Kontributi i Isa Boletinit në organizimin e kryengritjës së vitit 1910

Opinione

Kontributi i Isa Boletinit në organizimin e kryengritjës së vitit 1910

Nga: Shkruan : Ma.Sc Burim Bruqaj Më: 24 prill 2014 Në ora: 01:54

Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 nga babai Adem Murseli dhe nëna Ajshja, në fshatin Boletin të Shalës së Bajgores.Mirëpo sipas nipit të tij Tafil Boletinit prejardhja e Isës rrjedh nga Isniqi i Deçanit,ku u shprengulen familja e tij në Boletin rreth vitit 1750.Isa rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë po ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës.Ai lindi në një kohë kur në trevat shqiptare nuk kishte depërtuar në masë shkollimi, sepse në gjysmën e dytë të shekullit XIX, as që do të mund të bëhej fjalë për shkollim në gjuhën shqipe, andaj Isa mbeti i pa shkollë. Por në edukimin e tij, në frymën patriotike,ndikoi shumë oda e burrave e cila ndër vite shërbeu si shkollë tek shqiptarët.Të dhënat për jetën e Isës,sa ishte fëmijë qofshin ato të dhëna dokumentare ose të dhëna gojore janë shumë të pakta.Isa Boletini qysh në moshën 17 vjeqare merr pjesë aktive në rezistencen e armatosur kundër pushtuesve osman në Betejën e Slivovës në Prill 1881.Isa Boletinin do të donin ta kishin për vete shumë popuj të Ballkanit,sepse ai kishte një karakter te fortë prej nga kishte virtyte të larta,si në luftë ashtu edhe në paqe,shok e mik i paepur,dhe njëri si ai lind një herë në 100 vite!Prej rinisë së tij ai gjeti mënyra të ndryshme për ti dalë ne ndihmë atdheut të tij,e tërë jeta e tij ishte në luftëra e organizime.Pas ardhjes së xhonturqve në pushtet më 1908,ata ndryshuan qasjet ndaj popullit shqiptar dhe harruan premtimet e bëra gjatë fushatës.Gjenocidi dhe raprezaljet u shtuan kundër shqiptarëve,paknaqësia u rrit shumë,dhe e vetmja rrugë e cila qonte drejtë zgjedhës ishte pushka.Dhe në atë kohë lypsej një besë e pergjithshme shqiptare e cila do të qonte në unifikimin e gjitha forcave politike dhe ushtarake shqiptare,prandaj nisën përgaditjen për mbajtjen e një besëlidhje apo kuvendi i cili do të mbahej tek Verrat e Llukes,vend ky ndërmjet Pejës e Deçanit,afër fshatit Isniq.Autoritetet osmane të Pejës e të Gjakovës nuk lanë mjet pa përdorur që ti përçajnë parinë shqiptare.Isa Boletini erdhi në Isniq,vend i të parëve te tij,aty e ndjente veten mirë.Në kullën e Osë Dautit,u mbajt mbledhia e Isniqit,prill 1910 e cila i paraprinte kuvendit te Verrave të Llukës.Aty u ftuan nahit e Pejës e të Gjakovës,së bashku me ato të krahinave tjera të mbar Vilajetit të Kosovës,ato u njoftuan për mbajtjen e kuvendit të Verrat e Llukës,ndërkohë pritej ardhja e shumë parive nga Shqipëria,Plava e Gucia,aty arriti edhe Bajram Curri që ishte mik i madhë i Isës.Brenda tri javësh u arrit qëllimi që të organizohej një kryengritje e madhe me tri komanda të hartuara në Kuvend : Bajram Curri e Hasan Prishtina udhëhiqnin trimat e Pejës e të Gjakovës,Isa Boletini e Xhemajl Prishtina do të mbronin Mitrovicën e Fushë Kosovën,ndërkaq në anën e Gjilanit u caktuan Idriz Seferi e Hasan Hyseni.
Jehona e kësaj besëlidhje në Kuvend të Verrave të Llukës mori dhenë.Kryengritja e vitit 1910 shënon një moment të veqantë për personalitetin e Isa Boletinit prej nga ai merr tiparet e tribunit e të strategut,pa të cilin nuk do të mund të mendohej asnjë përpjekje dhe ngjarje e rëndësishme e asaj periudhe historike.Pas mbajtjës së Kuvendit te Verrave menjëher forcat kryengritëse u vunë në aksione të armatosura.Isa Boletini me djemtë e Isniqit u nis nepër Kosovë dhe ndaloj në Grykën e Carralevës,ku u takua me mulla Rifatin,një burr i fortë i Drenicës së Pashës,të nesërmen u mbajt një mbledhje te xhamija e Carralevës me parinë e krahinave tjera,nga rrethi i Prizrenit moren pjesë Hasan Hyseni i Budakovës,nga Podrimja bajraktari i Ostrozubit,prej Vuçiterne Beq Mihaliqi,Shaban Kapuçi e Ajet Devina.Nga Drenica e Pashës mulla Rifati,Imer Sankofci,Bilall Krajmirofci,Abdullah Çupi dhe Rexhep e Sefer Kleçka.Nga bjeshket e Carralevës shihej Fusha e Kosovës e mbuluar me çadra të bardha të ushtrisë turke aty kishin zënë vend 100 taborre me ushtarë të Durgut Pashës e 20 e sa pashallarë.Idriz Seferi organizoj nahijen e Gjilanit,dhe zuri Grykën e Kaçanikut,operacioneve në Llap u printe Mulla Sadrija i Podujevës,Islam Bulliqi dhe Bel Popova.Luftimet filluan kah fundi i prillit deri ne mesin Majit 1910 e numri i luftetarëve kryengritës sa vazhdonte e rritej,por pati edhe tradhti të shumta,gjë e cila u ndikua nga ana e armikut turk.Lufta zhvillohej në mes të dy ushtrive : Shqiptarëve të armatosur me pushkë e municion të kufizuar kundër ushtrisë turke të komanduar nga çerkezi Shefqet Turgut Pasha dhe Et’hem Pasha që kishin ushtri të madhe këmbësoresh dhe me municione dhe ushqime të mjaftueshme.Ushtria turke kishte 90 topa,21 mitraloza dhe 12 eskadrone kalorësie nën komandën e Ministrit të Luftës famëkeqit Mahmut Shefqet Pashës.Ushtria turke bombardonte nga Carraleva deri në Kumanovë!I dogjën fshatrat kudo,rrënuan kulla dhe plaçkitën pajën e vajzave të fejuara,kështu u nisën nga Luma 8000 luftetarë shqiptarë, por armiku turk përdori rrugë e alternativa tjera,dhe i ktheu duke i gënjyer se Sulltani po përmbushte kërkesat e kryengritësve.Kështu Shefqet Durgut Pasha shkatërroi trupat liridashëse se sa me ushtri të armatosur mirë e të pajisur rregullisht.Urtësia e përvoja e dhe trimëria e tyre,që priheshin nga patriotizmi i lartë,kishte futur thellë në gjirin e masës dhe i kishte vënë në krye të saj.Çeta dhe batalione kryengritësish zbritnin nga lartësitë e Karadakut e nga Luginat e Moravës,nga Gollaku e Llapi dhe se bashku me Kaçanikasit trima, jo thjeshtë sipas tradites ndërshekullore në këto vise,por sipas idesë dhe planit strategjik,do të bllokonin grykën e njohur ndërmjet Kaçanikut e Shkupit qendrës së Vilajetit të Kosovës.Pas disfatave disaditëshe më 30 Prill, forcat turke bombarduan me artileri nga 5 drejtime,ku sulmuan kryengritësit shqiptarë në Grykën e Kaçanikut.Luftimet ishin të ashpra dhe u zhvilluan fytafytas,por luftetarët shqiptarë nuk dorëzoheshin përkundrazi ata u shkaktonin humbje të mëdha reparteve osmane.Të rrethuar dhe në pamundësi që ti mbanin më gjatë pozitat,luftëtarët e Kaçanikut të cilët nuk arritën t’u vinin në ndihmë në kohën e duhur forcat e tjera kryengritëse lëshuan Grykën e Kaçanikut dhe u tërhoqën në verilindje të zonës së Gjilanit,të ndjekur nga ushtria osmane ata gjatë tërheqjës u bënë luftime të ashpra.Ushtria turke pasi theu Grykën e Kaçanikut,ajo depërtoj në Ferizaj. Forcat kryesore të ushtrisë kombëtare kryengritëse,nën komandën e përgjithshme të Gjeneral Isa Boletinit,kishte zënë pozita në Grykë të Carralevës.Pararoja e ushtrisë ishte vendosur në fshatrat në perëndim të Ferizajt në 3 rrathë të përqendruar në formë pyke dhe e mbështeste pyka-pykën .Nga ana e djathtë e rrugës Shtime – Ferizaj ishin vendosur kalorës,të cilët sulmonin në befasi ,krijonin kurtha dhe mund të tërhiqeshin shpejt.Ushtria turke në Ferizaj numëronte 40 mijë ushtarë ( këmbësor,ushtar,artileri )ata u thyen disa herë,por më në fund ata kaluan në grykën tjetër dhe dolën në Qafë të Dulës duke sulmuar nga prapavija ushtrinë Shqiptare.Isa Boletini me rreth 5 mijë ushtarë në pozita dhe 3 mijë rezervë luftonte kundër turqve.Çdo ushtari shqiptar i duhej të luftonte kundër 5 turqëve.Isa Boletini dha urdhër që ushtria turke të lejohej të vinte deri te burimi në Grykë,atëherë i sulmoj dhe pati shumë të vrarë,edhe pjesa tjetër e ushtrisë e komanduar nga Hasan Hysen Budakova luftoi me vendosmeri kundër hordhive turke.Ushtria Shqiptare u detyrua të tërhiqej dhe pati 500 të vrarë,por edhe shumë të plagosur ndër ta edhe Gjenerali Isa Boletini.Në vlugun e betejës së Carralevës Isa Boletini dergoi njerëzit e tij që të hetonte pse nuk erdhi Rrustem Kabashi me 8 mijë Lumjan,por ata kishin tradhtuar,Isa u përgjegj : Do të thotë paskan dalë nga Besa e Verrave të Llukës?!Këta trima shqiptarë sikur të përkraheshin nga Evropa me armë,veshje e ushqim,do ta merrnin Selanikun e Stambollin,por ata u sabotuan nga Evropa,Isa Boletini me mori dy plagë në trup dhe me pushkë në dorë,në krye të ushtrisë së tij çau rrethimin dhe u largua duke mos rënë i gjallë në dorën e Shefqet Durgut Pashës,siq kishte thënë Mahmut Shefqet Pasha para oficerëve të lartë të ushtrisë turke se pa likuidimin e kreut të Lëvizjes Shqiptare Shqipëria nuk nënshtrohet! Dhe kur u nis nga Stambolli për në Kosovë iu premtoi xhonturqëve botërishtë së do ta sillte Isa Boletinin të lidhur dhe do ta varte te URA e Gallatës,mirëpo deputeti Riza Tefiku i tha në Parlament : “ Le që nuk e solle Isa Boletinin të lidhur por edhe humbe 10 mijë trupa turke të vrarë “Në këtë luftë vlerësohet se u vranë 10 mijë ushtarë turq shumica prej tyre kurd, rreth 90 oficer të lartë të Turqisë.
Isa Boletini nga Carraleva u kthye në Isniq,në katundin e të parëve,pastaj doli në Bëlle,ndërkohë Mahmut Shefqet Pasha duke inspektuar operacionet në Kosovë ku tashmë kishte pushtuar gjitha qytetet e Vilajetit të Kosovës,u krijuan gjyqe ushtarake ku denoheshin kryengritësit,si dhe ata që u ndihmuan atyre, derisa Pasha deklaroj se “Zoti juaj jam unë”.Në kushtet e keqësimit të mëtejshëm të situatës populli u largua bjeshkëve nepër stane, veqanërisht bjeshkëve të Rekës, edhe Isa Boletini me ushtarët doli në bjeshkën e Isniqit në Roshkodol, ushtria turke filloi ti bombardonte bjeshkët e nga ana tjetër u kumtua se kush nuk i lëshon stanet e nuk zbret poshtë me bagëti ,të gjitha do të plaçkiten e do të digjen.Stanarët e shkretë u detyruan me i leshuar stanet e me e zbraz bjeshkën,Isa Boletini mbeti me ushtrinë e tij pa bukë në bjeshkën e Roshkodolit, tani atje skishte më as bagëti as nuk ish dikush qe mund tu bënte bukë,edhe pse 2 ditë pa bukë e të lodhur më në fund Ali Meta i Isniqit me disa shokë dhe u solli bukë e ushqime Isës dhe ushtarëve, por kjo bukë nuk mjaftonte andaj u shtua nevoja se duhet larguar për në Mal të Zi.Me gjithë betejen e humbur të kryengritësve shqiptar,nuk ra ndjenja e madhe për liri,sepse ideja për çlirim nga pushtuesi turk,sa vinte e rritej,prandaj Isa Boletini nuk do të reshtte së punuari në drejtimin e një organizimi të një kuvendi tjetër,i cili prap do ti bashkonte të gjitha forcat shqiptare,dhe do të niste kryengritja e madhe antiosmane,Isa Boletini u largua për në Mal te Zi ,fillimisht u vendos në Nikshiq,por asnjëherë nuk u ndal aktiviteti i tij për çështjen kombëtare,prandaj Lëvizja Kombëtare Shqiptare,jo se po zbehej por ajo po rilindte duke u forcuar dhe më shumë e duke u rikthyer me Kuvendin e Junikut,i cili i parapriu Kryengritjës së Përgjithshme antiosmane të vitit 1912.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat