Ky lidership nuk mund të shfajësohet për shumëllojshmërinë e krizave në Kosovë

Opinione

Ky lidership nuk mund të shfajësohet për shumëllojshmërinë e krizave në Kosovë

Nga: Skënder MULLIQI Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:49

Liderizmi dhe liderët sipas përkufizimit nënkuptojnë aftësinë e marrjes së përgjegjësive në momente të caktuara dhe në momente delikate për një vend, pa marrë parasysh pasojat që mund të rrjedhin, ose që vendimet e marra mund të jenë edhe jo shumë të pëlqyera nga shumë kush. Dhe, çdo vendim i marrë nga lideri duhet mbrojtur pastaj me optimizëm. Së vendimi që merre lideri shtonë optimizmin së ky vendim është i mençur dhe së pa frikë do të sjellë edhe rezultatin e pritur. Mungesa e liderizmit sot duket së ka bërë që Evropa të futët gjithnjë në krizë .Njerëzit e politikës duhet të përçojnë të shoqëria gjëra të pranueshme dhe politikisht ato të jenë korrekte. Shumë vende të Evropës janë përfshirë tashmë në krizë ekonomike por edhe politike. Pikërisht në mungesë të lidershipit të fuqishëm dhe ndikues ka bërë që disa vende të kaplohen nga kriza ekonomike. Greqia, Spanja, Italia, por edhe ndonjë vend tjetër kanë mungesë të njerëzve të pikëpamjes lideriste. Mu për këtë edhe dalja nga kriza po bëhet edhe më e vështirë. Greqia në mungesë të ndonjë personaliteti të fuqishëm përpos asaj se çka e solli krizën në këtë vend, nuk po ka mundësi që të gjejë modelin e përshtatshëm për dalje nga kriza. Kështu deri diku po ndodhë edhe me Italinë, ku u ndërruan dy apo tri qeveri, e vendi kurrsesi të stabilizohet as në planin politik dhe as në planin ekonomik. Miliona të papunë sot janë edhe në Spanjë e cila kurrsesi nuk po e gjejnë çelësin e daljes nga kriza, infuzionet financiare që këto shtete i marrin nga vendet e BE-së, janë infuzione, që përkohësisht mund ta nxjerrin çdo vend nga kriza. Krizat ekonomike, por edhe krizat politike bëhen aq më të theksuara në ato vende, të cilat sapo e kanë kaluar fazën e tranzicionit, e aq më keq është për ato shtete, të cilat janë duke e kaluar këtë proces mjaftë të vështirë. Kalimi nga një sistem në një sistem tjetër nuk mund të bëhet pa turbulenca të mëdha, dhe aq më e rëndë këtë fazë e bënë kur mungon lidershipi.
Sa ishte gjallë presidenti Rugova atij nuk i munguan komponentët e një lideri të fuqishëm dhe me ndikim, edhe gjerat nuk ishin aq keq, përkundër se ai ishte në krye të shtetit në fillim të fazës së tranzicionit. Vdekja e tij la zbrazëtirë të madhe në skenën politike të Kosovës. Këta liderë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kemi sot në skenën tonë politike, as për afër nuk janë duke i përmbushur interesat e popullit për çka edhe janë të thirrur. Tek e fundit lider mund të bëhesh kur ke shumë votues, e jo me një furgon votues. Lider i thonë atij që ka një kulturë të gjerë dhe ka një qasje të kulturuar, dhe është shumë tolerant së pari brenda subjektit të tij politik, e pastaj edhe në mbarë shoqërinë, ose nëse gjendet në krye të shtetit. Këta liderët e sotëm nuk kanë qasje koherente para problemeve, dhe as nuk kanë vullnet dhe dije të dëshiruar për ti zgjidhur problemet e paraqitura. Mu për mungesë të liderizmit dhe liderit më vizione të qarta për të ardhmen e vendit dhe kombit, jemi këtu ku jemi, në një situatë shumë të keqe ekonomike dhe në një situatë aspak të mirë politike, si dy probleme të bashkërenduara që janë. Si të shpjegohet rënia drastike e standardit jetësor, në vend që të jetë e kundërta, kur dihet se Kosova ka 15 vjet që kur janë dëbuar forcat okupuese serbe nga Kosova. Si mund të shpjegohet fakti se kemi aq pak vende të reja të punës, kur dihet se predispozitat flasin krejt ndryshe. Si të shpjegohet fakti së imigrimi ilegal i të rinjve tanë nuk ka qenë kaq i theksuar as në okupimin klasik nga Serbia. Nëse atëherë është braktisur vendi, në të shumtën e rasteve është bërë për shkak të trysnisë të Serbisë për të na larguar nga Kosova. E tash, ky migrim i popullatës po bëhet vetëm për shkak të paperspektivës së krijuar për të jetuar në Kosovë. Kjo është tragjike për të ardhmen e vendit dhe të kombit. Kjo dhe shumë çështje të tjera të hapura kërkojnë përgjigje nga ata të cilët sot e udhëheqin shtetin. E kjo garniturë udhëheqëse siç e kam thënë shumë herë deri me sot, nuk është e denjë të jep përgjigje në shumë pyetje që do ti parashtronim. Në Kosovë që shumë vjet nuk kemi ndonjë politikan, i cili ka vu në spikamë ndonjë reformë ekonomike apo ndonjë reformë politike konform sistemit, të cilin po e ndërtojmë. Dhe, në mungesë të reformave qytetari gjithnjë e më shumë po vihet në pozitë të vështirë ekonomike. Pak këta politikanët e sodit po ndryshojnë nga njëri -tjetri, si për nga qasja ashtu edhe për nga dija në profesionin të cilin e kanë zgjedhur. Në mungesë të gjithë kësaj edhe kemi mbetur në mëshirën e stihisë politike. Por, nuk arsyetohet edhe indiferenca e madhe e Akademisë së Shkencave si elitë e kombit që janë. Akademia e Shkencave të Kosovës asnjëherë deri më sot nuk u deklarua haptazi, gjithanshëm dhe me përgjegjësi karshi opinionit të gjerë për ti treguar se si është gjendja aktuale, dhe çfarë na prêt në të ardhmen. Nuk po e dëgjojmë zërin e kësaj akademie as për gjendjen e rëndë aktuale ekonomike dhe as për gjendjen politike. Qe sa kohë po zhvillohen bisedimet politike me Serbinë dhe shumë pak ose fare dëgjuan nga akademiket tanë diçka të hairit. Kjo qasje indolente e Akademisë nuk është e justifikueshme dhe as që mund të justifikohet. Shumë shtete të botës veprojnë sipas instruksioneve të akademive që kanë. Kjo gjendje apatike duhet të tejkalohet disi, por sigurisht se me këtë garniturë udhëheqëse dhe me këta akademikë vështirë së shpejt do të dalim nga shumëllojshmëria e krizave. Qytetarëve të këtij nënqielli iu duhen njerëz kreativ, të guximshëm dhe me plotë elan për dalje më të shpejtë nga kjo gjendje aspak e mirë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat