Kompromisi

Opinione

Kompromisi

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 13:22

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme,f.526,do të thotë: Marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare,duke i bërë lëshime njëra tjetrës.Kompromis politik.
Te na më se i nevojshëm.
Ky nocion shumë i nevojshëm,mbase i domosdoshëm për t`u vu në veprim në politikën kosovare,për të zbutur kokat inatçore e të nxehta të politikajve,që u mungon atdhedashuria dhe morali politik.
Për kompromis është pritur tepër gjatë,nga e cila pritje e kemi pësuar edhe si popull edhe si shoqëri politike.Por,edhe përgjegjësia ndaj obligimeve që ua ka besuar sovrani,duhet të jetë hosten therrës për këta bukëshkalë.
Një urti popullore na këshillon:
-Marifeti është me u hapë dera me njëherë.
Mjerisht,te ne nuk po gjen zbatim
Kjo po i ngjet asaj hasmerie të dy familjeve a lagjeve arkaike,kur mbasi janë përgjak e dërllosh mirë,thonë:-Hajde,se po pajtohemi.
Në vend se të pajtoheshin pa u damtuar e pësuar aq keq.
Këtu vërtetë nuk kemi të bëjmë me hasmëri partiake,sa kemi të bëjmë me dëshirën kancerore për pushtet,për kolltuk e sundim.
Kjo dëshirë po shfaqet në forma të ndryshme dhe jo në atë përçka po këmbëngulet,pranda, edhe po zvarritet në vazhdimësi inaugurimi i institucioneve shtetërore,meç rast humbjet në të gjitha sferat e jetës,po e pengojnë zhvillimin e jetës dhe të politikës.
Që të pajtohen dy palët e hasmuara në konflikt,gjithmonë kanë ndërhy njerëzit e mençur dhe janë tubuar për t`i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve
Ky tubim ndër në,në Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe në vendet rurale,është quajtur MESHLIS,i cili edhe zbatim praktik ka gjetë,kryesisht në këto vende.
Sipas kësaj logjike kompromisi duhet të bëhet,pa humbur kohë më tutje dhe atë me ndërmjetësimin e „Pleqëve“.
Ndryshe të „çekiçëve“ të huaj.
Sepse prej tyre s`guxojnë me thye krane a me luajt bisht.
Edhe pleqt e meshiseve kishin me vete garden e të rinjve,nga të cilët nuk guxonin t`u nëpërkëmbet fjala.
Jo si sot këta heronjtë tanë që ndërrojnë mendje orë e qast,si pas motit.
Që të mos vazhdojë deri në pakufi kompromentimi,duhet çështje e paralizimit politik dhe institucional ta zgjedh kompromisi.Ose të bien në ujdi për ta kompletuar shtetin ose të shpallin Zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo gjendje amullie politike po kundërmon erë kërme.
Thonë vejushka i ka dhjetë pale mend,të cilat i ndërro shpesh,sipas interest personal.
Po këta guxhumat tanë nuk janë as vejana,as vejushka,por sopata nuk u pret në një vend.Nuk i dalin sajp fjalës së vet,me çka e kanë humb edhe atë grimë autoritet,nëse u ka mbetur në ndoj qosh?!
Na me veprimet e deritashme kontraverze edhe u fikëm për rrënjë edhe u koritëm për pike.
Në shumë shkrime e prononcime politike mbi gjendjen tonë neveritëse,po përdoret termi “ngërç politik” që nuk e mbulon tërësisht këte veprimtari keqbërëse,sepse gjendja është shumë më madhe dhe më e thellë se ngërçi.
Prandaj është më mirë dhe më saktë të përdoret termi paralizë politike që edhe sipas kohëzgjatjes fort po i përngjet.
Paraliza kurrë nuk sherohet plotësisht e në vende ku nuk intervenohet me kohë as pjesësisht jo.
Më sa dihet,Kosova në shërimin e paralizës,që shkaktohet nga sulmi në tru apo edhe quhet në medicinë: Infark i trurit,po e heç të zitë e ullirit.
Mos janë edhe këta xhyzginxhitë tonë të prekur nga kjo sëmurje që kurrë nuk janë komplet e të arsyeshëm asnjëherë?!Bile as për së afërmi.
A mundet të arsyetohet kjo bllokadë e institucioneve?!
Mos është Kosova çifllëk i maniakëve të politikës,që ta përdorin (keqpërdorin) ata sipas hujeve e tekjeve dhe në fund:
-Më rrove,të rrova,brisiku iberberit?!
Hirësia e juaj,boll ma se ja nxorrët bishtin!
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat