Mashtruesi serik - Ferid Agani

Opinione

Mashtruesi serik - Ferid Agani

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:43

I muajit të Majit 2014 është edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkollat publike.
Para zgjedhjeve nacionale, u zbulua kushti i vetëm i Ferid Aganit për koalicion me Hashim Thaçin.
Shamia!
Ferid Agani me bandën e tij të ngushtë thanë se prej 1 Shtatorit 2014 të gjithë nxënëset myslimane do të kenë mundësinë që ta gëzojnë të drejtën e tyre për të bartur shami.
Agani me Jetonin treguan se Ministria e Arsimit e ka ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e uniformave nëpër shkolla.
Ramë Buja me kllapën e tij e mistifikuan këtë vendim të Ri, dhe kurrë nuk lejuan të kuptohet nga opinioni e vërteta e plotë.
Sikurse gjatë fushatave të mëparme, edhe gjatë fushatës zgjedhore 2014, për t'ia lehtësuar gjendjen ish Kryeministrit të tij në qeverinë e përkohëshme të Kosovës, ish Zëvendësministrii punës, Naim Tërnava, kërkoi nga partitë politike (indirekt nga PD-ja) që të mos merret me shamia, por që t'i këqyrë punët e veta.
Se, me shamia do të merret BIK- u!
Ajo parti politike që e ka shok të ngushtë Naim Tërrnavën, siç e ka PDK-ja, nuk varet nga Partia e Drejtësisë!
Më 1 Shtator do të shihet se a do të bartin nxënëset e shkollave fillore dhe të mesme shamia në orë mësimi, apo Ferid Agani e ka hëngër edhe një forë të Hashim Thaçit!
Mbasi nuk dha dorëheqje në momentin kur nuk u bë deputet, Ferid Agani le të tërhiqet nga koalicioni me PDK-në, ose komplet politika, t'ia lë pozitën e tij deputetes me shami, sepse Hashim Thaçi e ka shndërruar Feridin në palaço, në mashtrues serik të vajzave të reja myslimane, të cilat i kanë besuar Feridit, kur ua ka dhënë haberin për shamia, dhe i kanë blerë e me gëzim i kanë bërë gati shamitë e Reja për Vitin e Ri shkollor!
Unë e shoh shaminë duke shtegëtuar për në Gjykatën Kushtetuese!
Por, nëse del e kundërta, dhe nxënëset e shkollës fillore shkojnë e mbulojnë fëmijërinë e tyre me shamia, atëherë budall është Ferid Agani që nuk kërkon edhe ndarjen e nxënësve me shamia në klasa të veçuara, pa djem e vajza kryeshtruara, me mësuese të mbuluara, dhe me sexhade te banka shkollore.
P.S. Edhe unë e kam gjetur një paradoks.
Në jetë të ndara, por vetëm në varreza, gratë myslimane i sheh të shtrira në varre, pranë varreve të burrave të panjohur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat