Një fushatë sllavofile ndaj Gucisë

Opinione

Një fushatë sllavofile ndaj Gucisë

Nga: Rexhep DEDUSHAJ Historian. New York – SHBA Më: 5 korrik 2014 Në ora: 20:10

Dihet se Krahina e Plavë-Gucisë, " Koka e Shqipërisë " - siç e quanin Rilindasit tanë, ka qënë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë. Meqë nëpër të kanë kaluar rrugët më të rëndësishme tregtare që e lidhnin Shkodrën e Raguzën (Dubrovnikun) me Prizrenin, Shkupin e Selanikun. Prof. Pllumb Xhufi në një emision në Top Channel, theksoi se në Guci është përmend për herë të parë togfjalëshi "Gjuha Shqipe", që në gjykatën e Raguzës e ka thënë një tregtar i plaçkitur (i ngucur - prej nga vjen edhe emri Guci, se i ngucnin tregtarët, si lenin rehat - R. D.) diku në rrethin e Gucisë: "Ata - plaçkitësit, folnin Shqip" - thotë ai tregtar...
Në Guci po del se për herë të pare, pas Skënderbeut, është përdorur Flamuri ynë Kombëtar Shqiptar. Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri e kanë udhëhequr Luftën e Nokshiqit me këtë Flamur në dorë, ku i thanë: “Jo“ Europës, që donte t'ia falte këtë krahinë Malit të Zi!?
Pra, siç tha edhe kryetari i komunës së Plavës, Sharkinoviqi: "Njerëzit e kësaj krahine sëbashku me shqiptarët e krahinave përrreth e formuan Lidhjen e Prizrenit, e bënë Luftën e Nokshiqit, e bënë Konferencën e Bujanit dhe kërkonte ta çbllokonin krahinën, të ndërtohen rrugë e të lidhet me Shqipërinë e Kosovën, siç ka qënë gjithmonë...”.
Por, kur e panë shkijet se s'mund ta marrin të njëjtën me luftë e ndrruan metodën e veprimit. Atëherë rekrutuan dhjetra spiunë të vet (nëpërmes Sokol Bacit i blenë më se 80 spiunë që nga Shkodra deri në Tropojë - siç shkruajnë vet malazezët nëpër librat e tyre të botuara kohëve të fundit në Podgoricë. Ose, lexo librin B.Nopça: "Shetitje nëpër Ballkan ...".
Akademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre vjet, me qëllim që t'ia ndrronin "shkencërisht" historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me "Prokletije" (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në "Radovan", Bardhoshin në "Bjelic", Majën e Pejës në "Peqokeq", Liqenin e Shtarës në "Jezercë", Rokopecin në "Brada", Gucinë në "Gusinje" (sipas guskave) e kështu me rradhë. Ose, Plava, sipas tij, vjen nga ngjyra e liqenit "plavo "- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak - PLAVIUS, me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet. (Shih: E. Jasque: "Shqiptarët që nga origjina e deri më sot". ShBA, 1994)
Ndërsa, A. Joviqeviq e mbrapshtoi historinë e krahinës në fjalë: Në tri versione e paraqet prejardhjen e Ali Pashë Gucisë, por asnjëherë shqiptar(!) Gjon Bala i Vuthajve, sipas tij, ua ndrroi fenë Martinajve me dhunë edhe pse dihet se feja në Vuthaj e Martinaj është ndrruar pas vdekjes së kryetrimave të tyre: Gjon Balës e Martinit, duke filluar nga viti 1703.
Çdo të dytën fjalë e përmend "staro stanovnishtvo” (popullsia e vjetër) që, sipas tij, janë sllavët dhe "novo stanovnishtvo "(popullsia e re) që janë shqiptarët që, siç thotë ai, erdhën pas ardhjes së Turqëve duke i përzënë nga andej të parët!!??
Bajraktarin e Gucisë, Gjin Marashin e Kelmendit, që ishte vrarë në Vizitor në përpjekje me Turqit në vitin 1698, e që është gjyshi i Gjorgje (Karagjorgje) Petroviqit, nga i cili rrjedh Dinastia e Karagjorgjeviqëve të Beogradit, e pagëzon në Jovan Mershiqa. Emër ky që është përmendur pastaj në të gjitha librat shqip e serbisht deri para pak ditëve, kur në Beograd u botua libri: "KARAGJORGJEVIQËT - HISTORI E MSHEFUR" ! (marrë në portalin: "Telegrafi.com" ose, shih, lib.R. Dedushaj:" Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj". N.Y. 1993, f. 34-35)
Të gjitha këto "dëshmi shkencore" të këtyre dy akademikëve serbë i dërguan pastaj në Konferemcën e Ambasadorëve në Londër dhe dihen rezultatet...(!)
Prej vitit 1912 e deri më sot rezulton me shpërngulje apo asimilim të Shqiptarëve të kësaj krahine dhe sot u pengojnë edhe ata pak Shqiptarë që kanë mbetur aty?!
Pra, u duhet Gucia pa Shqiptarë.
Kjo u pa më së miri me rastin e ribërjes së komunës së Gucisë këto ditë, kur s'u panë fare simbolet tona kombëtare shqiptare.
Për t’i përligjur të gjitha këto veprime, Mali i Zi ka ndërmarrë edhe fushata kulturore e propagandistike si p.sh. përkthimin e veprave të shkenctarëve të lartpërmendur serbë. Angazhimin e njerëzve vendorë e të jashtëm për rishkrimin e historisë sipas apetiteve sllave, siç janë librat e Riza Grudës, Mustafa Memiqit, dhe ca autorëve shqiptar, ku një pjesë e ish spiunëve të Rankoviqit nga kjo krahinë na dalin "PISHTARË TË LIRISË"!! (Mjafton ta lexoni vetëm librin e Sylejman Ahmetit: "Plava dhe Gucia: Ngjarje që nuk duhet harruar" (Tiranë, 2002) dhe të kuptoni kush ishin ata "PISHTARË" në fund të Luftës të Dytë Botërore?!).
Dhe, si për çudi, këtë histori të rishkruar prosllave e miratojnë edhe ca "intelektualë” vendas që dalin nëpër emisionet televizive, siç ishte rasti i lartpërmendur i Top Channel-it të Tiranës, para ca ditësh, ku u afirmuan emrat GUSI ( sipas guskave, shkina ) në vend të GUCI. Bjeshkët e Nemuna në vend të Alpeve Shqiptare, etj.
Dhe, thanë në Top Channel se për këtë krahinë s'ka shkruar askush gjer më tani! O ZOT(!).
Të kishte ndodhur kjo në kohën e komunizmit nuk do të ishte çudi. Po sot: Pse??!! Kur që nga viti 1993, që nga botimi i librit tim të lartpërmendur e deri më sot janë botuar rreth 40 libra nga autorë vendas e kosovarë, si ata të Sylejman Ahmetit (Sylë Butit), Ismail Ahmetit, Hasan I. Gjonbalaj, Dr.Zekeria Canës, Dr.Muhamet Shatrit, Ramiz Lushaj, dhe, kuptohet, gjashtë librat e mij, njëri i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake.
Pastaj, që tre vite me rradhë në Plavë mblidhen historianët më eminentë nga të gjitha viset shqiptare në Ilirikun Plak dhe bisedojnë për historinë e kësaj treve, punimet e tyre janë botuar në shtyp, kanë dalur në emisionet televizive, etj.
Bjen pyetja: Në çfarë bote jetojnë ata intelektualë që s'paskan dëgjuar dhe as parë asgjë prej këtyre librave e shkrimeve?!
Apo, pse intelektualët e kësaj krahine nuk i përkthejnë e lexojnë librat e Nopçes, E. Durhamit, Miss Rozës - Amerikane, Shuflajt e vepra të autorëve të tjerë botëror që u kanë rënë kryq e tërthor këtyre viseve duke i paraqitur thjesht’ si “VISE SHQIPTARE”, por janë bërë merak e po i përkthejnë veprat e Joviqeveqit, Cvijiqit, Andriqit, Lekiqit e iqave të tjerë??!!
Dhe, si rezultat i gjithë kësaj që u cek më lart na vjen gjendja që e kemi sot....(!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat