Protesta e Shkupit dhe diplomacia e tredhur shqiptare

Opinione

Protesta e Shkupit dhe diplomacia e tredhur shqiptare

Nga: Nga Nebil Çika Më: 7 korrik 2014 Në ora: 17:19

Prej disa ditësh çereku i kombit shqiptar është hedhur në prostata në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër Strugë etj qytete shqiptare në Maqedoni, Protesta mori shkas nga dënimi i pa drejte i disa shqiptarëve nga gjykata maqedonase por ka sy synim kundërshtimin në masë të shtypjes së të drejtave kombëtare të shqiptarëve nga shteti maqedonas.

Zhvillimet kanë qenë dramatike dhe bota ka pare gjakosjen para kamerave të dhjetëra të rinjve shqiptar, protestues paqësor nga policia maqedonase gjë që ka ngjallur edhe reagimin e shumë diplomacive ndërkombëtare përveç Tiranës , Prishtinës . Beogradit dhe Athinës që kanë zgjedhur të heshtin . Kur flas për këto vende kam parasysh kryesisht reagimin zyrtar pasi reagime qytetare të paktën në Tirane e Prishtinë ka pasur boll por gjithsesi nuk mund ta zëvendësojnë reagimin e shtetit.

Është konstatuar me mijëra herë zyrtarisht dhe publikisht fakti që qeveria dhe shteti i Maqedonisë nuk respektojnë te drejtat kombëtare shqiptare të sanksionuar me ligj e me marrëveshje dy paleshe të garantuar nga ndërkombëtarë e njohur si “Marrëveshja e Ohrit” . Disa herë politikanë e intelektual shqiptare në Maqedoni e vise të tjera shqiptare jashtë shtetit amë kanë kërkuar respektimin e të drejtave por gjendja me sa duket, në vend të rregullohej ka ardhur duke e përshkallëzuar për keq. Duket se momenti dhe realiteti politik në Shkup dhe Prishtinë e Tiranë është shfrytëzuar nga shteti i Maqedonisë për të provokuar e ushtruar dhunën ndaj shqiptareve e bindur qe politika zyrtare shqiptare nuk do mund te reagonte ndaj sajë.

Ne Shkup dhe Prishtinë nuk janë formuar ende qeveritë pas zgjedhjeve politike ndërkohë që Tirana sapo ka marrë pas negociosh të gjata e jo transparente statusin e vendit kandidat në BE ku qeveri shqiptare ne mungese te plotësimit te kushteve për ketë nivel integrimi ka qenë e gatshme të pranonte apo të pranojë kushte të tjera që kanë të bëjnë me interesat kombëtare në rajon e më gjerë . “Fituesit” e shqiptar të zgjedhjeve Ahmeti në Shkup dhe Thaçi në Prishtinë kanë hallin e përfshirjes së tyre në qeveri me shumë se sa mbrojtja e interesave kombëtare.

Ata e dine mirë se një pozicion “nacionalist” mund të shihet shtrembër nga ndërkombëtarët roli i te cilëve ne Prishtine , Shkup dhe Tiranë është i rëndësishëm në zhvillimet politike por edhe në karrierat personale politike . Ahmeti aleati kryesor i maqedonasve sllavë në pushtet është tashme në anën e dhunueseve të kombit të vet dhe protestat e shqiptarëve janë te drejtuara ndaj tij po aq sa ndaj Gruesvkit. Selite e BDI ne Shkup dhe Tetovë janë nën mbrojtje te armatosur të policisë maqedonase si për të taksur faktin qe ai nuk eshte me shqiptaret të paktën ne këtë moment.

Thaçi në Prishtine e di mire se janë ndërkombëtarët më shumë se sa zgjedhësit ata që mund te mundësojnë vazhdimin e tij në pushtet . Ministria e Jashtme e Kosovës reagoi dje sa “me la gojën “ me një deklaratë të vakët e të pa kuptueshme ku behej thirrje për qetësi sikur të behej fjale për ndonjë konfliktit ne Afrikë e jo për 1%3 e kombit vetëm disa vetëm pak km larg Prishtinës.

Tirana ,përgjegjësia politike ligjore e morale e se cilës është më e madhe , e ka qëndrimin edhe me skandaloz në se do te kemi përsysh mundësitë e sajë shumë më të mëdha se të Prishtinës për të reaguar ndaj dhunës antishqiptare ne Maqedoni. Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot me një deklaratë të pakuptueshme qe ngjante me shumë sikur e kishte bërë Belgjika apo Holanda e jo diplomacia e shtetit amë.

Fakti që diplomacia shqiptare fshihet mbas gisht duke trajtuar një lloj si shqiptarët edhe forcat e dhunshme te sigurisë maqedonase dëshmon edhe një herë “faqen e zezë” të sajë kur vjen puna për mbrojtjen e interesave kombëtare. Mendoj se heshtja e Tiranës jo vetëm e diplomacisë përbën në radhë të parë një shkelje kushtetuese , Fryma e Kushtetutës së Shqipërisë përcakton qarte detyrimin e shtetit shqiptar për realizimin e ëndrrës shekullore te shqiptareve bashkimin e trojeve të ndara ne një shtet.

Sjellja e shtetit shqiptar me ngjarjet në Maqedoni , jo vetëm në këtë rast , dëshmon se kjo fryme e Kushtetutës nuk është respektuar asnjëherë , përkundrazi është shkelur duke konsumuar vepër penale nga zyrtaret që e kanë detyre ta zbatojnë ligjin kushtetues . Por në se Prishtina mund të justifikohet me situatën e brishtë të shtetit te Kosovës në arenën ndërkombëtare Tirana i ka te gjitha mundësitë të tregojë forcë në mbrojtje të të drejtave kombëtare ne Maqedoni . Shqipëria ka luksin te jetë vend anëtar i NATO –s status që garanton jo vetëm integritetin shtetit shqiptar por mund te përdoret shumë mirë edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon e me gjerë. Ministri shqiptar i Mbrojtjes Mimi Kodheli dëshmoi para pak disa ditësh se si mund te përdoret anëtarësia ne NATO si mjet i luftës diplomatike ne mbrojtje te interesave kombëtare.

Ajo u tha zyrtareve Ukrainas në një vizitë ne Kiev,” ta harrojnë anëtarësimin në NATO po nuk njohën shtetin e Kosovës’ qe do të thotë se Shqipëria mund të vërë veton për ta bllokuar në se nuk plotësohet kërkesa e sajë. Shqipëria e ka të qartë se si funksionin presioni me integrimin ne strukturat euroatlantike pasi vet ka qene dhe3 vazhdon të jetë viktimë e praktikave te tilla. Qeveria Rama u detyrua te blinte 95 milionë euro votën e Republikës Çeke për statusin e vendit kandidat ne BE.

Shpresoj shumë që ky të ketë qenë i vetmi koncesion i qeverisë pasi qëndrimi ndaj ngjarjeve në Maqedoni na bën të besojmë se mund të ketë marrë përsipër e premtuar edhe me shumë se 95 milion euro koncesione për statusin . Maqedonia është një vend që po përpiqet prej vitesh të anëtarësohet në NATO por është bllokuar nga Greqia që ka vene veten për shkak të kundërshtimit të emrit të sajë. Shqipëria ka mijëra arsye më shumë se Greqia ta kushtëzojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e megjithatë nuk e ka përdorë kurrë veton e sajë gjë qe do te ishte gjëja më normale dhe arma me e efektshme për garantimin e të drejtave shqiptare atje. Besoj se ka ardhur koha ,madje jemi me vonesë, tu themi maqedonasve por edhe serbëve e malazezeve : ta harrojnë NATO-n ne se nuk respektojnë të drejtat e shqiptarëve në shtetet e tyre.

Mendoj se Shqipëria e ka të drejtë e detyrë ta bëjë këtë. Fakti që Tirana e ka këtë mundësi dhe nuk e përdor e bën edhe me të dyshimtë qëndrimin e sajë. Personalisht mendoj se politika e jashtme e qeverisë Rama ka dhënë shenja të këqija ne këtë drejtim . Një nga dokumentet e para të lëshuara nga zyra e ministrit Bushati, Manastriri , qyteti i shenjtë shqiptar shkruhej me emrin e ndryshuar nga sllavet Bitola gjë që përkon disi edhe me qëndrimin aktual te qeverisë ndaj ngjarjeve ne Maqedoni.

Fola me për qëndrimet zyrtare por ka edhe një qëndrim tjetër atë te opinionit publik i cili edhe pse ka qene ndryshe le për të dëshiruar sidomos në Shqipëri . Media falet për protestat shqiptare ne Maqedoni si për një ngjarje që ndodh diku ne ndonjë kontinent tjetër . Lajmet ne TV-ve e vendosin lajmin ne rubrikat , lajme nga bota , ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre u referohen burimeve maqedonase apo serbe duke u bërë pjese e strategjive dezinformative të këtyre vendeve. Kjo përben një tjetër handikap të funksionimit të Shqipërisë sipas trashëgimisë komuniste ku gjerat nuk bëhen serioze në se ato nuk i inicion politika.

Edhe shoqëria civile funksionon pothuaj në të njëjtën mënyrë. Do te ishte dashur që boshllëku i krijuar nga stepja e Tiranë dhe Prishtinës zyrtare te mbushej nga aksioni qytetar i cili duhet të ishte në rrugë në çdo qyet shqiptar qe ka apo nuk ka përfaqësi diplomatike maqedonase . Mendoj se përkrahja qytetare mbarëkombëtare është më e fortë e me re rëndësishme se sa përkrahjet e qeverive tona që në raport me interesat kombëtare kane treguar se janë eunuke dhe te varura e te motivuara nga interesa jo kombëtare.

Shpresoj shumë që publiku në Kosovë e Shqipëri ta kuptojë sa me shpejt këtë e të mbush sheshet nga Saranda ne Presheve ashtu si vëllezërit tanë ne Shkup , Tetovë e gjithë Maqedoninë . Kjo do të ishte një mbështetje e madhe për protestat ne Maqedoni por edhe një shuplakë turpi për Tiranën dhe Prishtinën që megjithatë janë te gjitha gjasat që ata ta kenë ngrënë me kohë turpin me bukë. Le të presim !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat