Këmishat e Bardha

Opinione

Këmishat e Bardha

Nga: Dibran Demaku Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:15

Fotografia që doli nga takimi i kënishave të bardha tashmë u lansua gjithandej.Katër këmisha të bardha,tri me mëngë të gjata e një me të shkurtëra u takuan sërish.Tri këmishat e bardha me mëngë të gjata sikur u bënin „karshillëk“ këmishave të Kryeministër i deritashëm.Vetëm njëra nga këmishat e bardha ishte disi ndryshe nga këmishat e kryeministrit.

Nëse ngjyra e bardhë simbolizon,paqen dhe pajtimin,atëherë këmishat e bardha ,apo personazhet nën ato këmisha,sot lajmëronin paqë dhe pajtim në politikën kosovare.Mirëpo si duket pritshmëria nga takimi i këmishave nuk doli ashtu si u dëshirua.Këmisha me mëngë të shkurtëra,edhe nga takimi i fundit doli si të thuash me disponim të prishur.Këmishat me mëngë të gjata nuk ia kishin plotësuar sërish kërkesat! Se a do të ia plotësojnë kërkesat në takimin e pritshëm,pritet të shihet.

Kryeministri në detyrë i Kosovës,sot në mëngjes doli me lajmin se ai po e shihte dritën në fund të tynelit?! Mbase si në ëndërr i ka pare këmishat e bardha,të gjitha së bashku dhe ju ka bë si dritë në fund të tynelit?!

Në anën tjetër popullata e vendit e lodhur me këto defilime të këmishave,sikur nuk i bëjnë më përshtypje ngjrat dhe format e tyre.Qofshin ato me mëngë të gjata apo me mëngë të shkurtëra!
Shtatëmbëdhjetë korriku po afron dhe këmishave sikur nuk u ka mbetur shumë kohë për defilime! Nëse ato nuk pajtohen në mes vete,mund të ndodhë që të del në dritë ndonjë triko më e trashë dhe këmishat t`i dërgojë në pension!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat