Në vend të përkujtimit!

Opinione

Në vend të përkujtimit!

Nga: Osman Ferizi Më: 21 prill 2014 Në ora: 15:05

Me dhimbje të madhe e them se, Sali Çekajn nuk e kemi mes nesh. Pesëmbëdhjet vite më parë; pikërishtë me 19 prill 1999, Ai la veprën e vet, emrin e vet, mesazhin e vet. Viti 1956, për shqiptarët e Kosovës, ishte viti i gjëmës dhe britmave të baballarëve tanë. Kohë kjo kur regjimi i Rankoviqit ndrydhte shqiptarët deri në palc. Pikërisht, në këtë vit, me 22 qershor, në fshatin Broliq të Deçanit, lind i Madhi dhe i pavdekshimi, Sali Çekaj.
Adhuronte ngjitjet, pikat kulmore intelektuale të individëve të shquar mbarë shqiptare, që me mendjet e tyre të ndritura i dhanë hove vigane zhvillimit të shoqërisë shqiptare; përcaktuan epoka, bënë historinë si thesare të çmuara kombëtare.
Sali Çekaj më dha atë miqësi, që vetëm Ai dinte dhe mund të jepte. Këtë respekt e dashuri ndaj Tij e kam të ruajtur thellë brenda meje, zemrës, shpirtit dhe mendjës sime, si reliken më të vyer.
Andaj, e ndjej detyrim, në të njëjtën kohë mision të shenjtë të evakuoj kujtime dhe mbresa për madheshtinë e Tij. Atë madheshti reale të atyre përmasave gjithë përfshirëse, që zotronte Sali Çekaj. Njësh me të edhe humanizmi njerëzor, mirësia, modestia e tejskajshme, që aq pasuronin këtë shpirtë plotë dritë e kaq fisnike.
II
Veprimtaria patriotike e Sali Çekajt si nismë të saj ka ngjarjen e madhe studentore në Pranverën e vitit 1981 për Kosovën Republikë, ku ishte pjesëmarrës aktiv në demonstrata. Ndryshimet e mëdha politike të vitëve 1989/ ’90 këtë burrë të qëndresës dhe unitetit e gjejmë në krye të udhëheqjës politike shqiptare të komunës së Deçanit.
Ai, si një lider i heshtur dhe i pathyeshëm doli në mbrojtje të kërkesave gjithëpopullore të studentëve dhe minatorëve. Ishte ndër themeluesit e parë të LDK-s në komunën e Deçanit. Ishte nder hartuesit kryesor të Statusit komunal sipas Kushtetutës së Kaçanikut ( 07 shtator 1990 ).
Dhe, jo rastësishtë kjo gjykatë, nga pushteti i dhunshëm serb i asaj kohe, u quajt “Qerdhe e nacionalistve shqiptarë”, ku pikërishtë për këtë veprimtari të ngjeshur, Sali Çekaj, ishte në shënjestër të UDB-s. I përcjellur hap pas hapi, që në çdo moment pritej arrestimi i Tij, i cili falë zgjuarësisë dhe shokëve, arrinë të largohet për t’u vendosur në Gjermani.
Me të arritur në shtetin gjerman, ku fillimisht vendoset tek vëllau i Tij, Hasani, angazhohet në Degën e LDK-së në Stuttgart, duke vazhduar projektin nacional-demokratik që e kishte lënë i Madhi, Jusuf Gervall, për bashkimin e Trojeve Shqipare.
Pas rënies së Murit të Berlinit dhe sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, bëhet marrëveshja e njohur historike mes Republikës së Shqipërisë – Dr. Sali Berishës dhe Republikës së Kosovës – Dr. Ibrahim Rugovës, për stervitje ushtarake të të rinjëve nga të gjitha trevat etnike shqipetare. Sali Çekajn e gjejmë ndër të parët, jo vetem si ushtar i thjeshtë por edhe si koordinator, epror dhe drejtues, që ishte caktuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Rrëzë Malit te Dajtit, në Surel ishte caktuar baza e strevitjeve ushtarake. Stafi drejtues ishte i caktuar nga Ministria e Mbrojtes së Shqipërisë; me Kolonel, Qani Abazi, përgjiegjës kryesore për stervitje dhe eprorët Kastriot Hoxhajn e Hysen Ymerajn, ndërsa Sinan Dano ishte caktuar komandant i pikës stervitore. Kapiten, Ylli Mici, eprori i qitjës, Kapiten Eduard Abazi, eprori i chenios dhe eproret Agron Dhimarka, Artan Gjika e Ramazan Zeneli.
Grupi i parë fillojne ushtrimet ushtarake në muajin shtator nën uniformen ushtarake të shtetit shqipetar që ishte një ndjenjë e veçant për të gjithë pjesëmarrësit e grupit prej 52 vetash. Në mesin e këtij grupi ishin edhe Sali Çekaj e Zahir Pajaziti.
Ndërsa, Grupi i dytë, pjesë e të cilit isha edhe unë, fillon ushtrimet me 05 nëntor 1991. Në përbërje të këtij Grupi merrnin pjesë djem të ardhur nga të gjitha viset shqiptare; Kosovës, Iliridës dhe Kosoves Lindore, gjithesej 65- veta. Në këtë grup ishin edhe atdhetarët Adem Jashari, Iliaz Kodra, Muharrem Bobaj, Nuri Bexheti etj.
Nga Cyrihu përmes Triestit kemi shkuar në Durrës, ku jemi mirëpritur nga personeli i Ministrisë së Mbrojtjës së Shqipërisë, prej nga kemi shkuar në bazën ushtrake të Surelit. Aty na janë dhënë uniformat e ushtrisë shqiptare.
Të nesërmen, pas ngritjës së Flamurit Kombetarë, që na përshkuan trupin dridherimet emocionuese, filluam me stervitje; pregaditje fizike, taktike e xhenjo, për të kaluar më pas në poligonin e qitjes, alpinizmit etj.
Me të përfunduar programin e paraparë, një grup shokësh, kërkuam nga përgjegjësi Zymer Berisha të na siguroi armatimin për të hyrë në Kosovë. Nga ky grup isha ( O. Ferizi ) i vetmi që në vitin 1990 e kisha kaluar kufirin famëkeq që ndante shqiptarët në mes. Zymer Berisha, duke e parë vendosmërinë tonë, komunikon me strukturat përgjegjëse dhe dergojnë Sali Çekajn, me të cilin takohemi në Muzeun Kombetar, afër Perfaqësisë së Republikës së Kosovës.
Pas një diskutimi, propozimi im, për të kaluar kufirin tek vendi i njohur me emrin Lugu i Zi, bie poshtë, pasiqë, për Salihun numri i madh i ushtarëve që donin të hynin në Kosovë përmes kësaj pike paraqiste rrezik.
Nga numri i përgjithshëm, sa ishim, vetëm 32-veta vendosen të na bashkangjiten në këtë rrugetim, që njihej me emrin “Rrugëtimi i kalorësve të lirisë”, të drejtuar nga vetë Sali Çekaj.
Nisja u bë nga baza e Surelit në drejtim të Tropojës me makineri ushtarake të Armatës shqiptare. Me 01 dhjetor 1991 ndodhemi ne Padesh, ku për shkak të një defekti teknik të kamionit që sillte armatimin, ne u detyruam të kalojmë natën në Karakolin e Padeshit. Në mbremjen e 02 dhjetorit 1991, rreth orës 20.00 fillojmë marshimin drejt Kosovës. Afër kufirit, të mbërthyer nga një ndjenjë krenarie për të hyrë në Kosovë të armatosur dhe me atë ndjenjën prej një luftetari lerie u ndamë duke u përqafuar me eprorët e MMSH, Kapetan Kastriot Hoxhen.
Lexues të nderuar, me lejoni qe para jush të sjellë një moment të paharruar. Ishim rreth një kilometer ne hyrje të Kosovës, poshtë Rrasës së Koshares, kolona e luftetarëve të lirisë marshonte nëpër ato rrugica gjarpërore të mbuluara nga bora, ku kishte një shkelqim vezullues të hënës.
Të mallëngjyer nga një ndjenjë që na përshkoi trupin, e lotët na rrjedhnin vetvetiu, komandanti ynë Sali Çekaj kthen kokën mbrapa dhe i entuziasmuar thotë: “Shiqo, duket sikur një Brigadë”. Ne na bëhej sikur fluturonim, disi na dukej vetja të pa prekshëm nga plumbi i serbit.
Nga kjo kohë marshi i Komandant Salihut vazhdon pa u ndalur kurrë deri me 19 prill 1999, kur edhe jep shpirtin e vet si shpërblesë për ne, e të na shpëtojë nga pasojat e robërisë. Kjo ishte mundësia e fundit e luftetarit të lirisë për t’i dhënë fund pushtimit serb.
Nga përbërja e këtyre dy Grupeve u formuan katër Grupe Guerile; për Dukagjin Komandant Sali Çakaj, për Drenicë, Komandant Adem Jashari, për Llap Komandant Zahir Pajaziti dhe Ferizaj e Karadak Komandant Ahmet Hoxha. Me këto figura lidhet e gjithë veprimtaria Guerile në Kosovë, si dhe fillimi i organizimi i luftës së armatosur për të mos e ndalur deri në çlirimin definitiv, qe vie nga mbështetja e Aleancës së NATO-s.
Me emrin e Sali Çekajt lidhet çdo veprimtari ushtarako-politike. Ky gurthemel dhe uragan i UÇK-s, me veprimtari më të gjatë çlirimtare; 1991-1999, fillimi i luftës e gjenë në majat e Ministrisë së Mbrojtjës së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Kolonel Ahmet Krasniqi.
Sali Çekaj, shkriu Grupin e Tij dhe vuri bazat e para të organizimit instituconial ushtrak në Dukagjin ( prill-maj 1998 ) me Kapetan Adem Ukehaxhaj, Kapetan Skender Rexhahmetaj, Rrustem Bruçaj, Saim Tahiraj, Zenun Idruzaj, Osman Ferizi dhe Ismet Çekaj.
Formohen bazat e logjistikës dhe stervitjes në Viqidol, Papaj dhe Babine, prej nga në muajin qershor në Dukagjin vendoset Shtabi me tri Brigada; 131,133,134 të komanduara nga Kolonel Tahir Zemaj, ndërsa Sali Çekaj ishte Komandant i Brigadës 134.
Këto brigada operative u treguan të sukseshme, sidomos në Betejën e Loxhës dhe në Llukë të Epërme. Pra, edhe pse ishim një ushtri e vogël, kishim një potencial të madh. Një ushtri që lëkundi globin.
Mirëpo, po më duket sikur po i harrojmë shumë shpejtë ato kohëra llahtare të tmerreve, të cilat i përjetoj populli shqiptarë me lëkurën e tij. Dhe, së fundi ishim vetë mbrenda asaj vorbulle, aq tmerruese.
Sali Çekaj ishte një njeri me përkushtim hyjnor. Pati guxim të bënte atë që ishte e drejtë, edhe pse e dinte se kjo do t’i sillte përçmimin dhe urrejtjën e atyre që s’donin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, dhe ushtrinë e saj të rregullt që drejtohej nga ushtarak profesionist, të karrierës. Nga ata të cilët për hir të interesav e të tyre, pushtetit politik, famës, pasurimit e interesave tjera vetiake, kanë sakrifikuar intertesat e vendit dhe krenarinë kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat