Obstruksionet e pafund të Kryeministrit në largim, Hashim Thaçit për të mos e dorëzuar pushtetin

Opinione

Obstruksionet e pafund të Kryeministrit në largim, Hashim Thaçit për të mos e dorëzuar pushtetin

Nga: Shkruan: Nehat Hyseni Më: 23 korrik 2014 Në ora: 08:28

Obstruksionet e PDK-së dhe Hashim Thaçit reth bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës me qëllim të shtyerjes së afatit për konstituimin e institucioneve të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit të Republikës së Kosovës, siç janë funksioni i Kryetarit dhe nënkryetarve të Kuvendit të Kosovës, emërimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re, etj.

Apeli i Kancelares Angela Merkel

Kjo sjellje antishtetfofmuese e PDK-së dhe z.Thaçi, edhe përkundrejtë apeleve të përfaqësuesve të shumë shteteve mike, e sidomos insistimi i Kacelares së Gjermanisë, z. Angela Merkel për konstituimin urgjent të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, tregojnë për dëmet e mëdha që po ia shkakton Kosovës Kryeministri në largim, i cili po e dëmton rëndë shtetin e Kosovës, duke rrezistuar dhe duke refuzuar dorëzimin paqësor e civilizues të pushtetit, meqë nuk ka më shumë se 37 deputetë, ose më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Janë paraqitur dyshime të bazuara se Hashim Thaçi këtë shtyrje të formimit të institucioneve dhe zvarritjen e këtillë po e bën për të blerë kohë dhe për të pritur zvogëlimin e kompetencave dhe dobësimin e EULEX-it, që në shtator do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Dhe, duke llogaritur ndikimin dhe kontrollin e PDK-së dhe Hashim Thaçit personalisht mbi institucionet vendore, ata mund të jenë të motivuar nga ky fakt.

Sido që të jetë puna, veprimet e këtilla të tyre, Kryeministrin në largim, z. Thaçi dhe partinë e tij i kanë kompromituar aq shumë, sa që ata para popullit të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar, u demaskuan dhe u diskredituan plotësisht, duke mos qenë të gatshëm ta dorëzojnë pushtetin.

Keqpërdorimi i Gjykatës Kushtetuese

Në këtë lojë të dëmshme dhe të papastër politike, Hashim Thaçi është duke e (keq)përdorur maksimalisht Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për kinse sqarimin e nocioneve themelore të normave juridike lidhur me atë se kush ka të drejtën e mandatarit, që ta formoj qeverinë e re.

Duke e ditur faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila dyshohet nga shumëkush se në një mënyrë paraqet një "filialë" tē PDK-së, meqë ndikimi dhe kontrolli i Kryeministrit në largim, z. Thaçi është jashtëzakonisht i madh.
Sepse, disa herë deri tani, kjo Gjykatë ka marrë vendime që ishin kryekëput në interes të PDK-së dhe në dëm të të tjerëve, e sidomos kundër LDK-së.

Prandaj, është duke u keqpërdorur në mënyrë ekstreme, si në asnjë shtet tjetër në rajon, Gjykata Kushtetuese, jo vetëm nga Hashim Thaçi, por edhe nga Presidentja Jahjaga, e cila vendimet e vështira politike, e veçanërisht ato të cilat prekin PDK-në, ia dërgon kësaj Gjykate, duke dashur që vendimet politike që duhet t’i merr vet, meqë janë competence e saj, synon t’i zëvendësoj me ato juridike.

Pra, PDK dhe Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, sa here që gjendet në situatë të vështirë, si themi ne ”pisk”, edhepse e din, ashtu siç e dijmë të gjithë ne, se ai nuk ka të drejtë, megjithatë, Gjykata Kushtetuese i vyen atij për t’i zhagitur proceset dhe për të blerë kohë për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, qoftë edhe një ditë, apo orë më tepër, pa e çarë fare kokën se me këto veprime e dëmtojnë imazhin,demokratik, edhe ashtu të kompromituar e të katandisur të Kosovës, duke e bllokuar punën e legjislaturës së re të Kuvendit, i cili urgjentisht duhet të miratoj një mori ligjesh që janë të lidhur ngushtë me MSA-në dhe liberalizimin e vizave, pastaj me formimin e Gjykatës Speciale, etj.

Bllokada dhe destruktiviteti

Sjelljet këmbëngulëse, destruktive e bllokuese të PDK-së dhe Hashim Thaçit, të cilët madje nuk hezitojnë që të provokojnë në mënyrë ekstreme duke shprehur arrogancë ta pafund, siç ishte rasti i uzurpimit të ulëseve në sallën e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik 2014, me rastin e mbajtjes së Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, kur koalicioni i PDK-së kishte shkuar më herët në sallê dhe i kishte uzurpuar vendet e rezervuara për Koalicionin LDK-AAK-Nisma, si grupim më I madh politik që ka krijuar mazhorancë qeverisëse prej mbi 2/3, me 83 deputetë.
Poqese do të insistonin të ulen aty deputetët e këtij koalicioni, atëherë shumë lehtë mund të shpërthente konflikti dhe përplasja fizike midis deputetëve! Prandaj, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kishin bërë apel tek deputetët e vet dhe kishin deklaruar se "poqese është nevoja nuk do të ulemi fare dhe në këmbë do të qëndrojmë"! Kështu u shmang konfikti dhe përplasja fizike mbrenda sallës.
Pra siç po e shohim Hashim Thaçi dhe partia e tij, PDK janë duke bërë shumë obstruksione, bllokada dhe veprime të tjera të pajijëshme dhe të dëmshme për Republikën e Kosovës, meqë si duket, e kanë shumë vështirë të ndahen nga pushteti dhe t’ia dorëzojnë atyre që kanë shumicën e deputetëve të dalur nga zgjedhjet e parakohëme parlamentare të 8 qershorit 2014.
Por, nga vizita e djeshme e Prokurorit ndërkombētar Kosovës, Amerikanit Williamson, dhe nga Raporti që do ta paraqes në fund të mandatit të tij, së shpejti do të mësojmë për fatin e akuzave të Dick Maryt ndaj funksionarëve të PDK-së dhe Thaçit.
Poqese ato akuza do të jenë pretekst për burgosjen e të dyshuarve, atëherë do të kemi ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës, meqë supozohet se do të përfshihet aty edhe Hashim Thaçi me shokët e tij më të ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat