Martiri i pestë

Opinione

Martiri i pestë

Nga: Nga Nebil Çika Më: 20 maj 2014 Në ora: 14:43

Deri ku shkonte kufiri i terrorit dhe krimit komunist në Shqipëri?! Këtë shqiptarët sidomos ata që kanë vuajtur ferrin komunist e kane pak a shumë mendim të qartë. Të pamundur për ta kuptuar e kanë kryesisht brezi i ri por sidomos të huajt të cilët shpesh herë janë skeptik për ato që ne themi e shkruajmë për “kohën e lugatit” pasi krimet dhe masa e tyre i kalojnë shpesh herë kufijtë e logjikës njerëzore. Por unë e kam gjetur një mënyrë për ti bindur edhe me skeptikët .U tregoj për Tartin, qenin e të burgosurve që u var me “vendim gjykate ushtarake “ për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit rastin më të pa precedent besoj në te gjithë botën, por që shpjegon shumë gjëra dhe dëshmon kufirin përtej imagjinatës njerëzore të terrorit komunist në Shqipëri .
Tarti ishte i ekzekutuari i pestë i Revoltës së Sapçit dhe ja vlen të kujtohet bashkë me miqtë e tij njerëzi që u sakrifikuan në atë përpjekje titanike kundër diktaturës më të egër në Evropën komuniste. Të burgosurit e morën që këlysh nga qentë e gjahut të njërit prej komandantëve të parë të Burgut të Spaçit .E rritën duke ndarë me të ushqimin e pakët shpesh here pjesën më të mirë të tij dhe mund të themi që në Spaç ishte i vetmi mik jo i burgosur i tyre . Ata u lidhën aq shumë me qenin por po aq shumë u lidh edhe ai me ta. Ishte një miqësi që në ferrin e Spaçit merrte një rëndësi te veçantë për mijëra mjeranë që ishin mbyllur atje një pjesë e mirë e tyre për të mos dalë më te gjallë prej tij . Tarti ishte i vetmi gëzim ose më mirë të themi i vetmi ngushëllim i tyre , e vetmja gjë “njerëzore” në atë vend ku njerëzit e ishin shndërruar në kafshë , Tarti ishte miku i të gjithë të burgosurve dhe armiku i njerëzve të qeverisë. Shoqëronte nga burgu në minierë dhe anasjelltas të gjitha turnet e të burgosurve një ritual që e vazhdoi deri ditën e fundit të jetës së tij. Të burgosurit që e kanë njohur edhe sot mbushin sytë me lot kur e kujtojnë dhe disa prej tyre kanë shkruar tregime e poezi për të . Është e pa mundur të flasësh me ta për Revoltën e Spaçit pa e kujtuar Tartin me të njëjtën dhembshuri e respekt për shokët humanë që u pushkatuan dhe u ndëshkuan në këtë revoltë . Tarti duket është për ta më shumë se një dëshmi e masës dhe limitit së krimeve të diktaturës. Ai është njerëzorja e fisnikja e manifestuar në shkallën më të lartë nga një kafshë në atë vend ku kafshëria përfaqësohej në mënyrën më harbute e brutale nga njerëzit e qeverisë ne se do te mund ti cilësonim dot si të tillë. Tarti kishte cilësi vërtet të veçanta që e bëjnë atë të veçantë për të burgosurit por edhe për ne që e dëgjojmë atë dhe historinë tragjike të tij . Ai kishte miq , donte e respektonte vetëm të burgosurit. Me te tjerët, që në Spaç ishin njerëzit e qeverise komuniste , oficere e ushtarë , gardiane e oficerë sigurimi etje , ai ishte gjithnjë agresiv dhe armiqësor. E kuptonte dhe nuhaste të keqen me një instinkt të jashtëzakonshëm . I njihte njerëzit e qeverisë edhe kur ishin pa u uniformë e u sulej e u lehte sa herë ndodhej afër tyre . Askush nuk mund ta shpjegojë se si e bënte këtë dallim midis viktimave dhe xhelatëve por me siguri kjo ishte edhe cilësia më e mirë e më të veçantë e tij. Komanda dhe rojet e burgut ja kishin “bërë benë “ disa herë Tarti, madje kishin tentuar disa here edhe ta vrisnin por ishte shpëtuar falë kujdesit të së burgosurve.
Tarti si shumë prej miqve të tij humanë të burgosur duket se e “mbushi kupën” në Revoltën e Spaçit në 23 maj te vitit 1973 ku duhet thënë si ishte shumë aktivë në përleshjet me forcat e policisë dhe sigurimit . Ai ishte i pari që ju sul rojeve dhe gardianeve në përleshjen që solli marrjen në kontroll të burgut nga të burgosurit që çoi në çlirimin për tre ditë të tij një nga aktet me heroike të rezistencës antikomuniste në Shqipëri. Po ishte edhe me agresiv në përleshjen gjatë sulmit që ushtria dhe forcat speciale i bënë burgut e qe përfundoi me shtypjen e përgjakshme të Revoltës ndoshta më te fort ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Kjo duket e vulosi përfundimisht fatin e tij . Sigurimi , komanda dhe qeveria komuniste kishin siguruar tashmë edhe prova për veprimtarinë armiqësore të Tartit i cili do të bëhej shume shpejtë ndoshta i pari qen martir ne histori. S’kishte si të ndodhte ndryshe . Ky është një tjetër rekord negativ që vetëm komunistët shqiptar dhe logjika e tyre nën atë të kafshës mundën ta arrinin . Sigurisht që ndëshkimi i Tartit u la për në fund pasi xhelatët mbaruan punë me miqtë e tij njerëzorë .Pushkatuan katër të burgosur dhe arrestuan, torturuan pa mëshirë e dënuan me burgime të rënda dhjetëra të tjerë .Vetë burgu u shpall “burg i dënuar” dhe kushtet e terrorit dhunës dhe torturës u shumëfishuan duke e bërë Spaçin tmerrin e Shqipërisë gjë që me sa duket ishte edhe qëllimi i ndëshkuesve komunistë.
Por sikur te mos mjaftonte kjo, në mes të këtij terrori te pa shoq diktatura u kishte rezervuar surprizën ndoshta me çnjerëzore të historisë së sajë: Varjen në litar të Tartit , të vetmit mik jo të burgosur , ngushëllimin ndoshta të vetmen lidhje shpirtërore me njerëzoren, familjet dhe fëmijët e tyre që një pjese e tyre nuk do ti shihnin më kurrë. Varja e Tartit ishte një torturë me vete një krim që të burgosurit lëndoi shumë. Edhe sot fytyrat e tyre ligështohen kur detyrohen te tregojnë për të . Të burgosurit i nxorën në oborrin e burgut ndërkohë që “gjykata ushtarake “ e përbërë nga zyrtarisht “qenie humane” mori vendimin dhe ekzekutoi me vdekje “armikun” , martirin e pestë të Revoltës së Spaçit ,zyrtarisht një“kafshë” por që dukshëm qëndronte më lart se ekzekutuesit e tij . “Ne emër të popullit”, Tarti u çua në “trekëmbësh” ku vazhdoi të luftojë deri në fund . Xhelatët, oficerë e gardianë te burgut, dështuan në tentativën e parë pasi Tarti, viktima arriti ta këpuste telin ku që varur por edhe pse ligji ndërkombëtar e fal jetën ne se i dënuar i shpëton plumbit apo litarit e varen përsëri . Nuk qe hera e parë që komunistët e bënin një gjë të tillë. E kishin bërë me gjyqin special në Tiranë ku një prej të duarve i shpëtoi plumbave dhe kërkoi sipas ligjit ti falej jeta por prokuroi i hodhi vet trutë në erë . Litari u këput edhe në ekzekutimin me varje të njërit prej inxhinierëve të Kënetës së Maliqit ,sërish u kërkua zbatimi i të drejtës ndërkombëtare por me kot. I vunë përsëri litarin ne fyt dhe e mbyten . Ja kishin mohuar këtë të drejtë universale qenieve humane , si mund t’ia lejonin një kafshe . Pikëllimi i të burgosurve ishte i jashtëzakonshëm ! Varja e Tartit do t’iu dhimbtë një lloj e ndoshta më shumë se shokët e vrarë , më shume se plagët e marra nga torturat dhe vitet e shtuar të burgut. Cinizmi shtetit komunist nuk njihte kufi . Për mbrojtjen e pushtetit të tyre ata nuk do të ndaleshin para as një gjejë. Do të vrisnin edhe me kafshët të konsideruar si armike të regjimit ! Pikërisht kjo ua ndryshon rolet viktimës dhe xhelatëve dhe e bën Tartin jo vetëm një viktimë të terrorit komunist por edhe një simbol , një rekord të natyrës kafshërore të diktaturës njëherazi një provë e mundësi për të kuptuar sot limitet çnjerëzore e kriminale të komunizmit shqiptar .
Ka shkruar për pothuaj çdo përvjetor për Revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit përkojnë në të njëjtën kohë. Kemi kujtuar ngjarjen e heronjtë kemi folur për heroizmin dhe krimet , viktimat dhe xhelatët por sot zgjodha te shkruaj për Tartin , qeni që vdekjen e tij sfidoi diktuarën më të egër në lindjen komuniste. Falë tij ne kemi sot një histori , një simbol por edhe një provë të jashtëzakonshme për tu treguar te huajve por edhe skeptikëve shqiptarë te ç’farë ka hequr ky popull e komb me komunistet dhe komunizmin. Mendoj që te gjithë i kemi një detyrim Tartit “qenit” që sfidoi “njerëzit” e na la dëshminë e provën me autentike në dispozicionin tonë dhe të tjerave për të kuptuar diktaturën tonë . Mendoj se edhe shteti ka detyrimin ta bëjë një gjë të tillë . Sigurisht që Tarti e meriton një shatorre , një pllakë përkujtimore , një faqe në librat e historisë e letërsisë , pse jo edhe një dekoratë të lartë , shumë më shumë se “humanët” e dekoruar deri tani ,emrat dhe bustet e të cilëve mbushin sheshet e rrugët e institucionet e vendit , shumë prej tyre përgjegjës për krimet e komunizmit dhe turpe të tjera , përfshi edhe rekordin kriminal të diktaturës , varjes si “armik ” të regjimit me vendim “gjyqi ushtarak” të një qeni, një kafshe . Kjo do t’iu kujtonte shqiptarëve të prirë për të harruar gazepin që kaluan për 50 vite vetëm 22 vjet më parë, por do ti dëshmonte e shpjegonte edhe të huajave , botës së qytetëruar, shumë gjëra , në radhë të parë ngërçin dhe tranzicionin e vështirë politik e shoqëror të shoqërisë shqiptare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat