Kosova do të gjejë stabilitet atëherë kur do të pastrohet edhe nga kriminelët e vet

Opinione

Kosova do të gjejë stabilitet atëherë kur do të pastrohet edhe nga kriminelët e vet

Nga: Dedë Preqi Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:22

Një karakteristikë njerëzore është edhe kjo, kur një shoqëri jeton duke shikuar ardhmërinë e saj, dhe ndoshta ky është shpëtimi në momentet e vështira të ekzistencës së vet. Për ne shqiptarët edhe pse ka shumë spekulime të larguara nga realiteti, vetëm historia mund të na ndihmojë e shpëtojë, dhe të na mbajë nga dëshprimi, edhe atëherë kur ne mendojmë se e kemi shumë të vështirë për të dalë nga naivitetët e kohës dhe e kaluara e hidhur e saj, që iu kurdisën gjitha të zezat kësaj popullate ndoshta gjithëherë e pa fajshme, megjithatë, duhet ta mbajmë shpresën dhe guximin që ti japim jetës kuptim duke qëndruar krenar përpara pozitës që kemi, si dy shtete të pavarura shqiptare.
Sakrifica e popullit shqiptarë gjithherë ishte e thjeshtë, por substanciale, e cila nuk kërkonte luftëra e pushtime, por nuk e dëshironte edhe nënshtrimin e të huajve, që kishte për qëllim mbrojtjen e lirisë dhe mbrojtjen e teritorëve të veta. Përderisa në anën tjetër ky popull ishte gjithëherë në shënjestër dhe i nëpërkëmbur rreth e rrotull nga armiqtë e ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, mirëpo, siq thotë një fjalë e urtë popullore, për t’u çliruar nga armiqësia e jashtme mund të vie një ditë, që të ndihmojnë edhe të tjerët, ndërsa për t’u çlruar nga armiqtë e mbrendshëm, duhet vetë për t’u çliruar.
Me hapa të lodhur e filloj jetën e re Kosova, dhe u çlirue nga okupatori i fundit, që realiteti i saj akoma nuk depërtonte në vetëdijën tonë, sepse ende nuk e kuptonim se arritëm në pragun e lirisë dhe i takonim kësaj bote. Çdo gjë dukej si jo e vërtetë, apo si në ëndërr, dhe në ëndërr ende nuk mund e besonim, sepse shumë herë ishim të mashtruar dhe të tradhëtuar nga ëndërrat. Ne ëndërronim se dita e lirisë erdhi, dhe i përshëndetëm miqtë tanë që na ndihmuan në krye me NATO-n, dhe SHBA-të, me alëatët e saj, poashtu edhe ushtarët tanë çlirimtarë, të cilët nuk e kursyen jetën e tyre, duke ia ndryshuar edhe kahjen historisë. Mirëpo, për t’u zgjuar nga gjumi dhe ëndërrave tona për t’u ardhur fundi, tani që kjo liri e vërtetë duhet të bëhët realitet...
Kaluan disa vite pas luftës, do të ishte gabim të mendojmë se tani Kosova i ka rrugët e saj të trasuara, por duhet të punohet shumë e më shumë edhe në kohën e paqës, dhe të marrim parasysh se një popull i cili ka qenë në një presion të rëndë fizik dhe shpirtëror për aq kohë të gjatë, është e natyrshme të mendohet se edhe pas lirimit të tij, ka kërcnime të tjera të ndonjë rreziku shpiertëror. Përveq që janë me mijëra shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur, janë të pa gjetur edhe qindra të tjerë, të cilët i fshehë Serbia për pazare politike. Dhe pas tjerash që nuk mund të harrohen, janë dhe mijëra femra shqiptare, të cilat gjatë luftës u bënë objekte të dhunës dhe pa drejtësisë, që edhe sot e kësaj dite nga traumat e tyre nuk mund të qetësohen, të cilat i rrëfejnë përjetimet e tyre të tmershme që i kanë përjetuar nga paramilitarët dhe ushtria barbare serbe.
Përveq okupatorit serb, gjatë periudhës së luftës dhe pas kësaj periudhe linden edhe disa grupe tjera të njerëzve nga arroganca shqiptare, të cilët e shfrytëzuan lirinë e tyre në mënyrë të shthurur dhe në një mënyrë të pa mëshirshme, duke u fshehur nën petkun e UçK-së, dhe ka prej tyre që kanë zënë vend dhe kolltuqe në pushtetin e sotëm, të cilët shetisin e jetojnë të lirë, që supozohet se të njëjtit u bënë edhe shtytës të shumë vrasjeve dhe torturave, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, duke ua marrë jetën shumë qytetarëve të pa fajshëm, dhe ndoshta sepse i takonin një partie tjetër politike. Çë do të thotë se vuajtjet e këtij populli nuk përfunduan vetëm me armikun e cilësuar, por këtij populli i ndodhi edhe një e pa pritur nga brenda, dhe nëse njerëzit e tillë nuk ballafaqohen me drejtësinë, përndryshe është vështirë të ndihmohet kjo popullatë e pafajshme, apo të kapërcehët ky realitet tragjik.
Formimi i Tribunalit në Kosovë
Një situatë të tillë të formimit të Tribunalit në Kosovë, e ndihmon edhe mosfunksionimi i duhur i Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë, i cili nuk e tregoj shembullin e mirë të drejtësisë, duke shkelë parimet dhe ligjet njerëzore, që mund të llogaritet një Tribunal i dështuar, për faktin se kriminelët serb, të cilët kishin bërë gjenocid ndaj një popullate të pa fajshme nuk u ndëshkuan as për së afërmi për atë që kishin bërë. Apo, një situatë e tillë nuk do të ndodhte sikur dhe Gjykata e UNMIK-ut, në Kosovë, do të funksiononte pa anime politike dhe etnike. Poashtu, një situatë e tillë nuk do të ndodhte sikur edhe Gjykatat e EULEX-it, nuk do të ishte një kopje e UNMIK-t, e cila do të ishte më e kordinuar, që ngriti pa argumente, vetëm në supozime aktakuza kundër komandantëve të UçK-së, duke pasur vetëm dyshime dhe hezitime për vendosjen e drejtësisë.
Dikush hamendet se një Tribunal i tillë në Kosovë, bëhët me një qëllim të caktuar, apo vetëm për ta njollosë luftën e UçK-së, që mund të jetë një fakt i pa qëndrueshëm, po aq edhe i pa pranueshëm nga vetë populli i Kosovës, sepse lufta e UçK-së, nuk mund të nënçmohet, nëse kjo luftë pastrohet nga nënçmuesit e saj, dhe çdo rast i përgjegjësisë duhet të llogaritet në mënyrë individuale dhe jo kolektive. Përveq tjerash, problemet e paraqitura si konflikte brenda shoqërore te popullata shqiptare, vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhën, në këtë rast dhe njerëzve që vepruan dhe e privuan lirinë e të tjerëve dhe atyre të pafajshëm, duhet të dalin para drejtësisë, në mënyrë që edhe lufta e drejtë dhe e shenjtë e UçK-së, të pastrohet njëherë e përgjithmonë.
Formimi i këtij Tribunali, duhet të gjejë edhe përkrahjen e Kuvendit të Kosovës, duke u mbështetur edhe në përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe të SHBA-ve, të cilët e theksuan nevojën e këtij Institucioni, që duhet të vendosët përmes kordinimëve politike të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar. Këto përpjekje nuk duhet ta luajnë rrolin e një ndikimi të ndonjë partie politike, të cilët mund të presin një ndryshim në politikë dhe qeveri, por inkurajimi do të ishte më i nevojshëm se kurdoherë, që shoqëria kosovare mos të ngecë gjithnjë në të kaluarën e dhimbshme të saj, dhe shpresa e luftës sonë çlirimtare të e marrë vlerën e dinjitetit të saj.
Ndryshe nuk mund të arsytohen gjitha ato tragjedi dhe pësime shqiptare, duke mos e përjashtuar armikun, por pikërisht edhe nga aparatura e fshehtë e SHIK-t, e cila e shtoi ngarkesën ndërshqiptare me tragjedi të llojit të vet, kundër disa figurave ideplogjike, apo partiake dhe të tjerëve, apo vetëm që ishin të krahut rugovian dhe autorët e krimit akoma nuk u zbuluan dhe ndëshkuan dero sot. Një qëndrim i tillë i turpshëm i kësaj mënyre, shqiptarët i hodhi jashta kopertinave të mirëfillta historike, kur shqiptarët luftojnë kundër vlerave të veta kombëtare dhe kundër vetëvetës, apo në interes të një politike të huaj, e cila u përdor nën petkun e UçK-së, e një ushtrie çlirimtare.
Themelimi i një Tribunali të tillë, i cili mund të bëjë hetimin e shumë rastëve të pa zbuluara deri tani për krime lufte dhe krime të tjera, nuk duhet të ketë vetëm një orientim të tillë dhe të caktuar, që të ndëshkohen vetëm rastet e UçK-së, por edhe ndaj gjithë atyre keqbërësve të tjerë, të cilët janë zhytur në krime të tjera, siq janë krime të dhunës, krime të organizuara me qenje njerëzore, si edhe krime ekonomike e të korrupcionit, që kjo e fundit e ka keqësuar gjendjen e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Njëherazi formimi i këtij Tribunali, duhet të merr në konsideratë edhe kriminelët serb në pjesën e veriut të Kosovës, të cilët janë ushqyer nga politika e Serbisë, deri tani të pa prekshëm, që janë iniciatorët dhe themeluesit e të gjitha krimëve në veriun e Mitrovicës. Duke marrë parasysh formimin e këtij Tribunali në Kosovë, qytetarët e saj do të ndjehën të qetë në vendin e vet, kur sëcili keqbërës do të merr përgjegjësinë nga drejtësia, dhe Kosova të bëhët vendi i njerëzve të lirë, dhe dallimet ideologjike e politike, kombëtare e fetare, do të humbasin peshën e tyre të rëndë, që sot mundohen t‘a përqajnë këtë shtet të ri, dhe Kosova të jetë vendi i gjithë kosovarëve dhe vendi i gjithë atyre që banojnë dhe jetojnë në këtë tokë, që t’a duam , t’a ruajmë dhe t‘a çmojmë, dhe të jemi të gatshëm kurdoherë ta mbrojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat