As ashtu, as ashtu

Opinione

As ashtu, as ashtu

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 22:02

Gomari kurrë nuk e zgjedh mesin,por gjithmonë mba anët ekstreme:
-Ja nën,ja mbi rrugë,në rrugë kurrë.
Në mënyrë atavike kjo në kohën moderne po përjetësohet te njerëzit,pikërisht te bota femrore.
Na duel një skotë feministe befasisht sikur të ishte ardh drejt e nga ferri dhe don botës t`i jep „nasihat“mbi ekzistencën e botës dhe jetës nëntokësore,të cilat u paguan mirë që të na i „mësojnë“ do gjëra për ahiretin,të cilat ne nuk i paskemi ditur.
Na porosisin të heçim dorë nga shkolla,nga puna,nga gëzimet e jetës,nga feja kombëtare etj.
Shkolla e prish fenë,moralin e fesë,kurse gëzime e jetës,janë barrierë që pengojnë t`i shijomë gëzimet e botës së përtejme.Absurditet me brirë.
Janë shalakatur gjithëkah e gjithë kund e tash,pas një page të majme;fup ia çesin kokës shaminë,besa e mbulojnë edhe fytyrën,duke e sfiduar rendin e rregullin shoqëror.
Në qoftëse lecka e ndyrë pakistano-siriane e mba fenë brenda koke,atëherë ajo qenka fe e leckave.
Këtu mëshihet një sekret i madh,sa abuzues edhe më shumë i damshëm.
Lexova që njëra qenka nda nga burri dhe qenka „mbuluar „ me shami“.
Dy herë nuk shkohet te burri virgjine në këte botë,ndërsa për në tjetrën le të na thonë kokat e mbuluara me shami.
MOS HA MURRIZA SE PRISHET RAMAZANI!
Dy shokë marrin rrugë në ramazan.Kah ecnin monopatit,murrizi degët me kokrra i kishte zgjat deri në rrugë.
Njeni nga shokët harroi që është në agjirim dhe e futi një grusht murriza në gojë.
Tjetri ia priti:
-Mos ha murriza se prishet ramazani!
Kyi a ktheu:-N`u prisht ramazani për nji grusht murriza,mu në ta ja rrassha,se kurrë gjë s`kanka puna e tij.
EKSTREMI TJETËR
Femrat e reja që e kanë tepër në huj vetën,e hangrën turpin me bukë.Prandaj nisën publikisht e turpësisht të zhvishën.Qofshin ato këgëtare,manekene,moderatore, aktore,a faqja e zezë.
Për këte manir e damkë të moralit njerëzor,përgjegjësi bie mbi regjisorët,moderatorët dhe udhëheqësin e programeve “kulturore”.Le të shkojë turpi edhe në konton e tyre.
Në RTK i nxirrnin në ekran me kërthizë cullak vajzat e moshës shtatë vjeçare.
Kështu që heret po i përgadisin që më vonë të cullakohen lehtësisht e pa fije turpi.
Ata përgaditës a regjisorë të programe,të thuash,pornografike;pa i nxe duart mirë,atje teki,në organin gjenital,nuk ua japing vizën që të dalin në publik.
Ne dikur i nuknim dardhat e papjekura,por duke i ndrydhur herë pas here dugeshin.
Kështu po ngjet edhe kjo punë.
Mirëpo publiku i njerëzishëm,këte pamje mjeruese e të turpshme,nuk e merrë për shttimin e estimit,por për ntrashjen e turpit.
Shoqëria jonë nuk është e kosoliduar në sferën e kulturës,prandaj edhe lejon këto devijime morale.
Femra nis me avash të zhvishet,publiku kallet në duartrokitje( për çkulturizim),
në vend që në mënyrë demonstrative ta lëshojnë sallën.
Ani kur nisin komentimet alamet e mut me lule.
Filanja,mos i koftë për keq, i kish cicat(gjinjtë) për t`u dhënë gji krejt fëmijëve
të qytetit dhe për t`ua hjek etjen krejt dashnorëve të harlisur.
A e pate krejt barkun rrath-rrathë që edhe kërthizën ia kishin mbulue.
Po këbet si tëpi apo lënd e pyellit.
Të pasmet,vithe(bothën) të gjërë sa stena,thua se po e marrin për kacë të zaireve.
Sipas kësaj “mode”,tash e tutje nusja duhet ta ekspozojë vetëm prapanicën,
nëse është e mjaftueshme për të plehruar arat e bereqetit.
Shikuar nga aspeki i përgjithshëm,shkatërrimi në kulturë është ndër shkatërrimet më të rënda,më të dëmshme për shoqërinë që atakohet nga kjo murtajë e kulturës.
Ne na ka atakuar keq,si me mbulesë,sipas dëshirës së armiqëve tanë,si me cullakhane,nën ndikimin e të përdalurëve, edhe nga rradha jonë.
Plaka nga arma,nga aksidenti,nga sëmurja e taksirati edhe mund të shërohet për dy a tre muaj,ndërsa plaga në kulturë me dekada e vite nuk mund të shërohet,por edhe lenë pasoja të pa parashikueshme.
Këtu,në shkatërrimin e kulturës te ne,janë dakorduar të gjithë armiqët tanë që të bashkëpunojë unanimisht për të na e varrosur kulturën.
Nëse një popull nuk e ka kulturën njerëzore e kombëtare në nivel; ai popull nuk ka as gjë dhe se është i destinuar t`i nënshtrohet shkatërrimit.
Patëm në Gjimnaz në planprogram në drejtimet kulturologjike që të përgadisim një dramë me nxënës(e).
Unë bëja përshtatjen e tekstit,ndërsa regjisori anën praktike.I drmatizova poezitë e Migjenit dhe regjisori nisi nga puna.Ndërhyri shteti dhe na e ndaluan.
Si alternative,zgjodhëm komedinë “Katërmbëdhjetë vjet dhëndërr”.
Ajo që kishte rrolin e nusës një bukuroshe që kishte në sy thellësinë e liqenit,por edhe aktronte mirë.
Ndodhi të mos vijë në prova.Rastësisht e takova në rrugë.Kah na humbe ti?
-Më vie shumë keq professor,por regjisori më ka vu” kushte”.
- Edhe mua më vie seriozisht keq,por morali është mbi të gjitha.Ruaje!
Të nesërmën më vie prindi i saj dhe ankohet se vajzës i kanë vu kapric dhe mund t`ia humbin vitin shkollor.
Vajzën e ke të ndershme,prandaj për çdo mosmarrëveshje në shkollë le të lajmërohet ose lajmëromnu ju.
Sa të jem unë këtu as qimja e flokës nuk ka mi i mungue.Garant.
Një ditë mbas ditësh u takuam befasisht në rrugë me këte burrë me të gjitha tiparet e burrërisë.Shok profesor,tha:
Mora vesh se ishi të afërt nga gjaku me Basri Musmuratin,prandaj në bazë të tij kam formue bindje të mirë për ty.Rri pa gajle,i them!
Atëbotë njerëzit që kishin lidhje sekrete me pushtetin,kishin lirinë e plotë të veprimit dhe s`guxonte kush me ua turbulluar ujtë.
Se po çele gojën,të pinte e zeza.Ta montonin proçesin politik:Kundra shtetit e popullit dhe pastaj të priste qelia.
Dëshiroj të mos përsëritën ato kohë dhe ato rezhime,ku 3% e bënte lesh 97%.
Por e shoh të udhës që shkruhet edhe për ato dromca jete që për dike ishim plot helm.
Nëse konstituohen institucionet e Shtetit të Kosovës dhe duhet sam ë shpejt të ndodhë kjo.
Atëherë vemendjen e plotë duhet ta kenë kulturën dhe ruajtjen e saj nga degradimi.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat