Rroftë shosha

Opinione

Rroftë shosha

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:35

Ne po u dashka të kerkojmë falje nga turqia se iu paskem kërcyer kot nën jataganet e tyre. Të kërkojmë falje se i kemi shti me zor të na merrnin jeniqerë. T'iu kërkojme falje se i kemi shti të zhvarrosin Pjetër Bogdanin, e trupin e tij t'ua hedhin qenëve. T'iu kërkojme falje për krijimin e Lidhjes së Prizrenit...
Tekstet mësimore i ka permiresuar ministri marksist, tash turkofil, me pajtim te qeverisë, për pak para, u mundua të mbuloi Diellin me shoshë...
Tash thuhet se pilotët që i kanë rënë beligradit mbi 70% na paskan qenë turqi!!! Çfare absurdi!!!
Nuk është e çuditshme, turrin tuaj se ndalë penda e përkthyer në 72 gjuhë, Ismail Kadare, ngase jeni të bindur se mendja juaj është më e ndritur se e Tij.
Ka një limit që ndanë turpin nga e njerëzishmja.

Avdyl Gërvalla

Gjenevë, më 30 gusht 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat