Njëri e paska hapur një kafehane serbe në Tiranë për nder të këngëtarit serb ‘Zdravko Colic’.
Kur e lexon këtë lajm në perceptim. të parë të duket se të ‘plasi zemra’, e të del përpara syve ajo qebaptorja ‘Ahmet Zogu’ midis Beogradi, por pas disa minutash, qetësohesh dhe e sheh që ai shqiptari që e ka hapur atë buçfarnicë me ‘dobro dosli’, është vizionar largpamës.
Vizionar shqiptar, se gjithë ai batalion dhëndurësh serb, që viteve të fundit kanë blerë nuse shqiptare me ‘posto-zasto’, diku duhet të ndjehen si serb kur shkojnë m’i çu n’opçinë nuset e tyre me prejardhje shqiptare, e të konvertuara në ortodokse-serbe në afat rekord.
Afër kafehanes serbe ‘Zdravko Çolic’ në Tiranë, së shpejti pritet të hapet dyqani për dasma ‘Moja vencanica’, ku nuset e katundarëve fukarenjë serbë do të kenë mundësi të huazojnë fustane të nusërisë, apo të blejnë me një grusht dinarë fustanin e tyre të ëndrrave.
Sali Berisha i ktyneherit, po, por e solli Rita Orën në Tiranë, e përmendi Shakiren e Rihanën që i kishte në plan, ndërsa enveristët e papërmirësueshëm shqiptarë ende digjen në zjarrin e folkut serb.
Ani, Sidrit Bejleri, s’po më hiqet nga mendja, qysh m’u duk më gjynahu prej të gjithë shqiptarëve të tjerë, u shkri i tëri kur për syret u mbështet me oh për trupit të trashë të Zdravko Çolicit. Ndërsa, Pandi Laços as nuk po ja ndin që ju kanë idhnu disa këngëtarë nga Gjakova e Drenica.
P.S. Çdo vit, më 27 Janar në manifestimin ‘Festa e Opingave”, për nder te Sveti Savës, ortodoksët serb mblidhen për të lartësuar opingat, duke kënduar “himnin e opingave”, vargjet e të cilit mbesin të njejta: ‘Opingat i kanë prurë sllavët në Ballkan. Me opinga e kemi pushtuar Albaninë
Ps. Titulli është i redaksisë
(Marrë nga blogu i autores)