PROLOGU I NJË LOJE ELEKTORALE TE TURPSHME

Opinione

PROLOGU I NJË LOJE ELEKTORALE TE TURPSHME

Nga: Nijazi Muhamedi Më: 13 prill 2014 Në ora: 11:58

Zgjedhjet presidenciale,shikuar nga bregu i paanësisë prej analisti,për anën shqiptare nuk marrin ndonjë rëndësi politike për dobi të saj. Mund të quhen një prolog i turpërimit dhe i poshtërimit të elektoratit shqiptar nga ana e aktorëve elektoralë shqiptarë,lojën e të cilëve,mjerisht,më turpshëm se kurdoherë më parë,e ka kurdisur padroni aktual koalicionues i njërës “anë” dhe në të cilën “garon” e rivalizon pretendenti i ardhshëm koalicionues i këtij padroni nga “një anë tjetër” shqiptare,me role të caktuara e të imponuara nga anë e tij në këtë lojë. Në këtë lojë,prandaj,njërën “anë shqiptare” e shohim në rolin e “kontestuesit” të zgjedhjeve presidenciale për shkak të gjoja “kandidatit të munguar konsensual” për president; një palë tjetër(të kandidatit shqiptar) e shohim në rolin e “kaskaderit” presidencial në arenën elektorale.Të dyja këto anë,sikundër po shihet,janë futur në një lojë paradoksale elektorale për hesape të “padronit koalicionues” të pritshëm që presin të jetë ky kurdisësi i këtyre zgjedhjeve të parakohshme.
As kontestimi i zgjedhjeve përmes konfuzionit për shkak të gjoja “kandidatit të munguar për president”,që e bën njëra palë; as loja prej kaskaderi shqiptar për vota “shqiptaro-myslimane”(si thuhet në nje apel të palës “tjetër shqiptare) për dobi pazarllëqesh “koalicionuese” shihet se nuk mund të shkojnë në konton e “faktorizimit politik dhe elektoral shqiptar”.Analistët e vëmendshëm të proceseve elektorale nga optika e sociologjisë politike, këtë lojë dhe sjellje elektorale paradoksale të “anëve politike” shqiptare s’ka se si ta interpretojnë ndryshe pos si rrjedhojë e një kolapsi politik të shqiptarëve,lojë e cila më tepër legjitimon orientimin(e munguar) politik shqiptar për dinjitet dhe partneritet të barabartë politik në tërësinë shtetërore të Maqedonisë.
Nga kjo lojë,kuptohet,nuk mund të dalin fituese të dyja “anët shqiptare”(kuptohet,për hesape thjesht të tyre),sepse objektivi i garës së tyre është i huazuar,është objektiv i padronit të tashëm dhe eventualisht të pritshëm koalicionues. Ana e” konfuzionit kontestues”,e cila nga mos dalja në zgjedhjet e sotme e elektoratit shqiptar që po vërehet dukshëm,ka gjasa që ta kapitalizojë “kontestimin”(duke i ridhënë një kuptim tjetër po ashtu konfuz) për raundin e dytë dhe për raundin e zgjedhjeve parlamentare me një fitore ,si po duket edhe nga dita e sotme,edhe më të thellë karshi anës së “kandidatit kaskader” për president,prandaj edhe interesimi për “fitoren” e tij,tek elektorati shqiptar,apo tek opinioni më i gjerë,është i munguar…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat