grup mosha 15-64 për 3.2 here, kurse grup mosha mbi 65 vjet ka treguar rritje për 4.6 here. Pra popullsia e moshuar është rritur për 2 here me shpejt se sa popullsia e re dhe 1.1 here me shpejt se sa popullsia e përgjithshme që tregon se nga ky proces janë përfshi edhe vendet në zhvillim dhe të pa zhvilluara.

Ne 25 vitet e ardhshme trendi i moshnimit pritet të përshpejtohet. Kështu me përmasa globale popullsia e re pritet të rritet për vetëm 3.6%, popullsia e pjekur pritet të rritet për 29.5%, popullsia e grup moshat të

vjetra do te dyfishohet (rriten për 104.9%). Edhe në vendet në zhvillim dhe të pa zhvilluara trendet e rritjes priten të jen shumë më të favorshme për grupmoshat e vjetra.

Koeficienti i vjetërsisë- pjesëmarrja e grup moshave te vjetra ne kuadër te numrit te përgjithshme te popullsisë tregon se popullsia e botes po shkon drejt plakjes me trendë të përshpejtuar të cilat do të përshpejtohenr në 25 vitet e ardhshme.

Përqindja e grup moshave të reja me përmasa globale ka pësuar zvogëlim nga 34.2% (1950) ne 28.1% (2011) dhe pritet te zvogëlohet ne 23% (2030), grup mosha 15-64 ka pasur dhe pritet të ketë ngritje të lehtë nga 60.7%(1950) në 65.3%(2030), kurse pjesëmarrja e grup moshave te vjetra (mbi 65 vjet) ka rritur pjesëmarrjen nga 5.2% (1950) ne 7.7% (2011) ndërsa ne 25 vitet e ardhshme trendët e rritjes se kësaj grup moshe do të jenë edhe më të shpejta për të arritur në 12% të popullsisë së përgjithshme (2030).

Përderisa vendet e zhvilluara (në përgjithësi) në fazën e moshnimit janë futur menjëherë pas luftës se dytë botërore, vendet në zhvillim dhe të pazhvilluara janë në fund të etapës së pjekurisë dhe pritet që në vitin 2017 të futen edhe këto në fazën e par të moshnimit.

Indeksi i moshnimit - ne aspekt global në vitin 1950 ishte 15.1% për të arritur në 26.3% (2011) dhe pritet të vazhdoj me intensitet të përshpejtuar për të arritur në 51.1% (2030). Rezultatet e parashikimeve tregojnë për trendë të përkeqsuara të lëvizjes së përgjithshme të popullsisë e sidomos të strukturës së popullsisë sipas moshës sidomos ne Evropës. Këtë më së miri e ilustron fakti se në periudhën në vazhdim e vetmja kategori e cila do të ketë rritje të vazhdueshme janë grupmoshat e vjetra të popullsisë (mbi 60 vjet).Kështu gjatë gjysmës së par të shekullit XXI grupmoshat mbi 60 vjet në raport me vitin 2000 do të tregojnë rritje për 10.9% (2011), 47.1% (2030) dhe 65.5% (2050) që është rritje shumë më e lartë se sa rritja e numrit të përgjithshme e popullsisë e sidomos krahasuar me rritjen e grupmoshave të reja (0-14 vjet).

Gjendja dhe perspektiva në Kosovë

Migrimet dhe situata e përkeqësuar sociale, ekonomike dhe politike e viteve të ’90 të shekullit të kaluar në moshnimin demografik të popullsisë së Kosovës u manifestua në dy aspekte:përmes migrimeve selektive të grupmoshave të reja të popullsisë duke zvogëluar pjesëmarrjen e tyre në popullsinë e përgjithshme dhe migrimet e popullsisë së aftë për riprodhim duke shkaktuar rëne të normës së përgjithshme të lindshmërisë duke shkaktuar moshnimin nga baza (poshtë).

Regjistrimi i popullsisë 2011 (përkundër mangësive dhe kritikave) për herë te par tregon për tendencë të rënies të popullsisë së Kosovës për -11.1% krahasuar me vitin 1991. Popullsia e grupmoshave të reja (0-19 vjet) përbënte 38.1% ( nga 52.4%-1981) ndërsa popullsia e vjetër (mbi 60 vjet) përbente 9.6% ( nga 6.4%-1981) të popullsisë së përgjithshme. Sipas rezultateve të prezantuara popullsia e Kosovës ne vitin 2011 i takonte grupit të popullatave në prag të moshnimit demografik.

Rezultatet e parashikimit tregojnë se mesi i viteve të ’30 të këtij shekulli shënon periudhën kur popullsia e moshuar do të mbizotëroj grupmoshat e reja dhe do të filloj procesi i depopullimit i cili në dekadat në vazhdim do të thellohet me trend të përshpejtuara.

Trendin e përkeqësimit të strukturës së popullsisë sipas moshës më së miri e vërteton fakti i rritjes së popullsisë sipas grupmoshave ku grupmoshat 0-19 vjet në periudhën 2011-2061 do të tregojnë trendë të rënies për -55.5% ( më tepër se përgjysmim), grupmoshat 20-60 vjet do të jenë stabile por me tendencë të rënies -11.4%, ndërsa grupmoshat mbi 60 vjet do të tregojnë rritje për (279.6 %) ose për afër 4 here (3.8 here).

Shumë vende të cilat përballen me probleme të kësaj natyre zgjidhjen e tyre e kërkojnë përmes imigrimit nga vendet tjera, ndërsa Kosova me nivelin e zhvillimit nuk mundë të llogaris në këtë politik. Përkundrazi, gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me EU e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të EU në të gjitha sferat socio-ekonomike, ndersa dihet se nga emigrimet kryesisht përfshihen grupmoshat e reja.

Në rastin më të mirë për Kosovën ruajtjen e nivelit të lindshmërisë në gjendjen e tanishme dhe ndalimin e rënës së më tej do të ishte zgjedhja më e mirë për të ardhme të qëndrueshme demografike të Kosovës që nënkupton që gjenerata e ardhshme minimumi të jetë me madhësi të njejt si e tanishmja.

Moshnimi demografik ka implikime negative dhe afatgjata në zhvillimet demografik dhe socio-ekonomike. Perkusioneve demografike të moshnimit të popullsisë në radhë të par ndikojnë në: shkallen e rritjes së popullsisë, në nivelin e natalitetit (me zvogëlimin e kontingjentit fertil), në nivelin e mortalitetit , në lëvizjet migruese, në ndryshimet e strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë etj.

Ne aspekt ekonomik perkusionet negative të moshnimit të popullsisë shprehen përmes zvogëlimit të numrit të popullsisë së moshës së punës, në nivelin e aktivitetit ekonomik, plakjen e fuqisë punëtore (zvogëlimi i produktivitetit), rritjen e presionit në fondet personale, shëndetësore etj . Presioni më i madh në të ardhmen pritet te jetë në sistemin pensional, sistemin shëndetësor dhe fuqinë punëtore me qen se popullsia e mbajtur do të jetë barrë e rëndë për të punësuarit.

Autori është doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat